|
Tiranë,
më 26/11/2002
Nr. K2/P21-14
Prot.
Nr.
Dok. 200200892/14
Lenda:
Rekomandohet permiresimi i nenit 4 te ligjit Nr.8292 date
25.02.1998 “Per forcat speciale dhe ato te nderhyrjes se shpejte”
Drejtuar:
Kryetarit te Komisionit te Ligjeve
Z. Spartak BRAHO
Kryetarit te Komisionit
te te drejtave te njeriut
Z.
Vangjel DULE
Kryetarit te Komisionit te Rendit dhe
SHISH
Z.
Neritan CEKA
Tirane
Mbi
bazen e ankeses se disa te denuareve, derguar ne
Institucionin e Avokatit te Popullit, nga deputeti zoti Pjeter
Arbnori, beme verifikimet perkatese dhe ne perfundim, pas
analizes se provave te grumbulluara u konkludua se: te kater
shtetasit e denuar kishin te drejte ne ankesen e tyre, mbasi mbi
ta ishte ushtruar dhune fizike dhe perdorur fjale fyese ne cenim
te dinjitetit njerezor, nga punonjesit e policise se Forcave
speciale gjate transportimit nga Komisariati i Policise Durres
ne Burgun 302, Tirane.
Ne keto rrethana dhe bazuar ne nenin 21 germa “c”
te ligjit Nr.8454 date 04.02.1999 “Per
Avokatin e Popullit” me daten 15.05.2002 i rekomanduam
Prokurorit te rrethit Tirane, fillimin e hetimit per vepren
penale te “Kryerjes
se Veprimeve Arbitrare” ne bashkepunim, parashikuar nga nenet
250 e 25 te Kodit Penal, ndaj punonjesve te policise se shtetit
qe kane kryer keto veprime te kundraligjeshme.
Prokuroria
nga ana e saj, filloi hetimin dhe me daten 31.06.2002 ka
vendosur pushimin e çështjes penale, bazuar ne nenin 328 Pika
l germa “b”
te Kodit te Proçedures Penale, me arsyetimin se,
“...
nuk ndodhemi para elementeve te vepres penale te kryerjes se
veprimeve arbitrare dhe as para elementeve te ndonje vepre
tjeter penale”.
Pas studimit te dosjes hetimore, dhe vendimit te pushimit
te çështjes, konstatuam se ishte kryer vetem nje veprim i
vetem hetimor, marrja e deklarimeve te komandantit te repartit
711. Duke çmuar se vendimi i pushimit te çështjes penale
ishte i pabazuar ne ligj, sepse hetimi ishte jo i gjithanshem
dhe jo objektiv, i kerkuam Prokurorit te Pergjithshem “shfuqizimin
e vendimit te pushimit te çështjes te Prokurorise se rrethit
Tirane”.
Me
daten 17.10.2002 me shkresen Nr.1853/1, Prokurori i Pergjithshem
z.Theodhori Sollaku, ka kthyer pergjigje se shfuqizimi i ketij
vendimi te pushimit te proçedimit penal Nr.938 te vitit 2002
behet i pamundur, per arsye se sipas nenit 4 te ligjit Nr.8292
date 25.02.1998 “Per
forcat speciale dhe ato te nderhyrjes se shpejte”, i cili
thote shprehimisht: “Çdo
pjestari te njesive speciale dhe te nderhyrjes se shpejte, i
garantohet fshehtesia e identitetit personal, duke i perfshire
keto forca dhe ne rastet e shoqerimeve”.
Duke
shprehur qysh ne fillim respektin per ligjvenesin per berjen dhe
miratimin e ketij ligji, per rolin dhe rendesine e ketyre
forcave speciale te policise se shtetit, persa i perket objektit
te veprimtarise se punes se tyre, sidomos ne kryerjen e
operacioneve te shkalles se larte te rrezikshmerise, duhet te
themi edhe faktin se neni i sipercituar ne formen e shprehur dhe
menyren e zbatimit te tij, perben nje dispozite qe krijon
premisa per shkelje te renda te te drejtave dhe lirive themelore
te njeriut.
1. Ky nen vjen ndesh me te drejtat dhe lirite themelore
te shtetasve, qofshin edhe te denuar, te sanksionuara ne nenin
18 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, qe thote se:
“Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, kurse neni 25 i
Kushtetutes sone thote se: “Askush nuk mund t’i nenshtrohet
tortures, denimit apo trajtimit mizor, çnjerezor ose poshterues”.
2.
Nga ana tjeter ne parimet themelore te drejtes penale
percaktohet qarte se: kush kryen veper penale, krim apo
kundravajtje mban pergjegjesi penale, kuptohet kur ka mbushur
dhe moshen respektivisht 14 dhe l6 vjeç (neni 12 i Kodit
Penal).
Per
rrjedhoje Kodi Penal nuk ben asnje perjashtim nga rregulli per
punonjesit e policise te forcave speciale apo te nderhyrjes se
shpejte.
3. Argumentimin
tone e theksojme dhe me faktin se punonjesit e policise te
forcave speciale apo te nderhyrjes se shpejte gjate veprimtarise
se tyre, nuk jane te imunizuara edhe nga veprimet qe perbejne
tejkalim te kompetencave qe percakton ligji ne fjale, pra kur me
veprimet ose mosveprimet e tyre mund te kryejne veprime te
dukshme apo dhe te fshehta te kundraligjeshme, qe perbejne veper
penale si p.sh.:
a) Kryerjen e
vrasjeve apo plagosjeve gjate veprimtarise se tyre, duke
tejkaluar kompetencat, pra kur nuk jane ne rastet e mbrojtjes se
nevojshme apo nevojes ekstreme. Rast i tille eshte edhe çeshtja
e hapur pas ankeses se deputetit Azgan Haklaj per keqtrajtime
nga Forcat Speciale, e cila nuk perfundon per shkak te
dispozites se lartpermendur.
b) Realizimin e
vjedhjes se vlerave materiale ose monetare ne persona apo
mjedise te objekteve qe i kontrollojne etj.
c)
Te tilla, mund te permendim p.sh. nje rast aksidenti
automobilistik qe kryhet nga shoferi i mjetit te ketyre forcave
ne momentin qe ai transporton koleget e tij ne vendin qe do te
kryhet nje operacion etj.
Kuptohet
qe me marrjen dijeni per keto ngjarje me natyre kriminale eshte
Prokuroria ajo qe shkon ne vendngjarje dhe kryen veprimet e para
dhe te nevojshme hetimore, te cilat mund te jene “arrestimi
ne flagrance”, “marrja
e deklarimeve te personave qe kane dijeni per rrethana te
dobishme per hetimin, ngjarjen” etj. Keto veprime jane te
domosdoshme per zbulimin e se vertetes dhe venien para
pergjegjesise penale te autorit te vepres penale, te cilat
organi proçedues do t’i realizoje dhe me punonjesit e
policise qe jane subjekt i ketij ligji.
4. Ne Kreun e III-të
“Organizimi i Policisë” neni 12 “Drejtoria e Pergjithshme
e Policise” germa “d” e pikes 2 te ketij neni ben fjale
per Drejtorine e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte dhe atyre
Speciale si nje drejtori, e cila bashke me drejtori te tjera si
ajo e policise se rendit etj, bejne pjese ne Drejtorine e
Pergjithshme te Policise. E theksojme kete fakt per aresye se
Ligji “Per Policine e Shtetit ” nr.8553, date 25.11.1999, qe
eshte ligji baze per policine, ka hyre ne fuqi l vit me vone se
ligji per Forcat Speciale dhe ato te nderhyrjes se shpejte. Ne
kete ligj percaktohen ne menyre taksative te gjitha normat dhe
rregullat qe normojne punen e policise se shtetit.
Ne kreun e V te
ligjit per Policine e Shtetit “Disiplina”, perkatesisht ne
nenet 24 dhe 29 shprehet qarte se te gjithe punonjesit e
policise jane te barabarte ndaj Rregullores se disiplines te
Policise, dhe kur i shkelin rregullat merren masat disiplinore
te percaktuara. Pra kuptohet ca me teper se jane te barabarte
para ligjit kur ata akuzohen per vepra penale.
Prandaj theksojme
se neni 4 i ligjit Nr.8292 date 25.02.1998 “Per Forcat
Speciale dhe ato te nderhyrjes se shpejte” qe eshte pengese
per Prokurorine, si organ i vetem i ndjekjes penale per
realizimin e detyrave te saj kushtetutese dhe ligjore, duhet te
permiresohet dhe konkretisht:
Ne nenin 4 te
shtohet dhe nje paragraf ku te thuhet: “Kur nga pjestaret e
njesive te forcave speciale te nderhyrjes se shpejte, gjate
ushtrimit te detyres kryhen vepra
penale, ndaj tyre ndiqen proçedurat si per gjithe shtetasit e
tjerë”.
Ne keto kushte dhe
ne baze te pikes 3 te nenit 63 te Kushtetutes se Republikes se
Shqiperise qe thote se: “Avokati i Popullit ka te drejte te
beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te
drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”, si
dhe nenit 24, germa “a” te ligjit Nr.8454 date 04.02.1999
“Per Avokatin e Popullit”, qe thote se: “Kur Avokati i
Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te
tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa
per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta
ose ligjet e tjera, ka te drejte: t’u rekomandoje organeve qe
kane te drejten ligjvenese te bejne propozime per ndryshimin ose
permiresimin e ligjeve”,
R E K O M A N D O J
M E:
Te merret
inisiativa legjislative me grup deputetesh per permiresimin e
nenit 4 te Ligjit Nr.8292 date 25.02.1998 “Per Forcat Speciale
dhe ato te nderhyrjes se Shpejte”.
Duke besuar ne
mirekuptimin tuaj, lutemi na vini ne dijeni per qendrimin tuaj.
AVOKATI I
POPULLIT
Ermir DOBJANI
|