Nr. K2/M89-2 Prot.
Nr. Dok. 200202860/2
Lënda:
Propozojme
ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te
Keshillit te Ministrave Nr.552, dt.27.11.1999
Drejtuar: Kryeministrit te
Republikes se
Shqiperise
Z. Fatos NANO
TIRANE
Z. Kryeminister!
Ne institucionin tone kane ardhur disa
ankesa nga familjaret e policeve te vrare si dhe nga vete policet e
plagosur per shkak te detyres gjate viteve 1991-1998. Ata kane ngritur
shqetesimin e mos perfitimit nga Vendimi i K.M Nr. 552, dt. 27.11.1999
“Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te
policise, qe humbin jeten ose plagosen per shkak te detyres”. Ne
ankesat e tyre, midis te tjerave, ata na drejtojne pyetjen prekese :
“ Mos valle jeta dhe gjaku yne jane me pak te vlefshem se e kolegeve
tane, te vrare apo plagosur me pas nesh e per te njejtin shtet dhe ata
perfitojne kurse ne jo”.
Nga
studimi i ketij vendimi dhe verifikimi i disa ankesave te qytetareve
te ndryshem ne kete drejtim, rezulton se ai i shtrin efektet e tij qe
nga dt. 01 janar 1999, duke ia mohuar te drejten e trajtimit
familjareve te punonjesve te policise te vrare ose te plagosur para
kesaj date.
Nga ballafaqimi i tij me aktet
nderkombetare te te drejtave te njeriut,
ne konstatojme se vendimi i mesiperm nuk eshte nxjere ne
perputhje me to. Dhe me konkretisht me nenin 1 te “Deklarates
universale te te drejtave te njeriut”, miratuar dhe shpallur nga
Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten e saj 217 A te 10 dhjetorit
1948, ne te cilen percaktohet se : “Te gjitha qeniet njerezore
lindin te lira e te barabarta nga pikpamja e dinjitetit dhe e te
drejtave”. Nderkohe, ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa
“a” te “Paktit nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike,
shoqerore dhe kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me
rezoluten e saj 2200 A te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet
se : “Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person
per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te
sigurojne ne menyre te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje
shperblim te barabarte per nje pune te barabarte, pa kurrfare
dallimi,...”. Gjithashtu, vendimi vjen ne kundershtim edhe me
nenin 18 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin
percaktohet se : “Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, si dhe
me nenin 59, germa “f” te saj, ne te cilin percaktohet se :
“Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon, si
dhe ne plotesim te nismes dhe te pergjegjesise private, synon : ...riaftesimin
shendetesor, edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te
paafteve, si dhe permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te
jeteses”.
Per ta bere me te qarte kete problem, jemi interesuar
ne M.R.Publik ku jemi informuar se nga evidencat qe ata disponojne,
gjate viteve 1991-1998 kane te evidentuar 135 punonjes policie te
vrare per shkak te detyres. Keta kane lene pas 475 pjestare te
familjeve qe bashkejetonin me ta. Per shperblimin e tyre, sipas
vendimit te mesiperm, duhen 142.500.000 leke.
Te plagosur ne krye te detyres, gjate
viteve 1991-1998 jane 140 punonjes policie, te cilet bashkejetojne me
469 persona. Sipas perllogaritjeve per shperblimin e tyre duhen
70.350.000 leke.
Shuma vetem per shperblimin e familjeve
te policeve te vrare dhe te plagosur per shkak te detyres, gjate
viteve 1991-1998, te cilet kane plotesuar dokumentacionin perkates,
eshte 212.850.000 leke.
Nga studimi qe M.R.Publik ka bere per
kete qellim, rezulton se gjate viteve 1991-1998 jane edhe 32 punonjes
policie te vrare dhe 104 punonjes policie te plagosur qe nuk kane
sjelle dokumentet e nevojshme per perfitimin e shperblimit. Per kete
kategori eshte llogaritur nje parashikim prej 80.00.000 leke.
Shuma totale per trajtimin e kesaj
kategorie personash eshte 292.850.000 leke.
Z. Kryeminister,
Ne gjykojme se Vendimi i K.M Nr. 552, dt.
27.11.1999 eshte bere shkak per shkeljen e te drejtave per
trajtim te barabarte
te personave te permendur me siper. Per te rivendosur ne vend kete te
drejte te tyre, bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes se
Republikes se Shqiperise, ku thuhet se : “Avokati i Popullit ka te
drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te
te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”, si dhe
ne, germen “b” te nenit 24 te ligjit Nr. 8454, dt. 04.02.1999
“Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se : “Kur Avokati i
Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera
normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje
te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose ligjet e
tjera, ka te drejte : t’u propozoje organeve te administrates
ndryshimin ose permiresimin e akteve nenligjore” Ju;
P
R O P O Z O J M E
1. Ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M nr.
552, date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te
familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per shkak te
detyres”, duke i shtrire efektet e zbatimit te tij nga 01 janari
1991.
Shtojme se me shkresen nr. 1932/1 date 02.07.2002, ish Ministri i Rendit
Publik ka bere te njejtin propozim si me siper.
-
Per
masat qe do te merrni, lutemi te vihemi ne dijeni.
Faleminderit
per respektin dhe mirkuptimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir
DOBJANI