___________________________________________________________________________

 

                                                Tirane, me 31/12/2003

Nr.   K1/I6-8   Prot.

Lenda:             Rekomandim ne lidhje me revokimin e paragrafit qe parashikon formularin e ”Autorizimit te Prodhuesit”, ne kapitullin e trete te Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”, ndryshuar me UKM nr.3 date 10.07.2003 “Per disa ndryshime ne UKM nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”.

Drejtuar:          Kryeministrit te Republikes se Shqiperise

                    Z. Fatos Nano

                                                                                                                    TIRANE

 

Prane Institucionit te Avokatit te Popullit, perfaqesuesi i shoqerise tregtare “Infosoft Systems” sh.a, ka paraqitur nje ankese lidhur me ndryshimet me te fundit te bera ne Udhezimin e Keshillit te Ministrave nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”, ku midis te tjerave ne pjesen e pergjithshme te dokumentave te tenderit, eshte shtuar edhe formulari “Autorizimi i Prodhuesit”.

Sikunder shprehet ne ankese, ky formular nuk pasqyron formen aktuale te marredhenieve tregtare nderkombetare, pasi duke ju referuar permbajtjes se paragrafit te trete te ketij formulari, kerkohet qe firmat nderkombetare te autorizojne vetem nje kompani lokale per te ofruar dhe lidhur kontrate, per mallrat e prodhuara prej tyre.

Nje kerkese e tille, siç shprehet me tej ne ankese, vjen ne kundershtim me ligjin “Per konkurencen”, me parimet e tregtise se lire dhe praktiken nderkombetare te biznesit dhe si e tille, ajo nuk mund te pranohet nga firmat nderkombetare prodhuese, te cilat ne nje vend te caktuar kane te autorizuar disa kompani lokale dhe jo vetem nje.

Lidhur me kete problem, ankuesi shkruan se i eshte drejtuar Agjencise se Prokurimit Publik, por megjithese shqetesimi i ngritur eshte vleresuar pergjithesisht i drejte nga ana e kesaj te fundit, perseri vleresohet se ende nuk eshte ndermarre asnje hap per rregullimin e kesaj situate.

Per sa me siper eshte kerkuar nderhyrja e Avokatit te Popullit, per zgjidhjen e kesaj çeshtje.

Lidhur me sqarimin e trajtimit qe i eshte bere kesaj çeshtje, nga ana jone jane kerkuar paraprakisht sqarime prej Ministrise se Ekonomise dhe Agjencise se Prokurimit Publik.

Ne pergjigjen e dhene me ane te shkreses nr.11987/1 date 5.11.2003, Agjencia e Prokurimit Publik ne baze te nje ankese te meparshme qe “Infosoft Systems” sh.a, ka paraqitur tek kjo e fundit ne lidhje me problemin e ndeshur me Formularin e Autorizimit te Prodhuesit, si pjese e dokumentave standarte te tenderit, sqaron se;

Modulet e dokumentave standarte te tenderit, te cilat do t’i vijne ne ndihme enteve prokuruese qe do te kryejne prokurimet publike ne perputhje me ligjin e prokurimit publik dhe aktet nenligjore te tij, jane miratuar nga Keshilli i Ministrave, me UKM nr.3 date 10.07.2003 “Per disa ndryshime ne UKM nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”.

Keto akte nenligjore siç edhe dokumentat standarte ne kete rast, jane fryt i bashkepunimit ne grupe pune nderdikasteriale, te cilat sipas pergjigjes, futen ne fuqi pas miratimit qe i behet nga Keshilli i Ministrave.

Keshtu ne kuader te projektit te Bankes Boterore “Per reformen ne Administraten Publike”, eshte firmosur kontrata me firmen konsulente ILI per hartimin e dokumentave standarte te tenderit, te cilat pasi jane rishikuar nga kjo firme, jane diskutuar gjeresisht ne grupin e punes te ngritur me perberjen e specialisteve te Agjencise se Prokurimit Publik dhe te enteve qendrore prokuruese.

Megjithate ne pergjigje thuhet se ndryshimet e nevojshme qe dalin ne pah, nga zbatimi ne praktike i ketyre rregullave te prokurimit, nuk mund te behen menjehere pasi kerkojne kohe, debate, proçedura.

Shqetesimin ne fjale, Agjencia e Prokurimit Publik konfirmon se do ta ngreje ne debatet dhe seminaret qe do te organizohen me grupet nderdikasteriale.

Ne vazhdim ne pergjigjen e Ministrise se Ekonomise per kete problem, ne pak fjale thuhet se me kerkesen e autorizimit te prodhuesit si kerkese e dokumentave standarte te tenderit, kjo ministri ka zbatuar aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi, te cilat kane te bejne me proçedurat e prokurimit publik.

Paraprakisht verejme se UKM nr.3 date 10.07.2003 “Per disa ndryshime ne UKM nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”, eshte nje nga llojet e akteve te cilat ne baze te nenit 28/ç, te Ligjit Nr.9000 date 30.01.2003 “Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave”, jane te cilesuara si akte qe mund te nxirren nga institucione te pushtetit ekzekutiv.

Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ne nenin 116/ç, thuhet shprehimisht se: “Aktet normative qe kane fuqi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise jane:

-         Aktet normative te Keshillit te Ministrave”.

Veç argumentimit proçedurial per nxjerrjen e UKM-se perkates, konstatohet fakti se ne te dy pergjigjet e dhena per kete problem, nuk ka argumentim ligjor per bazueshmerine e Formularit te Autorizimit te Prodhuesit.

Ajo çfare te ben pershtypje nga ky formular, eshte pikerisht paragrafi i 5-te i tij, ne te cilin thuhet shprehimisht se: “Asnje firme ose kompani tjeter perveç (emri dhe adresa e ofertuesit) nuk autorizohet te ofroje, negocioje dhe lidhe kontrate per mallrat tona”.

Ky deklarim duhet te vije nga prodhuesi direkt i mallit, mall i cili kerkohet qe te ofertohet ne proçeduren perkatese te tenderimit.

Per nga menyra e formulimit te ketij paragrafi, te krijohet idea se ligjvenesi ka dashur te paraqese dhe afroje perfaqesuesin eskluziv te perfaqesimit te nje kompanie apo firme prodhuese, ne nje proçedure tenderimi.

Me konkretisht ne nenin 20/a, b, d, te Ligjit Nr.8044 date 7.12.1995 “Per konkurencen”, thuhet shprehimisht se:

“Marredheniet kontraktuese jane te pavlefshme ne qofte se:

-         ato i kufizojne nje pale ne kontrate lirine e vet per te perpunuar ose shitur mallra.

-         ato i kufizojne nje pale ne kontrate lirine e vet per te blere ose shitur mallra nga nje ose disa pale te tjera.

-         krijohet ose forcohet sundimi i tregut nga njera prej paleve ne kontrate”.

Ne rastin konkret nepermjet formularit te autorizimit te prodhuesit, ndodhemi perprara faktit te nje kerkese apo propozimi per lidhjen e nje kontrate te mundshme te mevonshme, e cila i pergjigjet levrimit te nje malli qe ne kuptimin e gjetjes se tij ne treg, eshte i zevendesueshem per aq sa ai ofrohet nga disa subjekte ne treg dhe jo vetem nga nje.

Nga ana tjeter, gjykojme se deklarimi i origjines se mallit nuk ka asgje te keqe ne nje proçedure tenderimi, perkundrazi krijon kushtet per prokurimin e nje malli me cilesor dhe me te kontrolluar, si dhe forcon kontrollueshmerine ne marredheniet e kontraktimit mes paleve. Sikurse eshte percaktuar ne nenin 7, te pjeses se Dokumentave Standarte te Tenderit, (origjina e mallrave), nuk ka kufizime ne proçedurat e tenderimeve ne kete aspekt veç atyre te percaktuara me ndonje Rezolute te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Ne rastin konkret gjykojme se ka nje rezonance mes percaktimeve per deklarimin e origjines dhe faktit se kemi nje kerkese per autorizim te nenshkrimit te kontrates, per levrimin e nje malli qe do te prokurohet ne nje treg tjeter lokal, mes pjesmarresit ne tender dhe prodhuesit fillestar te mallit.

Themi kete pasi jo vetem ne ligjin aktual ne fuqi “Per prokurimin publik”, por edhe ne ligjin “Per konkurencen”, nuk ka percaktime te cilat e ndalojne nje konkurence sa me te madhe ne treg dhe ne kushtet e respektimit te rregullave te konkurences.

Keshtu qe ne nenin 1, te ligjit “Per prokurimin publik”, thuhet shprehimisht se:

“Ky ligj percakton rregullat per prokurimet e mallrave, te ndertimeve dhe te sherbimeve dhe synon:

- te nxise pjesmarrjen e kandidateve ne proçedurat e prokurimit publik,

- te nxise konkurencen ne prokurim ndermjet kandidateve per

furnizimin me mallra, per ndertime dhe per sherbime.”

Mese i kuptueshem eshte edhe termi i perdorur ne kete ligj, ne nenin 23 te tij, ne dipozitat baze per tenderin e hapur ku thuhet shprehimisht se: “Enti prokurues mund te perdore tenderin e hapur kur mallrat, sherbimet dhe ndertimet qe do te prokurohen jane te sigurueshem nga burimet e brendshme dhe me konkurence te mjaftueshme brenda vendit, duke respektuar ne çdo rast nenin 9…”.

Ne te njejten fryme eshte edhe percaktimi i bere ne nenin 36 dhe nenin 37, te Ligjit “Per konkurencen”, ku thuhet shprehimisht se:

“Ndalohet te kerkosh ose te besh pagesa per mallra me çmim me te larte si rezultat i kufizimit ne konkurrence ose shfrytezimit te nje pozicioni ekonomik te fuqishem”,

 “Ndalohet menjanimi ose perpjekja per menjanimin e konkurrenteve nga shitja, blerja me reklama, me qellim qe te fitosh nje avantazh ne konkurrence, duke mos i dhene mundesi perdoruesve te bejne krahasim per mallrat”.

