|
Nr. K2/F47-3
Prot. Tiranë, më
02/11/2005
Nr.
Dok. 200501500/3
Lenda:
Perseritim
propozimin tone per ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te
Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999.
Drejtuar: Kryeministrit
te Republikes
se Shqiperise
Z. Sali BERISHA
TIRANE
I
nderuar z. Kryeminister!
Ne
Institucionin tone, vitet e fundit, jane bere dhjetra ankesa nga
familjare te punonjesve te policise te vrare ose nga vete
punonjesit e policise te plagosur per shkak te detyres. Ata
ankohen per mosperfitim nga Vendimi
i Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999 “Per
trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te
policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”.
Nga ndjekja e verifikimi i ketyre ankesave, si dhe nga
studimi i ketij vendimi rezulton se ai i shtrin efektet e tij
vetem per punonjesit e policise te vrare ose te plagosur qe nga
dt. 01 Janar 1999 e me pas. Duke qene keshtu, ai ja ka mohuar te
drejten e trajtimit familjareve te punonjesve te policise te
vrare ose te plagosur per shkak te detyres para kesaj date.
Nga ballafaqimi i tij me aktet nderkombetare te te
drejtave te njeriut, ne konstatojme se vendimi i mesiperm nuk
eshte nxjere ne perputhje me to dhe konkretisht:
1.
Me nenin 1 te “Deklarates universale te te drejtave te
njeriut”, miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme
me Rezoluten e saj 217 A, te 10 dhjetorit 1948, ne te cilen
percaktohet se: “Te gjitha qeniet njerezore lindin te lira
e te barabarta nga pikpamja e dinjitetit dhe e te drejtave”.
2.
Ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa “a”, te “Paktit
nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe
kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me rezoluten
e saj 2200 A te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet se:
“Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person
per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te
sigurojne ne menyre te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje
shperblim te barabarte per nje pune te barabarte, pa kurrfare
dallimi,...”.
3.
Gjithashtu, vendimi vjen ne kundershtim edhe me nenin 18 te
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin percaktohet
se: “Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, si dhe
me nenin 59, germa “f” te saj, ne te cilin percaktohet se:
“Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe
disponon, si dhe ne plotesim te nismes dhe te pergjegjesise
private, synon: ...riaftesimin shendetesor, edukimin e
specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe
permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses”.
Per keto aresye, me daten 06.12.2002, i kemi propozuar ish Kryeministrit
Nano ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M Nr.
552, date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te
familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per
shkak te detyres”, duke i shtrire efektet e zbatimit te tij
nga data 01 Janar 1991.
Meqenese
nuk na u kthye pergjigje, e kemi perseritur propozimin tone disa
here, si dhe e kemi trajtuar kete problem edhe ne raportet
vjetore te mbajtura para Parlamentit. Pas ketyre perpjekjeve
tona, nga ish Kryeministri dhe disa ish Ministra te Rendit
Publik na u premtua se problemi ne fjale do te gjente rregullim
ligjor. Madje ish Ministri i Rendit Publik z. Rama ne seancen
plenare te Parlamentit te Republikes se Shqiperise, me 7 prill
2003, ku u paraqit raporti vjetor 2002 i Avokatit te Popullit,
premtoi publikisht se Vendimi i mesiperm do te permiresohej nga
Qeveria, ashtu siç ishte kerkuar nga ana jone. Mirepo, megjithe
interesimin e vazhdueshem qe kemi bere prane Kabinetit te ish
Kryeministrit dhe M.R.Publik, perseri problemi nuk gjeti
zgjidhje konkrete, perveç pergatitjes se propozimit per
projekt-vendimin perkates nga ana e M.R.Publik.
Z. Kryemister,
Per
te bere te mundur zgjidhjen e ketij problemi shume te ndjeshem e
human,
bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes tone qe thote se:
“Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te
propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te
njeriut nga administrata publike” dhe nenin 24/b te Ligjit
Nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” qe thote
se: “Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja
e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre
shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut,
te njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte t’u
propozoje organeve te administrates ndryshimin dhe permiresimin
e ligjeve” ju,
P
R O P O Z O J M E
Qe te merrni masat e nevojshme per ndryshimin dhe
permiresimin e Vendimit te K.M nr. 552, date 27.11.1999 “Per
trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te
policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, duke i
shtrire efektet e zbatimit te tij nga 01 Janari 1991.
Per
masat qe do te merni, lutemi te vihemi ne dijeni.
Faleminderit per respektin dhe mirekuptimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|