REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  M 50/28   Prot.                                 Tiranë, më 30/12/2004

Nr. Dok. 200300496/11        

 

Lenda:        Rekomandim ne lidhje me çeshtjen e paraqitur nga shtetasi Klement Piro.

 

Drejtuar:    Drejtorise se Policise te Ndertimit

 

                                                                             TIRANE

                           

                           Policise te Ndertimit, dega

 

                                                                             TIRANE

 

    

Prane institucionit te Avokatit te Popullit, shtetasi Klement PIRO, ka paraqitur nje ankese ku shpreh shqetesimin e tij ne lidhje me mosveprimin e Policise te Ndertimit, dega Tirane, persa i perket demtimeve qe ka pesuar banesa e tij nga ndertimi i bere prej z. Zef Ashta, si dhe per pjesen e ndertimit qe eshte bere jashte lejes se ndertimit ne kete rast.

Ankuesi shkruan se edhe pse nga ana juaj si organ, ne baze te shkreses nr.539/1 date 27.10.2001, eshte konfirmuar veprimi sipas ligjit, gjithçka ka ngelur ne kuadrin e konstatimit dhe asgje me teper.

Po keshtu edhe pse ne shkresen nr.1065/1 date 6.11.2001 te Policise te Ndertimit, dega Tirane, drejtuar Institucionit tone, pohohet se ndertimi i garazhit sipas lejes ne fjale eshte pezulluar, kjo gje nuk rezulton te jete bere, sipas ankeses se paraqitur nga z. Piro.

Ne keto kushte ankuesi ka kerkuar nderhyrjen e Avokatit te Popullit, per zgjidhjen e kesaj çeshtje.

Qe ne fillim te ketij informacioni theksojme se kjo ankese eshte paraqitur per here te pare tek ne date 28.03.2001, nga ana e znj. Marina Piro e ema e z. Klement Piro, por per shkak te vdekjes se saj proçedura eshte vazhduar nga z. Klement.

Theksojme kete fakt pasi nese do te shqyrtohej dosja e kesaj çeshtje, do te shihej ne menyre te dukshme zvarritja dhe neglizhenca e shfaqur nga ana juaj si organ, per dhenien e shpjegimeve lidhur me kete çeshtje.

Menjehere me marrjen ne shqyrtim te kesaj çeshtje, jane kerkuar shpjegime ne lidhje me trajtimin e saj nga ana e Policise te Ndertimit, dega Tirane, perkatesisht me shkresen M-50/3 date 27.02.2003.

Nenvizojme se veç çeshtjeve te tjera qe ankuesi ngrinte ne kete ankese, problemi kryesor, ka qene trajtimi i saj nga ana e organit tuaj.

Themi kete, pasi jane derguar nje sere shkresash te tjera ne vazhdim per dhenien e pergjigjeve ne lidhje me kete problem, jane zhvilluar nje sere takimesh me perfaqesues te deges tuaj te Tiranes, apo edhe te Drejtorise tuaj, por perseri problemi ka ngelur per nje kohe shume te gjate pa pergjigje.

Mund te permendim ketu shkresen nr.229/4 date 4.10.2002, drejtuar Drejtorise tuaj, ku midis te tjerash ngrihet edhe problemi i kesaj ankese, takimin e zhvilluar me perfaqesuesit e degeve te Policise te Ndertimit dhe Drejtorin e Pergjithshem te organit tuaj, ne daten 22.06.2002, si dhe nje varg takimesh deri ne verifikimin ne vend te problemit ne prezence edhe te ish kryetarit te deges se Tiranes, tani zv.Drejtor i pergjithshem i Policise te Ndertimit z.Vasfi Gupe.

Ne keto takime jane percaktuar shpesh here detyra, jane percaktuar shpesh here afate dhe si perfundim, asnjehere nuk eshte respektuar kjo marredhenie.

Dosja e trajtimit te kesaj çeshtje eshte shume e ngarkuar me shkresa dhe korrespondenca zyrtare, me te cilat ankuesi na ka njohur dhe na i ka vene ne dispozicion kohe pas kohe. Keshtu mund te permendim ketu, urdher ekzekutimin per prishje (shkresa nr.1419/172 date 20.06.2002 te Drejtorise se Policise te Ndertimit), ku urdherohet dega e Tiranes te prishe nje shtese anesore te ngritur nga z. Ashta, shkresen nr.515/4 date 22.04.2002 te Drejtorise tuaj drejtuar deges se Tiranes, ku kerkohet ndjekja e shpejte e proçedurave ligjore per shkeljet e kryera nga z. Ashta ne ekzekutimin e lejes se ndertimit, shkresa e deges tuaj Tirane nr.539/1 date 27.10.2001, drejtuar ankuesit etj.

Ne vazhdim mund te permenden nje sere shkresash te tjera qe Drejtoria e Urbanistikes Ligjore dhe Kontrollit mbi Territorin ne Bashkine Tirane, ju ka drejtuar si njoftime per kete problem, Policise se Ndertimit, dega Tirane, si psh shkresa nr.N-35/1 date 5.01.2001, apo shkresa nr.3751 date 19.06.2002, apo shkresa qe Drejtoria juaj i ka drejtuar Keshillit Bashkiak me nr. M-142 date 28.09.2001.

Se fundmi ne baze te vete sinjalizimeve dhe perpjekjeve qe ankuesi ka bere per zgjidhjen e çeshtjes, i kemi kerkuar Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe Drejtorise tuaj, dhenien e kopjes se dy shkresave zyrtare te drejtuara prej jush si institucione njera-tjetres, ne lidhje me kete problem, perkatesisht me shkresat nr.M-50/11 date 4.04.2003 dhe M-50/12 date 4.04.2003.

Nga ana e Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, jane derguar nga nje kopje e ketyre shkresave ku jepet edhe shkresa nr.592/1 date 10.03.2003 e Drejtorise tuaj, ku konfirmohet edhe nje here se ka shkelje ne zbatimin e lejes se ndertimit nga z. Ashta dhe se ka ndertim pa leje. Ne kete shkrese nuk diskutohet me ky fakt, por nxirren arsyet perse nuk eshte bere e mundur prishja e ndertimit pa leje.

Edhe pse ne tashme jemi ne dijeni te kesaj korrespondence zyrtare, kerkeses tone per dhenien e nje kopje te saj nga ana e Drejtorise tuaj, ju nuk i jeni pergjigjur sot e kesaj dite edhe pse eshte kontaktuar disa here me ju.

Ne vazhdim te trajtimit te ketij rasti, jemi vene ne dijeni nga ana e zv.drejtorit te pergjithshem z. Gupe se ishte ngritur nje grup pune per zgjidhjen perfundimtare te tij dhe se ne, do te viheshim ne dijeni per punen e ketij grupi dhe relacionin perfundimtar te tij.

Nderkohe, ndertimi i filluar i garazhit nga z. Ashta, eshte mbajtur i pezulluar edhe pse nga ky i fundit behen perpjekje here pas here, per fillimin e ketij ndertimi.

Pas kontaktimeve te shpeshta edhe me drejtuesit e rinj te deges tuaj te Tiranes dhe Drejtorise tuaj, se fundmi me ane te shkreses nr.1524/1 date 23.07.2004, jemi vene ne dijeni nga ana e Drejtorise se Policise te Ndertimit se;

Problemi i paraqitur nga ana e ankuesit eshte trajtuar disa here prej jush dhe se ne baze te verifikimeve te kryera ne vend, informacioneve te Drejtorise se Urbanistikes Ligjore ne Bashkine Tirane, ka rezultuar se ndertimi i bere nga shtetasi Zef Ashta, nuk eshte bere konform Planimterise se sheshit te ndertimit dhe lejes se ndertimit.

Ndertimi i garazhit eshte pezulluar, kurse pjesa e shteses anesore objekt konflikti, e cila eshte realizuar jashte planimterise se sheshit te miratuar, eshte konstatuar si kundravajtje, por teknikisht ka patur veshtiresi per prishje.

Ne keto kushte, duke patur parasysh ankesat e vazhdueshme per t’i dhene zgjidhje perfundimtare kesaj çeshtje, nga ana e drejtorise tuaj informohemi se keni urdheruar degen e Tiranes, te marre masa te menjehershme per prishjen e ketij ndertimi, si dhe ngritjen e nje grupi pune, per te percaktuar menyren dhe mjetet qe duhen per prishjen e ndertimit te kundraligjshem.

Bazuar ne kete pergjigje, i jemi ridrejtuar edhe nje here deges se Tiranes, duke i kerkuar shpjegime per trajtimin e metejshem te çeshtjes, referuar edhe faktit sipas te cilit vete ankuesi, ka shprehur gatishmerine per te siguruar dhe vene ne dispozicion tuaj punetore dhe personel te nevojshem, per kryerjen e prishjeve dhe nderhyrjeve te mundshme nga ana juaj.

Çuditerisht me ane te shkreses nr.2028/1 date 29.10.2004, dergohet nje pergjigje nga ana e deges se Tiranes, ku citohet shprehimisht se:

“Sipas dokumentacionit te paraqitur del se me vendimin nr.747 date 29.09.2000 te KRRT-se se Bashkise Tirane, eshte miratuar rikonstruksion per objekt ekzistues jashte kesaj leje, objekt i cili eshte ngjitur me objektin 2 kat te z. Klement Piro. Kjo provohet edhe nepermjet shkreses dt.28.09.2001 te Drejtorise se Urbanistikes Ligjore ne Bashkine Tirane.

Perderisa objekti megjithese eshte rikonstruktuar pa leje ka qene ekzistues, Policia e Ndertimit nuk mund te veproje per prishje.

Per çdo pretendim per demin qe mund t’i jete shkaktuar baneses se tij, z. Klement Piro, mund t’i drejtohet vetem Gjykates.”

Me kete pergjigje, jo vetem qe transformohet plotesisht ajo çfare neve si institucion na eshte konfirmuar ne shkresen e Drejtorise tuaj te Policise te Ndertimit per kete problem, por çeshtja futet ne interpretime te tjera, qe me sa duket dega e Tiranes nuk ka patur mundesine dhe kohen te na i jape per kater vjet rresht.

Te krijohet pershtypja se per trajtimin e kesaj çeshtje, jane shprehur dy organe te ndryshme te pavarura nga njeri-tjetri dhe jo i njejti organ, i cili ne shkallen e tij hierarkike te organizimit administrative, ka drejtorine perkatese. Nepermjet ketij rekomandimi duam njekohesisht t’ju terheqim vemendjen, per nje rakordim me te mire te pergjigjeve te dhena nga ana juaj si drejtori dhe deget e ndryshme per çeshtje te njejta, pasi verejme se sikurse ne kete rast, nuk mbahet i njejti qendrim, i cili ne fund te fundit i takon te njejtit organ. Po keshtu, deshirojme qe bashkepunimi yne ne vazhdim, te mos njohe me raste te tilla zvarritjeje krejtesisht absurde dhe joligjore, ne trajtimin e çeshtjeve dhe kthimin e pergjigjeve ndaj Institucionit tone.

Ne keto kushte, duke mos dashur te komentojme pergjigjen e deges se Tiranes qe besojme se do te jete objekt analize nga ana juaj si Drejtori, eshte plotesisht kompetence e organit tuaj, qe ne baze te parashikimeve te Ligjit Nr.8408 date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”, por edhe te Ligjit Nr.8405 date 17.09.1998 “Per urbanistiken”, te veproni ndaj ndertimit te kundraligjshem.

Me konkretisht ne piken 3, te nenit 3, te Ligjit “Per Policine e Ndertimit”, thuhet shprehimisht se:

“Policia e Ndertimit ka keto kompetenca:

-             te pezulloje e te marre vendim per prishjen e ndertimit te kundraligjshem.”

Nuk duhet te harrojme se e drejta per respektimin e vendbanimit dhe te drejtave qe rrjedhin nga pronesia e ligjshme, jane te drejta te parashikuara ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, ne piken 1, te nenit 8, te kesaj konvente dhe ne paragrafin e pare te nenit 1, te Portokollit shtese Nr.1 te saj, ku perkatesisht thuhet se:

“1. Çdo person ka te drejte qe t’i respektohet jeta private dhe familjare, vendbanimi dhe leterkembimi i tij”,

“Çdo person fizik ose juridik ka te drejte per respektimin e pasurise se tij. Askush nuk mund te privohet nga prona e tij, veçse per arsye te dobise publike dhe ne kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e pergjithshme te se drejtes nderkombetare”.

Per sa me siper, ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit, 63 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, si dhe te nenit 21/b, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ne te cilet perkatesisht thuhet shprehimisht se;

“Pas perfundimit te hetimeve, Avokati i Popullit……,

-              paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ qe, sipas tij, ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive”,

Gjithashtu, ne perputhje me nenin 10, nenin 14 dhe piken 2/c, te nenit 45, Kodit te Proçedurave Administrative, ku ne te fundit thuhet shprehimisht se:

“Ne mbrotje te interesave te gjera, te cilat mund te preken nga proçedimi administrativ, kane te drejte te fillojne nje procedim administrativ dhe/ose te marrin pjese ne te:

-         Avokati i Popullit”,

 

 

R E K O M A N D O J M E

 

 

Veprimin sa me te shpejte nga ana juaj ne lidhje me kete problem, ne baze te kompetencave qe ju jepen nga Ligji Nr.8408 date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”, duke marre vendimin perkates dhe duke sanksionuar ndertimin e paligjshem, te ngritur nga z. Ashta.

Ne perputhje me nenin 22, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se;

“Organet te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim.

Pergjigja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per ceshtjen ne fjale, si dhe çfare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndermarre ai organ”,

lutemi te na vini ne dijeni per qendrimin tuaj, ndaj ketij rekomandimi.

Duke besuar ne mirekuptimin tuaj

 

                                                                                             

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

          Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al