REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

                                                Tiranë, më 10/02/2004

Nr.   K3/I19-7   Prot.

Nr. Dok 200400109/9  

 

Lenda:        Rekomandim për rivendosjen ne vend te se drejtes se shkelur kundrejt punonjesve te larguar nga administrata e Bashkise Kamez.

Drejtuar:    Z. Agim CANI,

                                    Kryetar i BASHKISE

                                                                                          KAMEZ

 

 

Prane Institucionit te Avokatit te Popullit kane paraqitur ankese nje grup ish punonjes te Bashkise Kamez, per shkak se jane larguar nga puna. Ata pretendojne se  largimi nga puna ne menyre kolektive, ka qene me keqdashje, i paragjykuar politikisht per qellime te caktuara, duke mos zbatuar kerkesat e ligjes, shkelur te gjitha procedurat ligjore si edhe duke ju mohuar te drejten e ankimit ne organet kompetente.

          Pasi u njohem me objektin e kesaj ankese, morem takim me Ju nepermjet se ciles u informuam per menyren dhe formen se si keni proceduar per largimin nga puna te 41 punonjesve. Gjithashtu kontaktuam drejtepersedrejti me vete ankuesit te cilet pretendojne se jane bere keto shkelje :

          1-Per largimin nga puna nuk jane njoftuar paraprakisht sipas afateve ligjore qe parashikojne keto proçedura.

          2-Asnjehere nuk i eshte dhene mundesia e dhenies se sqarimeve dhe ballafaqimit, kerkesa te cilat jane te parashikuara ne ligj.

          3-Ju eshte mohuar e drejta e ankimit ne rruge ligjore, sepse deri ne momentin e hetimit te problemit nga ana jone, nuk i eshte dhene akti administrativ i largimit nga puna, me motivacionin perkates per sejcilin punonjes.

          Mosdhenia e aktit administrativ sipas tyre, eshte e qellimshme, per vete faktin se Kryetari i Bashkise Kamez, ne daten 17.11.2003 ka filluar pune dhe efektivisht nuk ka patur asnje mundesi per t’i njohur e per me teper, per te bere vleresimin e punes se tyre.

          Institucioni i Avokatit te Popullit vleresoi maksimalisht kete çeshtje, jo vetem per numrin e madh te punonjesve te larguar  ne menyre krejtesisht te pa drejte dhe te pabazuar ne ligj, por edhe per faktin se ndaj tyre nuk ishte plotesuar detyrimi me minimal, ai i pajisjes me nje dokument shkresor qe te provonte nderprerjen e marredhenieve te punes, duke i mohuar mundesine ankuesve qe te ndiqnin rruge te tjera ligjore per te rivendosur te drejten e tyre, megjithe kerkesat e vazhdueshme te tyre per nje kohe te gjate. Sa siper eshte shkelur detyrimi kushtetues i percaktuar ne nenin 48, te Kushtetutes sipas te cilit: “Kushdo, mund te drejtoje kerkesa apo ankesa organeve publike,te cilat jane te detyruara te pergjigjen ne afatet dhe kushtet e caktuara me ligj”.

Gjithashtu eshte evidentuar shkelje e garancive Kushtetuese te percaktuara ne nenin 23, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, sipas te ciles “E drejta e informimit eshte e garantuar.Kushdo ka te drejte, ne perputhje me ligjin, te marre informacione per veprimtarine e organmeve shtetorore, si dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore”, nje e drejte themelore e cila eshte cenuar rende ne keto raste dhe eshte evidentuar jo vetem nga Institucioni yne, por eshte fiksuar dhe ne median vizive, per menyren dhe formen qe keni ndjekur ne trajtimin e ketyre nepunesve.

Gjithashtu shkelje tjeter, eshte se nuk jane zbatuar dispozitat e Kodit te Punes, neni 144/1, 2, 3 sipas te ciles :”…kur punedhenesi mendon te zgjidhe kontraten e punes, ai duhet te njoftoje me shkrim punemarresin te pakten 72 ore para takimit dhe te bisedoje me te”-“punedhenesi gjate kesaj bisede i parashtron punemarresit arsyet e vendimit te parashikuar per t’u marre dhe i jep atij mundesi per t’u shprehur”,”- zgjidhja njoftohet me shkrim brenda nje afati 48 ore deri ne nje jave pas takimit”, si dhe dispozitat e Kodit te Procedures Administrative, neni 51/1 sipas te cilit “Cdo person gezon te drejten per t’u informuar nga administratat ne lidhje me zhvillimin e procedimeve per te cilat ai person eshte drejtepersedrejti i interesuar…” neni 56 /a, b sipas te cilit “Palet e interesuara duhet te njoftohen per te gjitha aktet administrative nepermjet te cilave: 1- merren vendime ne lidhje me pretendimet e tyre, b-vendosen detyrime, ndershkime ose shkaktohen deme…”.

