Tė nderuar Zotėrinj !
Nė vijim tė
Inspektimeve nė Institucione tė Paraburgimit e I.E.V.P, dhe mbi bazėn
e njė plani tė caktuar, Avokati i Popullit urdhėroi kryerjen e
inspektimit nė Institucionin e Paraburgimit Kukės.
Ky
inspektim u zhvillua mė datėn 20.09.2009 dhe kishte si qėllim parėsor
monitorimin nga afėr tė kushteve dhe ambjenteve tė tė
paraburgosurve si dhe trajtimin e tyre nga administrata e atij
Institucioni gjatė
kryerjes sė veprimtarisė sė saj.
Gjatė
inspektimit u vlerėsua pritja, bashkėpunimi dhe transparenca qė u
mundėsua nga Drejtori i kėtij insitutcioni Z. Kreshnik Elezi dhe
specialisti i informacionit z. Shaban Shuli.
Inspektimi nė Institucionine Paraburgimit Kukės u zhvillua nė
tė gjitha mjediset e tė paraburgosurve duke komunikuar me ta njė pėr
njė nė ēdo dhomė.
Nė pėrfundim tė kėtij inspektimi pasi
u njohėm me problematikat dhe
ankesat e ngritura nga tė paraburgosurit
dhe pasi u informuan pėr njė sėrė konstatimesh tė vėna re
nga grupi i ekspertėve tonė, kemi detyrimin kushtetues dhe ligjor
tju parashtrojmė konkluzionet
pėrfundimtare, duke ju referuar si vijon:
1.
Siē jeni nė
dijeni nė Institucionin e Paraburgimit Kukės janė 22 dhoma qė
ndodhen nė katin e poshtėm tė ndėrtesės sė Komisariatit tė
Policisė. Kėto dhoma kanė qėnė dhoma izolimi tė sistemit tė mėparshėm.
2.
Nė momentin e
inspektimit Paraburgimi Kukės strehonte 8 tė paraburgosur. Avokati i
Popullit vėren se kjo shifėr ėshtė e ulėt, pėr njė strehim
normal tė paraburgosurve ndonėse kushtet e qėndrimit tė tyre nė
dhoma vlejnė pėr tė dėshiruar si pėrsa i pėrket ajrimit tė pakėt
ashtu dhe mungesės sė krevateve.
Megjithė kushtet e njohura, nga personeli i administratės sė
Institucionit tė Paraburgimit, bėhej pėrpjekje pėr mbajtjen pastėr
tė dhomave mjedisit tė brėndshėm, koridorit.
Pėr
momentin e inspektimit nė kėto dhoma nuk kishte tė mitur, femra apo
shtetas tė huaj.
Vlen
tė pėrmėndet fakti i sjelljes dhe komunikimit korrekt tė
personelit tė policisė me tė paraburgosurit.
3.
Sipėrfaqja e ambjentit ku tė paraburgosurit dalin pėr ajrosje
ishte njė hapėsirė me dimensionet 15mX7m me 6 ndarje muri
betoni tė cilat pėr mendimin tonė janė tė panevojshme. Pjesa e
sipėrme kishte zgarė
hekuri dhe nė njė tė tretėn e sipėrfaqes mbulohej nga njė strehė
plastike. Mendojmė se ambjenti ku tė paraburgosurit dalin nė ajrim
nuk ka parametrat e kėrkuara.
4.
Grupi i inspektues konstatoi se nė dhomat ku mbaheshin tė
paraburgosurit nuk kishte shtretėr. Dritaret e dhomave ishin tė
vogla dhe pėr rrjedhojė nuk kishte ajrim tė nevojshėm. Nuk
funksiononte sistemi i ngrohjes apo ftohjes pėr tė paraburgosurit,
ēka vėshtirėson qėndrimin e tyre sidomos nė periudhėn e dimrit i
cili nė Kukės ėshtė i
ashpėr.
5.
Nė Paraburgimin e
Kukėsit u konstatua se kishte dy tualete tė cilat ishin nė njė
dhomė me lagėshti dhe suva tė rrėzuar, nė kushte qė linin pėr tė
dėshiruar. Kishte edhe dushe ndonėse uji nuk ishte i vazhdueshėm,
mbasi vinte me orar.
6.
Nė kėtė Institucion nuk ka ambjente apo sallė leximi pėr tė
paraburgosurit. Nga drejtuesi i Institucionit
mėsuam se biblioteka e cila ndodhet nė ndėrtesėn e
administratės ishte e varfėr nė literaturė, dhe ato pak libra qė
kishin, ishin tė vjetėruara. Mungonin
mjediset e veēanta me qėllim
qė tė paraburgosurit tė ushtronin ritet fetare.
