Tiranė, mė 18/12/2003
Nr. K2/Q7-15 Prot.
Nr.
Dok. 200300840/15
Lenda:
Kerkohet zbatimi i propozimit tone per ndryshimin e
Urdherit te Ministrit te Rendit Publik nr. 1661, date 08.04.2002
Per komunikimin me mediat.
Drejtuar :
Zv/Ministrit te Rendit Publik
Z. Igli Toska
TIRANE
Me
shkresen nr. K2/Q7-8 prot. date 29.05.2003, kemi propozuar
permiresimin (ndryshimin) e Urdherit te Ministrit te Rendit
Publik nr. 1661, date 08.04.2002 Per komunikimin me mediat,
me qellim qe dispozitat e tij te mos cenojne lirite dhe te
drejtat themelore te njeriut. Propozimin tone e kemi argumentuar
dhe mbeshtetur ne Kushtetute dhe ne aktet normative. Megjithese
kaloi afati ligjor, prej 30 ditesh, i parashikuar ne nenin 22 te
ligjit nr. 8454, date 04.02.1999 Per Avokatin e Popullit,
pergjigjia e tij nuk na ka ardhur akoma.
Gjithashtu
ju bejme te ditur se nga ana jone, me shkresen nr. K2/Q7-7, date
02.06.2003, i eshte propozuar Kryeministrit Nano deklarimi i
pavlefshmerise absolute te Urdherit te tij nr. 226, date
20.08.2002, Per komunikimin me organet e medias se shkruar
dhe elektronike. Ne baze te propozimit tone dhe pas ankeses
se disa OJQ-ve ne Gjykaten Kushtetuese, Kryeministri Nano, me
Urdherin nr. 157, date 12.11.2003, ka revokuar Urdherin nr. 226,
date 20.08.2002 Per komunikimin me organet e medias se
shkruar dhe elektronike. Ky fakt eshte i provuar nga Vendimi
i Gjykates Kushtetuese nr. 34, date 08.12.2003.
Meqenese Urdheri i Ministrit te Rendit Publik nr. 1661,
date 08.04.2002 Per komunikimin me mediat, eshte i
kundraligjshem dhe cenues i lirive dhe i te drejtave themelore
te njeriut, si dhe te gjendur ne kushtet kur Urdheri i
Kryeministrit nr. 226, date 20.08.2002 Per komunikimin me
organet e medias se shkruar dhe elektronike, i cili eshte i
te njejtes natyre me Urdherin e Ministrit te Rendit Publik nr. 1661, date
08.04.2002 Per komunikimin me mediat eshte revokuar, Ju
K E R K O
J M E
1.
Te merrni masat e nevojshme per zbatimin e propozimit
tone, per ndryshimin e Urdherit te Ministrit te Rendit Publik
nr. 1661, date 08.04.2002 Per komunikimin me mediat.
2.
Per masat e marra lutemi te na ktheni pergjigje brenda
afatit ligjor prej 30 ditesh te parashikuar ne nenin 22 te
ligjit Per Avokatin e Popullit.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj, bashkelidhur ju dergojme edhe nje
kopje te propozimit tone te bere me pare.
AVOKATI I
POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|