___________________________________________________________________________

 

Tiranë, më 6/12/2002

 

Nr. K2/M89-3 Prot.    

Nr. Dok. 200202860/3                                                    

   

Lenda :          Rekomandojme qe t’i propozoni Keshillit te  Ministrave

                      ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M. nr.

                     552, dt. 27.11.1999

 

Drejtuar :          Ministrit te Rendit Publik
                                                Z. Luan Rama
 
Per dijeni :          Komisionit Parlamentar te Rendit dhe SHIK-ut

                                                Z. Neritan Ceka

                                                                                                TIRANE

  

Ne institucionin tone kane ardhur disa ankesa nga familjaret e policeve te vrare si dhe nga vete policet e plagosur per shkak te detyres gjate viteve 1991-1998. Ata kane ngritur shqetesimin e mosperfitimit nga Vendimi i K.M Nr. 552, dt. 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise, qe humbin jeten ose plagosen per shkak te detyres”. Ne ankesat e tyre, midis te tjerave, ata na drejtojne pyetjen prekese: “Mos valle jeta dhe gjaku yne jane me pak te vlefshem se e kolegeve tane te vrare apo plagosur me pas nesh e per te njejtin shtet dhe ata perfitojne kurse ne jo”.

Nga studimi i ketij vendimi dhe verifikimi i disa ankesave te qytetareve te ndryshem ne kete drejtim, rezulton se ai i shtrin efektet e tij qe nga dt. 01 janar 1999, duke ia mohuar te drejten e trajtimit familjareve te punonjesve te policise, te vrare ose te plagosur para kesaj date.

            Nga ballafaqimi i tij me aktet nderkombetare te te drejtave te njeriut,   ne konstatojme se vendimi i mesiperm nuk eshte nxjerre ne perputhje me to. Dhe me konkretisht me nenin 1 te “Deklarates universale te te drejtave te njeriut”, miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten e saj 217 A te 10 dhjetorit 1948, ne te cilen percaktohet se : “Te gjitha qeniet njerezore lindin te lira e te barabarta nga pikpamja e dinjitetit dhe e te drejtave”. Nderkohe, ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa “a” te “Paktit nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me rezoluten e saj 2200 A te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet se : “Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te sigurojne ne menyre te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje shperblim te barabarte per nje pune te barabarte, pa kurrfare dallimi,...”. Gjithashtu, vendimi vjen ne kundershtim edhe me nenin 18 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin percaktohet se : “Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, si dhe me nenin 59, germa “f” te saj, ne te cilin percaktohet se : “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon, si dhe ne plotesim te nismes dhe te pergjegjesise private, synon : ...riaftesimin shendetesor, edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses”.

            Per ta bere me te qarte kete problem, jemi interesuar ne sektorin perkates ne M.R.Publik ku jemi informuar se nga evidencat qe ky sektor disponon, gjate viteve 1991-1998 kane te evidentuar 135 punonjes policie te vrare per shkak te detyres. Keta kane lene pas 475 pjestare te familjeve qe bashkejetonin me ta. Per shperblimin e tyre, sipas vendimit te mesiperm, duhen 142.500.000 leke.

            Te plagosur ne krye te detyres, gjate viteve 1991-1998 jane 140 punonjes policie, te cilet bashkejetojne me 469 persona. Sipas perllogaritjeve per shperblimin e tyre duhen 70.350.000 leke.

            Shuma vetem per shperblimin e familjeve te policeve te vrare dhe te plagosur per shkak te detyres, gjate viteve 1991-1998, te cilet kane plotesuar dokumentacionin perkates, eshte 212.850.000 leke.

            Nga studimi qe M.R.Publik ka bere per kete qellim, rezulton se gjate viteve 1991-1998 jane edhe 32 punonjes policie te vrare dhe 104 punonjes policie te plagosur qe nuk kane sjelle dokumentet e nevojshme per perfitimin e shperblimit. Per kete kategori eshte llogaritur nje parashikim prej 80.00.000 leke.

            Shuma totale per trajtimin e kesaj kategorie personash eshte 292.850.000 leke.

            Z. Minister,

            Ne gjykojme se Vendimi i K.M Nr. 552, dt. 27.11.1999 eshte bere shkak per shkeljen e te drejtave per trajtim te barabarte te personave te permendur me siper. Per te rivendosur ne vend kete te drejte te tyre, bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ku thuhet se : “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”, si dhe ne, germen “b” te nenit 24 te ligjit Nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se : “Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte : t’u propozoje organeve te administrates ndryshimin ose permiresimin e akteve nenligjore” Ju;  

  

R E K O M A N D O J M E  
  

1.      Qe t’i propozoni Keshillit te Ministrave ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M nr. 552, date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise, te vrare apo te plagosur per shkak te detyres”, duke i shtrire efektet e zbatimit te tij nga 01 janari 1991.

2.      Per masat qe do te merrni, lutemi te na vini ne dijeni brenda afatit ligjor prej 30 ditesh.

 

 

Duke besuar ne mirkuptimin Tuaj,

 

 

             Me respekt    

 

AVOKATI  I  POPULLIT

 

                                                                                        Ermir  DOBJANI

 

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al