I nderuar Z.Ministėr,
Duke
ju respektuar personalisht pėr shkak se kam bindjen se, Ju, jeni
funksionar publik qė e kuptoni rėndėsinė e tė drejtave tė
njeriut nė shtetin ligjor dhe qė keni luftuar dhe luftoni pėr ti
respektuar kėto parime, do tė dėshiroja qė kėtė akt tė firmosur
prej meje si pėrfaqesues i Institucionit tė mbrojtjes sė tė
drejtave tė njeriut, ta interpretoni si njė mesazh mirėkuptimi me
interes tė pėrbashkėt.
Unė
mendoj se ky interes i pėrbashkėt ėshtė pėrcaktuar nė Kushtetutė
dhe nė Ligjet pėrkatėse, prandaj do tė ishte nė nderin tuaj dhe kėnaqėsi
pėr mua qė marrėdhėniet e punės tė ishin sa mė korrekte, duke
kryer sejcili detyrėn e tij, pa qėnė unė i detyruar tju kujtoj
nevojėn e respektimit tė Kushtetutės.
Nė
kėtė kuadėr e ndjejmė tė nevojshme qė tė mbajmė me Ju, njė
linjė komunikimi tė vazhdueshme, e cila duhet tė ketė pėr qėllim
zgjidhjen e ēėshtjeve me interes reciprok qė kanė nė themel tė
tyre mbrojtjen dhe garantimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė
individėve.
Nė
vijim tė kėsaj, mė lejoni tė referoj pranė Jush njė ēėshtje e
cila kėrkon angazhimin dhe pėrkushtimin Tuaj maksimal pėr tė
shmangur vonesat e mėtejshme dhe tė panevojshme pėr njė kėrkesė
tė ligjshme tė kryer prej shtetases Ardita Alsula.
Konkretisht,
pranė Institucionit tė Avokatit tė Popullit ka paraqitur ankesė
shtetėsja e lartėpėrmendur, nė tė cilėn ngre shqetėsimin e saj
pėr zvarritjen dhe mosekzekutimin e Vendimit Gjyqėsor Nr. 94, datė
14.07.2008 tė dhėnė nga Gjykata e Apelit Tiranė, sipas tė cilit
ėshtė lėnė nė fuqi Vendimi Nr. 46, datė 12.02.2008, i Komisionit
tė Shėrbimit Civil, me tė cilin ėshtė vendosur detyrimi i
Ministrisė sė Drejtėsisė tė kryej rikthimin e ankueses nė vendin
e mėparėshme tė punės si dhe tė paguaj pagėn pėr kohėn e qėndrimit
pa punė.
Institucioni
i Avokatit tė Popullit, bazuar nė kompetencat e dhėna nga Ligji Nr.
8454 datė 04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit, i
ndryshuar, ka kėrkuar shpjegime me Shkresat Nr. K2/A15-4, datė
13.02.2009 dhe Nr. K2/A15-5, datė 24.02.2009, Ministrisės sė Drejtėsisė,
lidhur me shkaqet e mosekzekutimit tė Vendimit Gjyqėsor Nr.
94, datė 14.07.2008, i cili ka lėnė nė fuqi Vendimin 46, datė
12.02.2008 tė Komisionit tė Shėrbimit Civil.
Marrja e informacionit tė kėrkuar deri mė sot nuk ėshtė bėrė
e mundur, megjithėse procedurat pėr ekzekutimin e detyrueshėm kanė
nisur prej Zyrės pėrmbarimore, Tiranė, qysh mė datė 05.01.2009.
Sipas
konfirmimit tė kryer nga Zyra Pėrmbarimore, Tiranė, nė Shkresėn
Nr. 3276 prot datė 09.03.2009, rezulton se, Ministri i Drejtėsisė
paraardhės, pėr ēėshtjen nė fjalė, ėshtė shprehur kundėr
ekzekutimit tė kėtij Vendimi Gjyqėsor dhe se do tė bėhet kėrkesė
nė Gjykatė pėr kundėrshtimin e veprimeve pėrmbarimore.