          Per kete arsye ne date 29.01.2004 ekspertet te Institucionit tone  shqyrtuan ne vend keto ankesa, per te vleresuar me objektivitet dhe paanshmeri procedurat ligjore qe kishit ndjekur per kete largim kolektiv nga puna.

          Nga kqyrja ne vend e praktikave dokumentare te ankuesve ne veçanti dhe dokumentacioneve te Bashkise ne pergjithesi, u konstatuan mangesi te theksuara, te trasheguara nga paraardhesi, por edhe te krijuara rishtazi.

          Nga verifikimi i akteve te administruara per largimet nga puna te ish punonjesve te Bashkise, rezulton se ne fillimin e marredhenieve juridike te punes, ndermjet nje pjese te ankuesve dhe Bashkise Kamez, nuk jane respektuar kerkesat per pranimin ne sherbimin civil te percaktuara ne nenin 13 te ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunsit civil” si dhe kerkesat e VKM-se Nr.231 date 11.05.2000 “Per pranimin ne sherbimin civil dhe periudhen e proves”. Ky fakt sjell mungesen e statusit te nepunesit civil per ankuesit, e per pasoje edhe pamundesine e mbrojtjes nga ky ligj. Ne kete kuptim perderisa s’eshte zbatuar statusi i nepunesit civil qe ne rekrutimin e tyre, marredheniet e punes se ankuesve rregullohen me dispozitat e Kodit te Punes.

          Shkelje tjeter eshte se baza ligjore mbi te cilen jeni mbeshtetur per largimet nga puna, respektivisht nenin 44/e te ligjit Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, eshte reference e gabuar, sepse ky nen ne kete ligj percakton vetem kompetencen tuaj lendore dhe detyrat si kryetar Bashkie. Ndersa procedura ligjore qe duhet te ndiqen ne lindjen dhe shuarjen e nje marredhenie pune  rregullohet me dispozitat e Kodit te Punes, te cilat ne asnje rast nuk rezultuan te jene zbatuar per ankuesit, si persa i perket afateve paraprake te njoftimeve, ashtu dhe  zgjidhjes se saj per shkaqe te arsyeshme, percaktuar shprehimisht ne nenet 141 e vijues te Kodit te Punes.

          Ne pikepamje te vleresimit te vlefshmerise se aktit administrativ per nga forma dhe permbajtja, rezulton se ne asnje rast nuk jane zbatuar ose jane zbatuar gabim, dispozitat e Kodit te Procedures Administrative, lidhur me elementet e aktit administrativ, si percaktimin e aktit individual, te qellimit te aktit dhe arsyetimit te tij. Keshtu ne vendimin Nr.71 date 17.11.2003 urdherohet nje largim kolektiv nga puna per 22 punonjes, nderkohe qe ne sejcilin rast krijohen pasoja juridike individuale, sepse dhe pozita dhe gjendja e tyre eshte e ndryshme. Ne kete vendim mungon : qellimi i aktit, shpjegimi i fakteve qe jane bere shkas per nxjerrjen e aktit, shpjegimin e kuptimit te aktit, arsyetimi, etj. detyrime te cilat jane percaktuar ne nenet 105,107, 108 ,109 te Kodit te Procedures Administrative.

Keto mangesi jane evidente edhe ne rastet e vendimeve individuale Nr.75 date 21.11.2003, Nr.32 date 21.11.2003, Nr.28 date 21.11.2003, Nr.40 date 26.11.2003, Nr.41 date 26.11.2003, Nr.81 date 18.12.2003, Nr.30 date 21.11.2003, Nr.36 date 21.11.2003, Nr.38 date 17.11.2003, Nr.74 date 21.11.2003, Nr.34 date 21.11.2003, Nr.33 date 21.11.2003, Nr.30 date 21.11.2003, Nr.31 date 21.11.2003, Nr.39 date 24.11.2003, Nr.43 date 26.11.2003, Nr.123 date 21.11.2003, Nr.73 date 21.11.2003, Nr.72 date 21.11.2003, per ankuesit respektive.

Ne tre vendime administrative perkatesisht per Arjan Xhakida, me detyre pergjegjes i tregut te Fruta Perimeve, Martina Cara me detyre pergjegjese sektorit te pastrimit, Armando Murati me detyre fadromist manoviator, jane tejkaluar kompetencat ligjore te percaktuara ne nenin 44 pika “ë” te ligjit Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” ne te cilen percaktohet se: “Kryetari i Bashkise emeron dhe shkarkon drejtuesit e ndermarrjeve dhe institucioneve ne varesi…”. Ne rastet e mesiperme punonjesit kane qene vetem punetore te organeve ne varesi te Bashkise dhe vendimet administrative per largimet e tyre nga puna, duhet te  nxirren nga drejtuesi i tyre si punedhenes dhe jo Kryetari i Bashkise, i cili emeron dhe shkarkon vetem drejtuesin e ketyre ndermarrjeve apo institucioneve ne varesi.

          Sikurse parashtruam me lart çeshtja per nga rendesia e saj ju  nenshtrua nje hetimi te plote te praktikave dokumentare te rasteve objekt shqyrtimi. Ne perfundim rezultoi se ne administraten e kesaj Bashkie  kishte mangesi te theksuara ne keto drejtime :

1-Ne anen dokumentare ne teresi, mungonin teresisht dosjet e personelit.

2-Nga veprimtaria e ish Kryetarit dhe administrates se meparshme kishte pak ose aspak dokumenta qe provonin ecurine e zhvillimit te veprimtarise se kesaj Bashkie.

3-Ne librin e protokollit kishte mosperputhje midis akteve administrative faktike dhe atyre te regjistruara ne kete liber. Kjo u konstatua edhe per vendimet administrative te punonjesve te larguar, te cilet ne dokumentat e disponuara mbanin daten 17.11.2003, ndersa ne librin e protokollit ne kete date, nuk figuronin te regjistruara asnje nga keto vendime.

            Nisur nga fakti se Bashkia perfaqson nje unitet administrativo-territorial me rendesi te veçante qeverisese dhe Kryetari si i mandatuar nga banoret taksapagues, te cilet i perfaqeson gjate ketij mandati ne permbushjen e funksioneve dhe kompetencave te tij te ngarkuara  me ligj,  duhet te jete nje rregullator, i cili ne veprimtarine e tij qeverisese nuk duhet te gjeneroje konflikte sociale me permasa te tilla, sikurse u evidentuan rastet e nje largimi te tille kolektiv nga puna, por duhet te kete ndjeshmerine e respektimit te ligjit dhe te mireadministrimit.

Veprimet ne kundershtim me kerkesat e ligjes cenojne rende veprimtarine e qeverisjes lokale dhe mund te sjellin pasoja social-ekonomike te panevojshme.

          Ne keto kushte nga konstatimet qe u munduam te evidentonim nepermjet ketij rekomandimi, Institucioni i Avokatit te Popullit pasi veren  se ndaj shtetasve, Bashkia ka kryer veprime dhe mosveprime te parregullta e te paligjshme, te cilat kane sjelle si pasoje mohimin e nje sere te drejtash dhe interesash te ligjshme te tyre, ne mbeshtetje te Kushtetutes se Shqiperise Neni 63/3 ne te cilen parashikohet se: Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike” si dhe ne zbatim te nenit 19/b te ligjit Nr.8454 dt.4/02/1999 Per Avokatin e Popullit” ku parashikohet se: Avokati i Popullit, paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ qe, sipas tij, ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive”

 

                                       JU  REKOMANDOJME

 

          Rivenien ne vend te nje sere te drejtash te mohuara kundrejt  punonjesve te Bashkise Kamez, duke marra masat e nevojshme ne menyre individuale, per rregullimin e gjendjes qe eshte krijuar nga largimi kolektiv dhe i pabazuar ne ligj, si dhe marrjen e masave per rregullimin e anes proçeduriale dhe dokumentare te administrates se kesaj Bashkie per nje mireqeverisje dhe funksionim te rregullt dhe ligjor te njesise vendore Bashkia Kamez, konkretisht :

          Ne punesimin e punonjesve te zbatohen dispozitat e ligjit  Nr.8549 date 11.11.1999 Statusi nepunesit civil” dhe aktet perkatese te Keshillit te Ministrave.

          Te formuloni aktet administrative sipas Kodit te Procedures Administrative, me tere elementet perkates te nje akti nenligjor.

          Te zbatoni dispozitat ligjore per largimet nga puna, per çdo rast konkret.

I bindur ne bashkepunimin tuaj, pres te njihem me veprimet Tuaja konkrete brenda nje afati 30 ditor. Kjo kerkese bazohet ne nenin  23 te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 Per Avokatin e Popullit”.

                                                               AVOKATI  I  POPULLIT

         ERMIR DOBJANI

 

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al