Login
Webmail

10/05/2017

Rekomandim për zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore nga Policia e Shtetit gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë që do të zhvillohen më 18 Qershor 2017

Drejtuar:  Drejtorit të Policisë së Shtetit

               Z. Haki ÇAKO

Për dijeni: Ministrit të Punëve të Brendshme

                 Z. Fatmir XHAFAJ

 

09/05/2017

Rekomandojmë marrjen e masave për të garantuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuar në territorin e Republikës së Shqipërisë

Drejtuar:    Z. Denar BIBA

                 Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

 

08/05/2017

Rekomandim për zbatimin me korrektesë të detyrimeve që burojnë nga neni 79 i Kodit zgjedhor lidhur me vendosjen e materialeve propagandistike gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë që do të zhvillohen më 18 Qershor 2017

Drejtuar : Të gjithë Kryetarëve të Bashkive në vend

 

05/05/2017

Rekomandohet marrja e masave organizative për mospërfshirjen e punonjësve të Administratës Publike në fushatë elektorale gjatë orarit zyrtar të punës

Drejtuar : Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike

                Znj.Milena HARITO

 

05/05/2017

Rekomandohet marrja e masave organizative për mospërfshirjen e punonjësve të Administratës Publike Vendore në fushatë elektorale në orarin zyrtar të punës

Drejtuar : Të gjithë Kryetarëve të Bashkive në vend

 

04/05/2017

Rekomandim për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimit nr.503 datë 3.06.2013, të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Drejtuar:   Z. Denar BIBA

                Kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

 

24/02/2017

Rekomandojmë marrjen e masave për të ofruar një shërbim shëndetësor adekuat për protestuesit, nëpërmjet një autoambulance dhe stafi mjekësor, sipas nevojave.

Drejtuar:   Z. Ilir BEQJA

                Ministrit të Shëndetësisë