Nė
kushtet kur qėndrimi i mbajtur, ndaj detyrimit pėr zbatimin e
Titullit Ekzekutiv Nr.46, datė 12.02.2008, nuk ka shkak ligjor qė e
justifikon, Institucioni i Avokatit tė Popullit me Shkresėn Nr.
K2/A15-8, datė 26.03.2009, ka rekomanduar Zyrės Pėrmbarimore, Tiranė,
vendosjen e sanksioneve ligjore ndaj personave qė nuk kryejnė
veprimet pėrkatėse pėr ekzekutimin e Titullit Ekzekutiv, konform pėrcaktimeve
tė kryera nė nenin 606 si dhe kryerjen e procedurave pėrmbarimore
sipas pėrcaktimeve tė kryera nė nenin 589 tė K.Pr.C.
Konstatohet
se Zyra Pėrmbarimore, Tiranė, deri mė sot, nuk ka kryer pėrmbushjen
e detyrimit ligjor tė pėrcaktuar nė nenin 22 tė Ligjit Nr. 8454,
datė 04.02.1999, Pėr Avokatin e Popullit, i ndryshuar, pėr
kthimin e pėrgjigjes brenda 30 ditėve nga data e dėrgimit tė
Rekomandimit Nr.K2/A15-8, datė 26.03.2009.
Nga
analiza nė tėrėsi e kėsaj ēėshtje, duke e vleresuar tė drejtė
dhe tė bazuar nė ligj kėtė ankesė, Avokati i Popullit kėrkon
edhe njėherė tju sjellė nė vėmendjen Tuaj detyrėn tuaj
funksionale dhe kushtetuese pėr mbrojtjen e tė
drejtave, lirive dhe interesave tė ligjshme tė shtetasve, tė
cilat cėnohen nga veprimet e parregullta e tė paligjshme tė
organeve dhe funksionarėve tė Administratės Publike, Qėndrore dhe
Vendore.
Mosrespektimi
i tė drejtės sė ankueses brenda afatit ligjor, neglizhenca, mungesa
e predispozicionit, mosimpenjimit dhe vlerėsimit si duhet tė kėtij
problemi tė mprehtė social dhe ekonomik, nuk i shėrben rritjes dhe
pėrmirėsimit tė standarteve tė shtetit ligjor, pėrkundrazi ndikon
nė mosfinalizimin e proēesit tė dhėnies sė drejtėsisė, dhe
sikundėr kuptohet edhe nga ankesa e mėsiperme, ul autoritetin e
institucionit tuaj dhe krijon premisa pėr humbjen e besimit ndaj dhėnies
sė drejtėsisė, duke cėnuar tė drejtat dhe liritė e shtetasve tė
mbrojtura nga Kushtetuta dhe Ligjet.
Nuk
janė tė pakta vendimet e Gjykatės Kushtetuese, sipas tė cilave ėshtė
vendosur pėr konstatimin e cėnimit tė sė drejtės pėr njė proces
tė rregullt ligjor si rjedhoj e mosekzekutimit tė titujve ekzekutiv.
Pėr
sa mė sipėr qėndrimi i derisotėm i mbajtur prej Ministrisės sė
Drejtėsisė, ėshtė nė kundėrshtim me nenin 6 tė Konventės
Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore, nė tė
cilėn Republika e Shqipėrisė ka aderuar.
Konventa
e vlerėson ekzekutimin e vendimeve si pjesė pėrbėrėse dhe tė rėndėsishme
tė njė gjykimi tė drejtė dhe publik, brenda njė afati tė arsyeshėm
dhe nga njė gjykatė e pavarur dhe e caktuar me ligj. Nė kėtė kuadėr
do tė vinim theksin nė faktin qė angazhimet ndėrkombėtare tė
Shqipėrisė po bėhen gjithnjė dhe mė konkrete, sidomos nė planin
e tė drejtave tė njeriut, tė zbatimit tė akteve juridike ndėrkombetare
dhe tė integrimit europian. Prandaj,
do tė ishte njė turp dhe do tė cėnohej rėndė autoriteti i
shtetit, nėse ankuesit do tė drejtoheshin pranė Gjykatės sė
Strasburgut kundėr Shtetit Shqiptar, pėr njė tė drejtė tė kėsaj
natyre, ndėrkohė qė Qeveria nė programin e saj e ka konsideruar
problem tė mprehtė dhe ėshtė angazhuar pėr ekzekutimin e
vendimeve gjyqėsore.
