REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/F47-6 Prot.                                    Tiranë, më 12/04/2006

Nr. Dok. 200501500/6

   

Lenda:        Presim pergjigje per propozimin tone per ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999.  

       

   

Drejtuar:    Kryeministrit  te  Republikes  se  Shqiperise

Z. Sali BERISHA

      

     

                                                     TIRANE

        

     

I nderuar z. Kryeminister!

 

Me propozimin tone te dates 02.11.2005, ju kemi vene ne dijeni se ne Institucionin tone, vitet e fundit, jane bere dhjetra ankesa nga familjare te punonjesve te policise te vrare ose nga vete punonjesit e policise te plagosur per shkak te detyres. Ata ankohen per mosperfitim nga Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”. Nga ndjekja e verifikimi i ketyre ankesave, si dhe nga studimi i ketij vendimi rezulton se ai i shtrin efektet e tij vetem per punonjesit e policise te vrare ose te plagosur qe nga dt. 01 Janar 1999 e me pas. Duke qene keshtu, VKM ja ka mohuar te drejten e perfitimit familjareve te punonjesve te policise te vrare ose te plagosur per shkak te detyres nga viti 1991 deri ne vitin 1998, duke bere nje diskriminim te hapur te tyre.

          Nga ballafaqimi i tij me aktet nderkombetare te te drejtave te njeriut, ne konstatojme se vendimi i mesiperm nuk eshte nxjere ne perputhje me to dhe konkretisht:

1. Me nenin 1 te “Deklarates universale te te drejtave te njeriut”, miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten e saj 217 A, te 10 dhjetorit 1948, ne te cilen percaktohet se: “Te gjitha qeniet njerezore lindin te lira e te barabarta nga pikpamja e dinjitetit dhe e te drejtave”.

2. Ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa “a”, te “Paktit nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me rezoluten e saj 2200 A te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet se: “Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te sigurojne ne menyre te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje shperblim te barabarte per nje pune te barabarte, pa kurrfare dallimi,...”.

3. Gjithashtu, vendimi vjen ne kundershtim edhe me nenin 18 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin percaktohet se: “Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, si dhe me nenin 59, germa “f” te saj, ne te cilin percaktohet se: “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon, si dhe ne plotesim te nismes dhe te pergjegjesise private, synon: ...riaftesimin shendetesor, edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses”.

Per keto aresye, me daten 06.12.2002, i kemi propozuar ish Kryeministrit Nano ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M Nr. 552, date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, duke i shtrire efektet e zbatimit te tij nga data 01 Janar 1991.

Meqenese nuk na u kthye pergjigje, e kemi perseritur propozimin tone disa here, si dhe e kemi trajtuar kete problem edhe ne raportet vjetore te mbajtura para Parlamentit. Pas ketyre perpjekjeve tona, nga ish Kryeministri dhe disa ish Ministra te Rendit Publik na u premtua se problemi ne fjale do te gjente rregullim ligjor. Madje ish Ministri i Rendit Publik z. Luan Rama ne seancen plenare te Parlamentit te Republikes se Shqiperise, me 7 prill 2003, ku u paraqit raporti vjetor 2002 i Avokatit te Popullit, premtoi publikisht se Vendimi i mesiperm do te permiresohej nga Qeveria, ashtu siç ishte kerkuar nga ana jone. Mirepo, megjithe interesimin e vazhdueshem qe kemi bere prane Kabinetit te ish Kryeministrit dhe M.R.Publik, perseri problemi nuk gjeti zgjidhje konkrete, perveç pergatitjes se propozimit per projekt-vendimin perkates nga ana e M.R.Publik.

 

            Z. Kryemister,

Per te bere te mundur zgjidhjen e ketij problemi shume te ndjeshem e human, bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes tone qe thote se: “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike” dhe nenin 24/b te Ligjit Nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” qe thote se: “Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte t’u propozoje organeve te administrates ndryshimin dhe permiresimin e ligjeve”, me shkresen tone Nr. K2/F47-3 Prot., dt. 02.11.2005, ju propozuam: “Qe te merrni masat e nevojshme per ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M Nr. 552, date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, duke i shtrire efektet e zbatimit te tij nga 01 Janari 1991”.

Mirepo, megjithese kane kaluar rreth 5 muaj, deri tani nuk kemi ndonje pergjigje per propozimin tone.

Persa me siper lutemi te na ktheni pergjigjen e ketij propozimi.

 

     Faleminderit per respektin dhe mirekuptimin Tuaj,

 

    

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.