|
Nr. 213
Prot.
Tiranė, mė 09/12/2005
Lenda:
Rekomandim
per zbatimin e nenit 10 te Kushtetutes per lidhjen e
mareveshjeve me bashkesite fetare.
Drejtuar: Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė
Z. Sali BERISHA
Tiranė
I
nderuar zoti Kryeminister!
Institucioni i Avokatit te Popullit, si nje Institucion
kushtetues ne mbrojtje te drejtave, lirive dhe interesave te
ligjshme te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme
e te parregullta te organeve te administrates publike, gjate
ushtrimit te veprimtarise se tij ka shqyrtuar disa ceshtje nga
te cilat ka rezultuar se, ne mbrojtje te se drejtes kushtetuese
te lirise fetare, te sanksionuar ne nenin 24 te Kushtetutes,
Keshilli i Ministrave duhet te vihet ne levizje per te
respektuar detyrimin kushtetues te parashikuar ne piken 5 te
nenit 10.
Keshtu,
ne baze te kesaj dispozite, Marredheniet ndermjet shtetit
dhe bashkesive fetare rregullohen mbi bazen e marreveshjeve te
lidhura ndermjet perfaqesuesve te tyre dhe Keshillit te
Ministrave. Keto mareveshje ratifikohen ne Kuvend.
Megjithese
kane kaluar 7 vjet qe kur ka hyre ne fuqi Kushtetuta dhe prej 6
vjetesh eshte krijuar Komiteti Shteteror i Kulteve, si organizem
qeveritar i ngarkuar per te ndjekur te gjitha ēeshtjet e
maredhenieve Shtet-Fe, rezulton qe shteti Shqiptar ka ratifikuar
vetem mareveshjen me komunitetin katolik, konkretisht me Ligjin
nr.8902 date 23.05.2002 Per ratifikimin e mareveshjes
ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte per
rregullimin e maredhenieve te ndersjella. Persa i perket
komunitetit musliman Shqiptar, Kishes ortodokse Autoqefale te
Shqiperise dhe Kryegjyshates boterore Bektashiane, marreveshja
eshte hartuar nga Komiteti Shteteror i Kulteve dhe u eshte
derguar per komente tre entiteteve te mesiperme, para se kjo
(mareveshja) ti paraqitet Qeverise Shqiptare. Nga keto vetem
Kisha Ortodokse ka bere komentet perkatese dhe mareveshja
rezulton te jete paraqitur prane Zyres se Kryeministrit te
Shqiperise qysh ne muajin Prill 2005.
Institucioni
i Avokatit te Popullit per kete ēeshtje ka patur disa ankesa te
disa nxenesve, te cilat si besimtare te fese myslimane, kishin
vendosur qe te shfaqnin besimin e tyre ne publik duke mbajtur
shami ne koke edhe gjate kohes se proēesit mesimor ne shkollat
e mesme publike ku studjonin, ne Tirane dhe Fier.
Vajzat
ne fjale nuk u lejuan ta ushtronin kete praktike ne ambientet e
shkolles, nga Drejtorite e shkollave perkatese, duke patur
parasysh faktin se mbajtja e shamise gjate procesit mesimor,
binte ne kundershtim me rregulloret, ne baze te te ciles
funksiononin shkollat e mesme. Por vajzat dhe avokati i tyre
pretenduan se po shkeleshin te drejtat e tyre te parashikuara
nga pika 2 e nenit 24 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise
sepse Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje
fene ose bindjet, si dhe ti shfaqe ato individualisht, ne
publik ose ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit,
praktikave ose kryerjes se riteve.
Pra,
nisur nga fakti se ne baze te nenit 24 te Kushtetutes eshte
garantuar liria e fese, perfshire ketu dhe te drejten per te
shprehur besimin me ane te praktikave dhe kryerjes se riteve, u
gjendem para nje situate, e cila kerkonte zgjidhje, per te
percaktuar ne rastin konkret ne se dhe kur kjo e drejte mund te
behet objekt i kufizimeve.
Duke
ju referuar ne kete rast dokumentave nderkombetare te
ratifikuara nga vendi yne, del se ne Konventen Europiane te te
Drejtave te Njeriut, ne nenin 9 te saj percaktohet se: Ēdo
person ka te drejten e lirise se mendimit, ndergjegjes dhe te
fese; kjo e drejte nenkupton lirine per te ndryshuar fene ose
bindjet, si dhe lirine per te shfaqur fene e tij ose bindjet e
tij individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht,
nepermjet kultit, arsimit, praktikave dhe kryerjes se riteve.
Liria e shfaqjes se fese se tij ose e bindjeve te tij mund
te behet objekt i kufizimeve te tjera nga ato qe,
te parashikuara me ligj, perbejne masat e nevojshme ne nje
shoqeri demokratike, per sigurimin publik, per mbrojtjen e
rendit, te shendetit ose te moralit publik, ose per mbrojtjen e
rendit dhe te lirive te te tjereve.
Pra
marreveshjet e kerkuara nga neni 10 i Kushtetutės sonė
rezultojne si nje domosdoshmeri urgjente, ne menyre qe ne te
njejten kohe te pajtohen interesat e shtetit tone laik me ato te
bashkesive te ndryshme fetare, me qellim qe te garantohet
respektimi i bindjeve fetare te secilit person, por edhe te
ruhet karakteri laik i shtetit dhe shoqerise sone. Ne menyre te
veēante ne keto mareveshje mendojme se duhet ndalur tek
kufizimi per te mbajtur brenda ambienteve te shkollave publike
sende apo veshje qe tregojne perkatesine fetare siē eshte p.sh.
pervoja franceze apo kufizime te tjera qe mund te konsiderohen
te nevojshme nga ekspertet e fushes. Kuptohet se keto kufizime
nuk duhen lene ne diskrecionin e rregulloreve te shkollave,
sepse kjo eshte nje shprehje vullneti administrativ
antikushtetuese. Ne kete menyre arrihet edhe perputhja e
legjislacionit tone me kerkesat e Konventave dhe akteve te tjera
nderkombetare per te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.
Qysh nga viti 2001 e ne vazhdim ne
kemi bere rekomandime per tre ish kryeministrat paraardhes si
dhe permendur ne Raportet tona vjetore ne Kuvend. Faktikisht te
gjithe e kane pranuar ne parim Rekomandimin tone por realisht
eshte lidhur vetem nje mareveshje nga tre apo kater te tilla qe
ne mendojme se duhen.
Ne
perfundim, ne baze te nenit 63 pika 3 te Kushtetutes sone ku
percaktohet se Avokati i Popullit ka te drejte te beje
rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te
drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike,
R
E K O M A N D O J M E
Pergatitjen
dhe lidhjen e mareveshjeve me bashkesite fetare te komuniteteve
muslimane dhe ortodokse, ne zbatim te detyrimit kushtetues te
parashikuar ne piken 5 te nenit 10 te Kushtetutes se Republikes
se Shqiperise dhe dergimin e tyre ne Kuvend per ratifikim.
Ne
baze te nenit 22 te Ligjit nr.8454 date 04.02.1999 Per
Avokatin e Popullit ku percaktohet se Organet, te
cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar rekomandim
duhet ta
shqyrtojne rekomandimin
dhe te kthejne pergjigje brenda 30
ditesh
lutemi te na vini ne dijeni per masat qe do te
merrni per te zbatuar kete rekomandim.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj,
Me
respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|