E
nderuar Zj. Ministre!
Sė pari dėshiroj tė vlerėsoj angazhimet tuaja serioze pėr
pėrmirėsimin e imazhit tė sistemit shėndetėsor dhe luftėn pėr
parandalimin e fenomenit tė korrupsionit nė shėndetėsi, nė
interes tė pacientėve dhe tė njerėzve nė nevojė.
Sė
dyti, lutem tė merrni nė shqyrtim Raportin e Veēantė nr.2 Pėr
shėndetin mendor nė Shqipėri dėrguar ish ministrit Z. Nard
Ndoka mė datėn 03.06.2008 dhe tė na dėrgoni qėndrimin Tuaj
institucional pėr tė.
Sė treti, Njėsia pėr Parandalimin e Torturės pranė
Avokatit tė Popullit, realizoi njė inspektim nė pavionin pėr tė
mitur dhe adoleshent nė Spitalin Psikiatrik tė Qėndrės Spitalore
Universitare Nėnė
Tereza nė Tiranė.
Gjatė
kėtij inspektimi u realizua takimi me drejtuesin e kėtij Spitali,
Dr. Anastas Suli, shef i shėrbimit, dhe u konstatuan problemet si mė
poshtė:
1.
Ministria e Shėndetėsisė nė ndarjen strukturore tė saj e ka
paraqitur tė veēantė repartin psikiatrik pėr fėmijė dhe minoren,
por nė organigramėn e QSUT-sė nuk figuron si njė shėrbim mė
vete. Nė bazė tė Konventave dhe akteve ndėrkombėtare nė
respektim tė tė drejtave tė fėmijėve, ky lloj shėrbimi nuk mund
tė jetė nė njė godinė me tė sėmurėt mendorė madhorė dhe
trajtimi i tyre nuk mund tė jetė i njėjtė.
Nė
nenin 3/3 tė Konventės mbi te Drejtat e Femijėve thuhet se: Shtetet
palė marrin masa qė institucionet, shėrbimet dhe qendrat qė pėrgjigjen
pėr kujdesin dhe mbrojtjen e fėmijėve tė veprojnė nė pėrputhje
me normat e caktuara nga autoritetet kompetente, vecanėrisht nė fushėn
e sigurisė, tė shėndetit, tė numrit dhe aftėsive tė personelit tė
tyre si dhe kontrollit tė duhur.
2.
Kapaciteti i shtrimit nė repartin e adoleshentėve ishte 15
shtretėr. Trajtimi i fėmijėvė tė vegjėl kryhej nė shtėpi, kjo
edhe pėr arsye psiko-terapije.Pra nuk kishte mbipopullim pacientėsh.Ndėrkohė
ky shėrbim mbulonte njė numėr tė konsiderueshėm vizitash
ambulatore nė kėto ambjente.
3.
Kushtet e dhomave ishin tė mira, me krevate dyshe me komodina
dhe shtroje, tė ajrosura, me dritare me hekura, por jo me xhama tė
pathyeshėm.Linin pėr tė dėshiruar kokat e krevatėve dhe komodinat
nė disa dhoma, tė cilat ishin tė dėmtuara dhe duheshin zėvendėsuar
menjėherė. Klasa e aktiviteteve ishte e paisur me tavolina dhe
karrike dhe shėrbente si sallė lojrash pėr tė sėmurėt.
4.
Kushtet higjeno-sanitare ishin tė mira, tualetet te
rikonstruktuara dhe tė rregullta, shtrojet tė pastra dhe ishte bėrė
afishimi i tė drejtave tė pacientit nė dhomėn e shlodhjes.
5.
Ushqimi ishte i mirė dhe kushtet nė tė cilat ofrohej ishin tė
pranueshme. Kishte sistem qėndror ngrohje, por duke qėnė se ishte
njė godinė e rikonstruktuar me teknologjinė e fundit, mungonin
specialistėt e duhur pėr mirėmbajtje.
6.
Spitali nuk dispononte nė organikė mesues pėr fėmijėt e
shtruar dhe aktualisht nuk zhvilloheshin orė mėsimore.
7.
Spitali kishte njė psikologe, tė veēantė pėr tė miturit
ndėrsa punonjės social nuk kishte, nė kundėrshtim kjo me ligjin
8092 dt.21.03.1996 Pėr shėndetin Mendor, ku parashikohet se :
Nė tė gjitha institucionet psikiatrike Ministria e Punės dhe
Ēėshtjeve sociale cakton punonjės social tė cilėt mbikqyrin
ecurinė e pacientėve nga pikpamja sociale dhe mbrojtjes sė tė
drejtave tė tyre.
8.
Personeli infermier dhe kujdestar sipas drejtuesve nuk ishte nė
nivelin e kėrkuar dhe nė disa raste, nėn standartet minimale tė kėrkuara.
9.
Furnizimi me
medikamente nė disa raste mungonte, por kapėrcimi i emergjencave
ishte bėrė edhe me ndihmėn e donatorėve. Spitali nuk aplikonte
mjete shtrėnguese, por vetėm medikamente pėr qetėsimin e tė sėmurit.
10.
Duke parashtruar konstatimet e mėsipėrme, Avokati i Popullit
duke qėnė tepėr i obliguar pėr tė drejtat dhe trajtimin e fėmijėve,
synon qė me parashtrimin e kėsaj problematike, tė bėhet i mundur pėrmirėsimi
i njė sėrė kushtesh tė cilat do tė ndryshojnė dukshėm shėrbimin
shėndetėsor qė ofrohet ndaj tyre.
Nė
kėto kushte, nė mbėshtetje tė pikės 3, tė nenit 63 tė Kushtetutės
sė Republikės sė Shqipėrisė ku thuhet se: Avokati i Popullit
ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren
shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata
publike; si dhe nė bazė tė nenit 21/c tė Ligjit Nr.8454
dt.04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit (me ndryshimet pėrkatėse)
ku pėrcaktohet se: Avokati i Popullit paraqet rekomandime pėr
marrje masash pėr vėnien nė vend tė sė drejtės sė shkelur tek
organi epror i organit qė ka shkaktuar shkelje tė tė drejtave dhe
lirive
R
E K O M A N D O J M Ė
1.
Krijimin e njė shėrbimi mė vete me personel kujdestar dhe
edukator vetėm pėr fėmijė dhe adoleshentė duke i dhėnė statusin
e njė klinike dhe shkėputjen e saj imediate nga godina e Psikiatrisė
sė tė miturve.
2.
Marrjen e masave urgjente pėr punėsimin e punonjėsve social
dhe tė njė mėsuesi pranė kėtij reparti, pasi kjo kategori meriton
njė vėmendje specifike, e parė kjo edhe nė kėndvėshtrimin e pėrgjithshėm
tė kėtij sistemi.
3.
Pėrmirėsimin e paisjeve hotelerikė si krevatė dhe komodina
dhe zėvendėsimin e xhamave tė dritareve me xhama tė pathyeshėm pėr
sigurinė maksimale tė pacientėve tė strehuar.
Nė
zbatim tė kėtij rekomandimi lidhur me masat qė do tė merrni si dhe
nė mbėshtetje tė nenit 14 tė Ligjit Nr.8454 datė 04.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit lutemi tė na ktheni njė pėrgjigje jo mė vonė
se 30 ditė nga data e paraqitjes sė kėtij rekomandimi.
Duke
besuar pėr bashkėpunimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI