I
nderuar Zoti Kryeministėr
Z. Ministėr
Mė lejoni tju pėrshėndes pėr tė gjithė nismat e
Qeverisė Tuaj dhe veprimtarinė konkrete pėr pėrmirėsimin e
infrastrukturės rrugore tė vendit. Por me cilėsinė e Avokatit tė
Popullit dhe njėkohėsisht tė njė qytetari shqiptar, dėshiroj tė
tėrheq vėmendjen Tuaj tek njė problem, tė cilin pothuaj tė gjithė
shqiptarėt dhe tė huajt e ndeshin pėrditė nė aksin rrugor
Plepa-Mali i Robit, Kavajė.
Dihet se ky aks (Durrės-Rrogozhinė) ėshtė mė i ngarkuari nė
tė gjithė vendin pėr shkak se ėshtė e vetmja rrugė qė lidh
Veriun, Tiranėn e Durrėsin me zonėn bregdetare jugore tė vendit. Pėr
arsye tė pashpjeguara, segmenti Durrės-Rrogozhinė ėshtė ndėrtuar
si superstradė, jo si autostradė me dy korsi, siē janė segmentet
Tiranė - Durrės dhe Rrogozhinė Lushnjė. Si rrjedhojė, tashmė
nė pikėn e sezonit tė plazhit, n.q.s. nga Tirana nė Durrės vjen pėr
rreth 30 minuta, pėr tė pėrshkuar segmentin Plepa Mali i Robit
(rreth 6 km) duhen nga 30-60 minuta. Nuk dua ta dramatizoj situatėn,
por nė mėnyrė tė veēantė nė ditėt e shtuna dhe tė djela,
kalimi i kėtij segmenti rrugor pėrbėn njė makth tė vėrtetė qė
ta zbeh dėshirėn pėr tė shkuar nė plazhet e Durrėsit e Kavajės,
por edhe mė poshtė, nė drejtim tė jugut tė vendit.
Pėr tė gjitha kėto arsye, do tė sugjeroja qė me njė
vendim tė veēantė tė Qeverisė, tė prokurohet pa tender
projektimi dhe ndėrtimi i kėtij segmenti rrugor brenda vitit 2008.
Besoj se pėr njė segment kaq tė vogėl (rreth 6 km) nuk do tė
ishte vėshtirė pėr tė gjetur financim nga buxheti i shtetit.
Zgjidhja e kėtij problemi qė mund tė duket i vogėl, besoj se do
ti japė njė impuls tė madh edhe Turizmit. Gjithashtu mė e pakta
do tė na kursejė tė gjithėve kohėn dhe stresin qė na shkaktohet.
Duke besuar nė mirėkuptimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI