I
nderuar zoti Ministėr,
Nė
vijim tė komunikimit tone institucional, ju informojmė se
Institucioni i Avokatit tė Popullit ka ndėrmarrė prej kohėsh
inisiativėn pėr tė parė se ēfarė mungesash vėrehen nė plotėsimin
e ligjeve nė fuqi me aktet nėnligjore qė duhet tė dalin nė fushėn
e mbrojtjes.
Nga
verifikimet e kryera pėr kėtė ka dalė se nė vėshtrim tė nenit
39 tė Ligjit nr.9210 datė 23.03.2004 Pėr Statusin e
ushtarakut duhet tė dalė njė vendim Qeverie pėr tė pėrcaktuar
kriteret e pėrfitimit nga ushtarakėt tė sė drejtės sė
parablerjes pėr objektet (bashkė me trojet funksionale), tė dala tė
lira nga ristrukturimi i F.A. dhe qė mbeten pronė e shtetit, pėr
nevoja pėr strehim. Dalja e njė vendimi tė tillė ishte
parashikuar brenda 12 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji. Por
ndonėse ka njė kohė tė gjatė (rreth katėr vjet) qė ligji ka hyrė
nė fuqi, njė vendim i tillė ende nuk ka dalė. Mos nxjerrja e aktit
nėnligjor ėshtė njė nga shkaqet kryesore qė ka ēuar nė mohimin
e kėsaj tė drejte pėr ushtarakėt aktiv dhe ata nė rezervė.
Theksojmė se prej vitesh ne kemi disa ankesa nga ushtarakėt pėr kėtė
problem.
Prandaj
pėr kėtė ēėshtje ne i kemi dėrguar njė Rekomandim Ministrisė sė
Mbrojtjes mė date 30.05.2006 Nė pėrgjigje tė kėtij rekomandimi
nga ana Ministrisė sqarohet se ėshtė paraqitur nė Kėshillin e
Ministrave projekt vendimi, por ka hasur nė kundėrshtimin e disa
Ministrive. Kėto Ministri tė tjera kanė argumentuar se neni 39 i
Ligjit nr. 9210, datė 23.03.2004 Pėr statusin e Ushtarakut,
bie ndesh me nenin 23 tė Ligjit nr. 7512 datė 10.08.1992 Pėr
sanksionimin dhe mbrojtjen e pronės private, tė nismės sė lirė,
veprimtarive private tė pavarura dhe privatizimit, ku pėrcaktohet
se: Kalimi i pronės shtetėrore nė pronė private bėhet nėpėrmjet
ankandit, shitjes sė lirė tė aksioneve, dhėnies falas tė
aksioneve personave fizik vėndas, si dhe me ēdo mėnyrė tjetėr tė
pėrshtatėshme. Gjithashtu pretendohet se bie nė kundėrshtim
edhe me nenin 28 tė Ligjit nr.
9235 datė 29.07.2004 Pėr kthimin dhe kompesimin e pronės qė
pėrcakton se: Pėr tokat qė janė nė pronėsi tė shtetit,
organet kompetente tė administratės publike ndalohen tė lidhin
kontrata posedimi a pronėsie me tė tretė deri nė pėrfundim tė
proēesit tė kthimit dhe kompesimit tė pronave.
Nė pėrfundim nė atė pėrgjigje argumentohet se miratimi i njė
projekt - vendimi qė rregullon kriteret dhe proēedurat e fitimit tė
sė drejtės sė parablerjes nga ushtarakėt e F.A., pėr objektet qė
sė bashku me trojet funksionale, dalin tė lira nga ristrukturimi i
Forcave tė Armatosura, nuk ėshtė i mundur deri nė momentin e
mbarimit tė proēesit tė kthimit dhe kompesimit tė pronės.
Institucioni
i avokatit tė Popullit insiston nė rregullimin e kėtij problemi
mbasi sė pari nuk duhet tė lejohet njė boshllėk ligjor ose njė gjėndje
e tillė paligjėshmėrie. Pėr kėtė rast ka dy rrugė: Ose tė
hartohet Vendimi i Kėshillit tė Ministrave siē ėshtė pėrcaktuar
nė ligj, ose nė tė kundėrt, tė propozohet shfuqizimi i nenit 39 tė
Ligjit nr. 9210 datė 23.03.2004 Pėr Statusin e Ushtarakut tė
Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė
mėnyrė mund ti jepet edhe rrugėzgjidhje ligjore problemit tė
qindra ushtarakėve tė cilėt me anėn e autorizimeve tė lėshuara
nga Ministra e Mbrojtjes janė strehuar nė objektet tė cilat kanė
mbetur tė lira nga ristrukturimi i ushtrisė dhe ata vetė i kanė
adoptuar nė banesa. Por kjo gjėndje nuk ėshtė rregulluar akoma pėr
shkak se organet e pushtetit vendor nuk i kanė cilėsuar kėto
objekte pėr strehim.
Pėr
kėto arsye, nė mbėshtetje tė nenit 63 tė Kushtetutės sė
Shqipėrisė qė thotė: Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė
rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė
drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike
dhe tė nenit 24/b tė Ligjit nr.8454 datė 04.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit, qė thotė se: kur
Avokati i Popullit vėren se ėshtė vetė pėrmbajtja e ligjit ose e
akteve tė tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qė krijon
premisa pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė njohura nga
Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka tė drejtė
tu propozojė
organeve tė administratės ndryshimin ose pėrmirėsimin e akteve nėnligjore;
R
E K O M A N D O J M Ė
1.
Marrjen e masave pėr hartimin e draftit tė Vendimit tė Kėshillit
tė Ministrave Pėr kriteret e pėrfitimit tė tė drejtės sė
parablerjes pėr objektet dhe trojet qė dalin tė lira nga
ristrukturimi i ushtrisė dhe pėrcjelljen e projektit Qeverisė pėr
miratim.
2.
Pėr masat e marra lutemi tė njoftohemi zyrtarisht brenda 30
ditėve.
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI