___________________________________________________________________________

 

Tirane 27/10/ 2003

Nr. K2/Sh31-3 Prot.

Nr. Dok. 200301681/3

        Lenda: Per keqtrajtimin e shtetasit shqiptar Arjan Torka nga policia kufitare greke

       Drejtuar:       Zotit Fabrice Kellens

     Keshilli i Europes

     C.T.P - STRAZBURG  

I dashur Zoti Fabrice,

   Kohet e fundit Ju kemi informuar dhe bere prezent shqetesimin e zyres tone lidhur me rastet e shumta kur Policia greke ne afersi te pikave kufitare Shqiperi - Greqi ka keqtrajtuar shtetasit shqiptare. Perveē rasteve te cilat jua kemi bere te njohura me pare, me daten 06.10.2003, ka ndodhur nje rast tjeter keqtrajtimi ne teritorin grek, nga policet e Vend Kalimit Kufitar ne Kapshtice. Shtetasi shqiptar Arjan Torka nga Gramshi, duke qene i pajisur me pasaporte shqiptare te rregullt dhe vize greke te rregullt eshte paraqitur ne Vend Kalimin Kufitar te Kapshtices, eshte kontrolluar dhe ka mare vulen nga policia shqiptare dhe rreth ores 17.00 eshte paraqitur tek policet greke per t’u kontrolluar e mare vulen perkatese. Nje nga policet grek ka pretenduar se pasaporta e shtetasit shqiptar ishte fallso dhe per kete e kane urdheruar ate qe te kthehej ne Shqiperi. Shtetasi Arjan Torka, i bindur per rregullsine e pasaportes, i ka shpjeguar policeve greke se ajo ishte e rregullt dhe se ai nuk duhej te pengohej prej tyre. Njeri prej policeve ka thirrur tre kolege te tij, te cilet e kane terhequr zvarre shtetasin shqiptar dhe e kane futur ne nje zyre dhe e kane goditur ate me grushta e shqelma ne fytyre dhe ne pjese te ndryshme te trupit, duke e gjakosur. Pastaj ata i kane grisur edhe pasaporten dhe e kane kthyer ne teritorin shqiptar, duke e kercenuar qe te mos tregonte per dhunen e ushtruar ndaj tij. Sapo ai eshte kthyer ne teritorin shqiptar, eshte ankuar tek policia shqiptare, e cila i ka mare kallzim per dhunen dhe grisjen e pasaportes nga policia greke, si dhe jane bere edhe veprime te tjera proēeduriale nga Komisariati i Policise Devoll. Ky rast i shkeljes se te drejtave themelore te shtetasit shqiptar nga policia greke eshte pasqyruar edhe ne median shqiptare. Gjithashtu ju bejme te ditur se pretendimet e te demtuarit na jane konfirmuar edhe nga drejtuesit e policise te Komisariatit Devoll dhe te Drejtorise se Policise se qarkut Korēe. Por emrat e policeve qe kane kryer kete keqtrajtim, kuptohet se shtetasi shqiptar nuk mund t’i dije.

 

I nderuar Z. Fabrice,

Megjithse shqetesimin tone per rastet e keqtrajtimit te shtetasve shqiptar nga policia greke ne ja kemi bere prezente ombudsmanit grek dhe megjithse  ditet e fundit edhe autoritetet me te larta te shtetit grek e kane denuar kete dhune, perseri ne rradhet e forcave policore greke po demostrohen tipare te diskriminimit ndaj emigranteve shqiptare e qe jane  krejtesisht te papajtueshme me standartet nderkombetare.

           

    Duke ju shprehur mirenjohjen time per bashkepunimin dhe mirekuptimin qe keni treguar, mbetem ne pritje te nderhyrjeve Tuaja per ndalimin e frenimin e kesaj dhune te policise kufitare greke ndaj shtetasve shqiptare.

Ju lutem pranoni pershendetjet e mia me te mira,

 

      AVOKATI  I  POPULLIT

                                                                                        Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al