7. Gjatė inspektimit u konstatua se korespondenca
telefonike nėpėrmjet aparatit telefonik qė ndodhej brėnda mjedisit
tė paraburgimit, realizohej duke i dhėnė numurin policit tė shėrbimit
dhe mandej bisedohej me abonentin e kėrkuar. Avokati i Popullit
konstaton se aparati telefonik ėshtė vendosur nė njė ambjent tė
tillė qė nuk sigurohet aksesi dhe privatėsia gjatė komunikimit me
telefon.
8.
Takimet me
familjarėt tė paraburgusorit nė kėtė institucionin i realizonin
rregullisht, por vėndi i takimit nuk ishte i pėrshtatshėm. Ai
ndodhej nė mjediset e ajrimit dhe bėhej nėpėrmjet njė zgare
hekuri e nė distancė prej familjarit.
9.
Kuzhina nė kėtė
institucion ishte nė kushte normale higjene dhe pune. Nga tė
paraburgosurit nuk pati ankesa pėr ushqimin apo cilėsinė e tij.
10.
Paraburgimi Kukės ka tė punėsuar njė mjek part time dhe tre
infermjerė qė kryejnė shėrbim tė pandėrprerė 24 orėsh. Ka nė
organikė njė jurist i cili kryen dhe detyrėn e kartelistit.
Organika ėshtė e plotėsuar dhe me punonjėsit e shėrbimit tė
edukimit, tė cilėt kryejnė dhe punėn e specialistit tė kujdesit
social. Mendojmė se mbetet problem i rėndėsishėm mungesa e
psikologut i cili ėshtė i domosdoshėm pėr gjėndjen psikologjike tė
kėsaj kategorie qė pėrballen me njė situatė tė vėshtirė tė
kushteve tė qėndrimit dhe faktit se janė tė papėrgatitur pėr
pasojat e dėnimit tė tyre.
Nė
bisedė me drejtuesin e Institucionit tė Paraburgimit Kukės
z.Kreshnik Elezi, mėsuam se ėshtė siguruar trualli dhe
ėshtė bėrė projekti pėr ndėrtesėn e re tė Institucionit
tė Paraburgimit, por pritet lėvrimi i fondit nga Komuniteti
Europian. Prandaj, ėshtė detyra e strukturave pėrkatėse pėr
marrjen e masave pėr shpejtimin e proēedurave tė caktuara pėr kėtė
qėllim.
Pėr
sa mė lart, Avokati i Popullit bazuar
nė Pikėn3 tė nenit 63 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė
ku thuhet se : Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė
rekomandime dhe tė
propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive
tė njeriut nga administrata publike si dhe nenit 21/c tė
Ligjit Nr. 8454 datė 04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit i
ndryshuar, ku pėrcaktohet se: Avokati i
Popullit paraqet rekomandime pėr marrje masash pėr vėnien nė vėnd
tė sė sė drejtės sė shkelur tek organi administrativ, qė sipas
tij ka shkaktuar shkelje tė tė drejtave dhe liriveJU,
R E K O M A N D O J M Ė
1.
Pėrshpejtimin e proēedurave pėr fillimin e punimeve nė ndėrtesėn
e re tė Institucionit tė Paraburgimit Kukės.
2.
Marrjen e masave tė menjėhershme pėr vendosjen e krevateve
mė dhomat e paraburgimit.
3.
Krijimin e kushteve tė pėrshtashme pėr pastėrtinė dhe higjenėn nė
tualetet dhe furnizimin me ujė tė vazhdueshėm.
4.
Vendosjen e aparatit telofonik nė pozicion tė pėrshtashėm qė tė
garantojė aksesin dhe privatėsinėe tė drejtės pėr telefonim tė
tė paraburgosurve me familjet e tyre.
5.
Krijimin e mjedisit tė pėrshtatshėm pėr realizimin e takimit tė tė
paraburgosurve me familjarėt e tyre.
6. Shtimin e numurit tė literaturės dhe pasurimin e saj me qėllim
shpėrndarjen dhe pėrhapjen e dijes tek tė paraburgosurit.
7.
Shtimin nė organikėn e Institucionit me njė
psikolog.
Pėr
qėndrimin dhe masat qė do tė merrni nė zbatim tė kėtij
rekomandimi, sipas nenit 22 tė Ligjit Nr. 8454 datė 04.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit, presim pėrgjigje brėnda 30 ditėve.
Duke
besuar nė mirėkuptimin Tuaj
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI