Tiranë, më 29/05/2003
Nr. K2/Q7-8 Prot. Nr.
Dok. 200300840/8
Lënda:
Propozojme permiresimin e Urdherit te Ministrit te Rendit Publik nr.
1661, dt. 08.04.2002 “Per komunikimin me median”
Drejtuar:
Ministrit te
Rendit Publik
Z. Luan RAMA
TIRANE
Z. Minister!
Siç jeni ne dijeni, ne
institucionin tone ka ardhur ankesa e ish punonjesit te Policie
se Shtetit, Qamil Hajdari, efektiv i Komisariatit te Policise
Nr. 3 Tirane.
Ai na shkruan se i kane dhene graden minimale “agjent”,
nderkohe qe ka vjetersi sherbimi ne polici prej 35 vjetesh,
aftesi profesionale dhe vleresim pune te mire. Duke gjykuar se i
kishin bere padrejtesi, ai ka bere ankim tek eproret e vete dhe
njekohesisht kete pakenaqesi e ka shprehur ne media, ne Gazeten
Shqiptare dhe ne TV NEWS 24. Te nesermen ne dt. 08.04.2003, pas
botimit ne gazete, ai eshte thirrur nga eproret e tij, te cilet
i kane komunikuar urdherin “Pezullim nga sherbimi deri ne
sqarimin e çeshtjes” me motivacionin se ka shkelur Urdherin e
Kryeministrit dhe te Ministrit te Rendit Publik “Per
komunikimin me mediat”.
Me pas ankuesi, me urdherin e Drejtorit te Policise
se qarkut Tirane nr. 5053/1 prot. dt. 16.05.2003, eshte
perjashtuar nga Policia e Shtetit me motivacionin “Per akte te
rebelimit publik ose nxitje per rebelim, pasi ne dt. 08.05.2003,
ne kundershtim me Urdherin e Kryeministrit nr. 226 date
20.08.2002 “Per komunikimin me organet e medias se shkruar dhe
elektronike” dhe Urdherin e Ministrit te Rendit Publik nr.
1661, date 08.04.2002 “Per komunikimin me median” ka dhene
interviste ne median e shkruar dhe elektronike per gradat
policore, duke kryer shkeljen e parashikuar ne paragrafin e
katert, te pikes 7, te rregullit 12 te Rregullores se Disiplines
se Policise se Shtetit”.
Ndersa nga studimi i dokumenteve te tjera qe lidhen
me kete problem si, propozimi i bere nga komandanti i repartit
z. Hysni Burgaj me shkresen nr. 177/B prot. dt. 08.05.2003,
relacioni sqarues bere nga Shefi i Policise me Uniforme z.
Pandeli Sullaj me shkresen nr. 2289 prot. dt. 13.05.2003 dhe
propozimin per perjashtimin e tij nga Policia e Shtetit bere me
shkresen nr. 2289 prot. dt. 13.05.2003 nga Shefi i Komisariatit
te Policise nr. 3 z. Ilo Keçka, rezulton se motivacioni i
lirimit te tij eshte vetem per shkelje te Urdherit te
Kryeministrit nr. 226 date 20.08.2002 “Per komunikimin me
organet e medias se shkruar dhe elektronike” dhe Urdherit te
Ministrit te Rendit Publik nr. 1661, date 08.04.2002 “Per
komunikimin me median” dhe jo per akte rebelimi publik.
Fakti i pezullimit nga sherbimi i punonjesit te
policise Qamil Hajdari vetem me motivacionin “Per shkelje te
Urdherit te Kryeministrit nr. 226 date 20.08.2002 “Per
komunikimin me organet e medias se shkruar dhe elektronike”
dhe Urdherit te Ministrit te Rendit Publik nr. 1661, date
08.04.2002 “Per komunikimin me median” eshte bere publik dhe
u njoftua edhe nga Ministria e Rendit Publik nepermjet TVSH ne
lajmet e mbremjes te dt. 08.05.2003. Sipas nenit 81, pika 2 e
ligjit nr. 8485, date 12.05.1999 “Kodi i Proçedurave
Administrative te Republikes se Shqiperise”, faktet te
cilat jane njohur publikisht perbejne prove dhe nuk kane nevoje
per verifikim
Z. Minister,
Ne gjykojme se Urdheri i Ministrit te Rendit Publik
nr. 1661, dt. 08.04.2002, eshte bere shkak per shkeljen e te
drejtave te punonjesve te policise per aresye se:
a- Ai kufizon nje nga lirite themelore te njeriut te
garantuar nga neni 22, pika 1 e Kushtetutes se Republikes se
Shqiperise, ku thuhet se: “Liria e shprehjes eshte e garantuar”.
Çdo person ka te drejte ne çdo kohe te shfaqe e te shprehe
mendimin e tij te lire per çeshtje qe cenojne jo vetem
interesat e tij, por edhe ato publike. Ne rastin konkrete
ankuesi ka bere publike nje ankese qe nuk ka lidhje me probleme
te aktivitetit te tij si polic, por çeshtje qe lidhen me
statusin dhe pagen e tij.
b- Akti administrativ i mesiperm, i cili kufizon
lirine themelore te shprehjes, eshte nxjerre ne kapercim te
kompetencave ligjore te Ministrit, sepse ne baze te nenit 17 te
Kushtetutes, “Kufizime te te drejtave dhe lirive te
parashikuara ne kete Kushtetute mund te vendosen vetem me
ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te
drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me
gjendjen qe e ka diktuar ate. Keto kufizime nuk mund te cenojne
thelbin e lirive dhe te te drejtave dhe ne asnje rast nuk mund
te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane
per te Drejtat e Njeriut”.
c- Permbajtja e urdherit nr.1661, dt. 08.04.2002 nuk
perputhet me bazen ligjore ne te cilen ai eshte mbeshtetur si
dhe ne qellimin per te cilin eshte nxjerre “ne interes te
rritjes se transparences te M.R.Publik me median dhe me publikun”,
sepse: Se pari, ne asnje dispozite te akteve normative ne te
cilat eshte mbeshtetur urdheri, nuk kufizohet e drejta e
punonjesve te policise te komunikojne me mediat dhe per
problemet (ankesat) personale dhe se dyti, ky urdher nuk i
sherben rritjes se transparences se M.R.Publik me median dhe me
publikun, por te kundertes.
Per
te rivendosur ne vend te drejten kushtetuese te shprehjes,
bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes se Republikes se
Shqiperise, ku thuhet se: “Avokati i Popullit ka te drejte te
beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te
drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”, si
dhe ne, germen “b” te nenit 24 te ligjit Nr. 8454, dt.
04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se: “Kur
Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e
akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon
premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga
Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte: t’u propozoje
organeve te administrates ndryshimin ose permiresimin e akteve
nenligjore” Ju;
P
R O P O Z O J M E
1.
Te permiresoni (ndryshoni) Urdherin nr. 1661, dt.
08.04.2002 “Per komunikimin me mediat”, me qellim qe
dispozitat e tij te mos cenojne lirite dhe te drejtat themelore
te njeriut.
2. Per masat qe do te merrni, lutemi te vihemi ne
dijeni.
Duke shpresuar ne mirkuptimin Tuaj,
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|