Qėndrimi
i derisotėm i Ministrisės sė Drejtėsisė shkel nenin 142/3 tė
Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė, nė tė cilin pėrcaktohet
se; Organet e Shtetit
janė tė detyruar tė ekzekutojnė vendimet gjyqėsore. Nė kėtė
konteks gjejmė rastin tė nėnvizojmė faktin se vendimet gjyqėsore
tė formės sė prerė nuk duhen konsideruar si ēėshtje dėshire,
nuk mund tė interpretohen nė mėnyrė subjektive nga askush, por
duhen konceptuar si detyrime ligjore qė duhen respektuar me pėrpikmėri
nga tė gjithė drejtuesit e institucioneve shtetėrore.
Avokati
i Popullit nisur vetėm nga parimi i zbatimit tė ligjshmėrisė,
qėllimi i mirė pėr pėrmirėsimin e punės, dhe rritjes sė
efektivitetit nė ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore tė formės sė
prerė, si dhe pėr njė zgjidhje ligjore tė kėtij problemi e ēmon
me vend tė bėjė kėtė rekomandim, duke shpresur se kėshtu do tė
ndihmojmė bashkėrisht pėr vėnien nė vend tė sė drejtės tė
shkelur ankueses nė fjalė.
Pėr
tė gjitha kėto arsye, nė pėrputhje me nenin 63/3 tė
Kushtetutės sė
Republikės sė Shqipėrisė, ku pėrcaktohet se; Avokati i
Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime
dhe tė propozoje masa kur konstaton shkelje tė tė drejtave
dhe lirive nga Administrata publike, si dhe nenit 21/b tė
Ligjit Nr.8454, datė 04.02.1999, i ndryshuar, i cili pėrcakton se ; Avokati
i Popullit paraqet rekomandime pėr marrje masash pėr vėnien nė
vend tė sė drejtės sė shkelur tek organi administrativ qė ka
shkaktuar shkeljen.
REKOMANDOJME
Marrjen
e masave pėr ekzekutimin sa mė parė tė Vendimit Gjyqėsor Nr.94,
datė 14.07.2008, tė dhėnė nga Gjykata e Apelit, Tiranė, sipas tė
cilit ėshtė vendosur pėr lėnien nė fuqi tė Vendimit Nr.46, datė
132.02.2008, tė Komisionit Shėrbimit Civil.
Lidhur
me veprimet qė do tė kryhen, lutemi konfirmoni ato brenda afatit
prej 10 ditėsh nga marrja dijeni e kėtij rekomandimi.
Bashkėlidhur
ju dėrgojmė:
1-
Shkresė Nr. K2/A15-4, datė 13.02.2009, e Institucionit tė
Avokatit tė Popullit.
2-
Shkresė Nr. K2/A15-5, datė 24.02.2009, e Institucionit tė
Avokatit tė Popullit.
3-
Shkresė Nr. 3276, datė 09.03.2009, e Zyrės Pėrmbarimore,
Tiranė.
4-
Shkresė Nr. K2/A15-8, datė 26.03.2009, e Institucionit tė
Avokatit tė Popullit.
Lidhur
me veprimet qė do tė kryhen, konform pėrcaktimit tė kryer nė
nenin 19 tė Ligjit Nr. 8454, datė 04.02.1999 Pėr Avokatin e
Popullit , i ndryshuar, me nenin 5 tė Ligjit Nr. 9398, datė
12.05.2005, lutemi konfirmoni ato brenda afatit prej 10 ditėsh nga
marrja dijeni e kėtij rekomandimi.
Duke
besuar nė bashkėpunimin tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI