|
Nr. 61 Prot.
Tiranë,
më 06/03/2003
Lenda:
Propozim lidhur me projekt ligjin “Per disa disa
shtesa dhe
ndryshime ne Ligjin. Nr.8097
dt.21.03.1996 “Per pensionet
shteterore
suplementare te personave qe kryejne funksione
kushtetuese dhe te punonjesve te shtetit””,
ndryshuar me ligjin nr.8500, date.l0.06.2000.
Drejtuar: Komisionit
Parlamentar te Çeshtjeve
Kushtetuese dhe Ligjeve, prane
Kuvendit te
Shqiperise,
TIRANE
Institucioni
i Avokatit te Popullit, duke patur parasysh se nga Kuvendi i
Shqiperise eshte duke u marre ne shqyrtim projekt ligji i
propozuar nga Keshilli i Ministrave per sa i perket disa
ndryshimeve dhe shtesave per pensionet suplementare te personave
qe kryejne funksione kushtetuese dhe te punonjesve te shtetit,
veren sa me poshte:
Institucioni
yne ka konstatuar nevojen e disa rregullimeve ne kete ligj,
prandaj me shkresen nr. 564 Prot, dt.04.12.2001, drejtuar
Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Ministrise se Puneve dhe
Çeshtjeve Sociale, ka bere propozimet konkrete. Por, me sa
duket propozimet tona jane harruar apo nuk jane vleresuar si
duhet. Ne fakt ato perbejne nje kontradikte dhe krijojne
boshllek ne legjislacion per stafin tone.
Keshtu
thelbi i propozimit tone qendron ne faktin se ne Ligjin nr.8097
date 21.03.1996 “Per pensionet shteterore suplementare te personave
qe kryejne funksione kushtetuese dhe te punonjesve te shtetit”,
ndryshuar me ligjin nr.8500, date l0.06.2000, Avokati i Popullit
eshte parashikuar ne piken “b” te termit “Grupi i pare”.
Nderkohe
Avokati i Popullit duhet te perfshihet ne germen “a” te
Grupit te Pare, sepse eshte titullar i nje institucioni te
pavarur kushtetues, i barabarte ne page me Kryetarin e Gjykates
se Larte, Kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit etj; (shiko
nenin 6 te Ligjit “Per Avokatin e Popullit”).
Gjithashtu
ne vazhdimesi ne ligj duhet te perfshihen edhe komisioneret, te
cilet zgjidhen nga Parlamenti per 3 vjet dhe marrin pagen sa 2/3
e pages se Avokatit te Popullit, te cilet mendojme se duhet te
perfshihen ne germen “b” te Grupit te Pare.
Ne
termin grupi i dyte duhet te perfshihen dhe Sekretari i
Pergjithshem i Institucionit tone, kurse me rradhe, Drejtoret e
Drejtorive, ndihmes komisioneret, apo personeli tjeter ne grupet
perkatese.
Keshtu
qe duke patur parasysh projektligjin e paraqitur nga Keshilli i
Ministrave, mendojme se duhen bere keto ndryshime ose plotesime
Neni
3
Ne
shkronjen “a” te pikes 8 te nenit 1, pas Kryetarit te
Kontrollit te Larte te Shtetit, shtohet “dhe Avokati i
Popullit”.
Ne
shkronjen “b” te pikes 8 shprehja “si dhe Avokati i
Popullit” te ndryshohet “si dhe komisioneret e Avokatit te
Popullit”.
Ne
shkronjen “b” te pikes 9 te nenit 1, pas fjales “Gjykates
se Larte”, te shtohet “Avokatit te Popullit”.
Duke
besuar ne mirekuptimin Tuaj,
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|