Edhe ne vete UKM nr.1 date 1.01.1996, ndryshuar me UKM nr.3 date 10.07.2003 “Per disa ndryshime ne UKM nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”, ne kapitullin e dyte, pika 2, germa “a”, percaktohet se: “proçedura e hapur eshte ajo proçedure qe i drejtohet kryesisht shoqerive vendase, por qe lejon edhe pjesmarrjen e shoqerive te tjera, pavaresisht nga shtetesia, ku dokumentat e tenderit do te hartohen vetem ne shqip, ofertat do te pranohen vetem ne shqip dhe njoftimet do te botohen vetem ne shtypin vendas”.

Fakti qe ne autorizimin e prodhuesit jepet nje percaktim sikurse ne paragrafin e peste te tij, nuk do te thote gje tjeter veçse nje kufizim qe i behet pjesmarrjes sa me te gjere, nepermjet nje autorizimi nominal shume strikt, qe ne fund te fundit kushtezon edhe vete prodhuesin ne marredheniet e tij kontraktore me te tretet.

Ketu del edhe nje problem tjeter pasi percaktimet ligjore te ligjit “Per prokurimin publik”, jane te detyrueshme per pjesmarresin direkt ne tender, pra nenkontraktuesin me prodhuesin perkates, prodhues i cili nuk eshte shume i interesuar ne llogjike tregtare te kufizoje tregun e tij lokal vetem ne nje nenkontraktues te caktuar, nderkohe qe hapja e tregut eshte nje nga kerkesat kryesore te çdo prodhuesi.

Ne letren e tij ankuesi me te drejte e sheh ekzistencen e ketij formulari ne rastin konkret per tregtine e mallrave kompjuterike, si kerkese qe vjen ne kundershtim me parimet e ligjit per konkurencen dhe praktiken nderkombetare te biznesit, pasi autorizimi vetem ndaj nje firme qe operon ne tregun lokal nga ana e prodhuesit, jo vetem qe perben kufizim ndaj ketij te fundit, por edhe perben limitim dhe reduktim te konkurrences ne nje treg te caktuar, sikurse edhe tregu yne.

Shqetesimi qe eshte ngritur ne kete ankese ne parim eshte quajtur i drejte edhe nga vete Agjencia e Prokurimit Publik, e cila e ka pare rregullimin e mundshem te tij ne kuadrin e diskutimit ne grupe nderdikasteriale etj.

Po keshtu gjykojme se pavaresisht mendimit pozitiv ne lidhje me ndryshimin e ketij momenti ne ligj, dhene nga ana e Agjencise se Prokurimit Publik, roli qe ajo sugjeron ne zgjidhjen e problemit, i pergjigjet pjeserisht asaj çfare realisht kjo agjenci ka mundesi te beje, ne perputhje me piken 2/a, te nenit 8, te Ligjit “Per prokurimin publik” ku thuhet shprehimisht se:

“Ne kryerjen e detyrave te saj Agjencia e Prokurimit Publik:

- paraqet ne Keshillin e Ministrave propozime lidhur me rregullat e prokurimit.”

Per sa me siper ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit 63, te Kushtetutes, ku thuhet shprehimisht se:

“Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”,

dhe ne vijim te nenit 24/a, të Ligjit 8454, dt.4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet shprehimisht se:

“Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose nga ligjet e tjera, ka te drejte:

-                     t’u rekomandoje organeve qe kane te drejten ligjvenese te bejne propozime per ndryshimin dhe permiresimin e ligjeve”,

bazuar kjo edhe ne parashikimet e pikes 1, te nenit 121 dhe pikes 1, te nenit 124, te Kodit te Proçedurave Administrative,

 

 

R E K O M A N D O J M E

 

 

Revokimin e paragrafit qe parashikon formularin e ”Autorizimit te Prodhuesit”, ne kapitullin e trete te UKM nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”, ndryshuar me UKM nr.3 date 10.07.2003 “Per disa ndryshime ne UKM nr.1 date 1.01.1996 “Per prokurimin publik”.

Ne perputhje me nenin 22, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet shprehimisht se:

“Organet te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit”,

lutemi te na vini ne dijeni per qendrimin tuaj, ndaj ketij rekomandimi.

Pergjigja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per çeshtjen ne fjale, si dhe çfare veprimesh, mosveprimesh apo masash jane ndermarre nga ana juaj.

Ky rekomandim besojme se vlen ne te njejten kohe dhe si vullnet institucional, qe eshte shfaqur tashme, per ndryshimin dhe permiresimin e legjislacionit edhe ne kete fushe, nga ana e institucioneve perkatese ne vend.

Duke besuar ne mirekuptimin tuaj,

 

 

                                                               AVOKATI  I  POPULLIT

         ERMIR DOBJANI

 

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al