Login
Webmail

 Pyetësor 

“Hartëzimi i  Shërbimeve  Sociale  në  Tiranë”

Fondacioni Terre des Hommes në bashkëpunim me organizatën ARSIS implementon projektin “Krijimi i një sistemi funksional, cilësor dhe të mirëkoordinuar për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Fëmijëve në Tiranë, për të gjithë fëmijët në rrezik ose viktima të abuzimit dhe dhunës”.Qëllimi i projektit është të fuqizojë procesin  e menaxhimit multidisiplinor të rasteve dhe të adoptojë shërbime të reja për fëmijët viktima të abuzimit.

Informim, ndërgjegjësim dhe parandalim i kancerit të gjirit te gratë.

Qëllimi i ndërhyrjes, objektivat:

Krijimi dhe kultivimi te gratë dhe vajzat shqiptare i kulturës për parandalimin e kancerit të gjirit nëpërmjet; informimit, ndërgjegjësimit, vizitave dhe mamografive falas,ecjes masive ndërgjegjësuese në bulevardin e Tiranës, në muajin ndërkombëtar të luftës kundra kancerit të gjirit, ku marrin pjesë gra e vajza nga e gjithë Shqipëria.

Qendër e qëndrueshmë shumëdisiplinare në njësinë bashkiake nr.7 në Tiranë.

Organizata zbatuese: ARSIS, Organizatë shoqërore e përkrahjes së të rinjve (OJF).

Titulli i projektit: Qendër e qëndrueshmë shumëdisiplinare në njësinë bashkiake nr.7 në Tiranë.

Partner në zbatim: (OJF) Fëmijët e botës dhe të Shqipërisë (FBSh/DN) dhe Bashkia e Tiranës.

Data e fillimit dhe e mbarimit të projektit:  01 janar 2014 – 31 dhjetor 2015.