REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/F45-2 Prot.                                     Tiranë, më 30/10/2009

Nr. Dok. 200902225/2

   

Lenda:        Rekomandojme pergatitjen e projektit te VKM-se “Per rregullimin e marredhenieve te Policise se Shtetit me te tretet, per llojet e sherbimeve policore shtese qe ofron policia dhe tarifat e pageses per keto sherbime”, si dhe dergimin e tij per miratim ne Keshillin e Ministrave, ne baze dhe per zbatim te neneve 48 dhe 129 te ligjit nr. 9749, dt. 04.06.2007 “Per Policine e Shtetit”.

       

Drejtuar:    Ministrit te Brendshem

Z. Lulzim BASHA

 

Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit

Z. Hysni BURGAJ

                                     Tirane

 

Per dijeni:  Kryeministrit te Republikes se Shqiperise

Z. Sali BERISHA

      

                                     Tirane

  

  

 

          Te nderuar Zoterinj,

Ne institucionin tone kane bere ankesa disa banore te qytetit Orikum. Ata, perveç te tjerave, pretendojne edhe per ushtrim dhune nga punonjesit e policise se FNSH-se Fier ne datat 27 dhe 28 Tetor 2009, gjate protestave qe banoret e Orikumit kane bere ne kete qytet per te ndaluar fillimin e punimeve ne tokat te cilet ata i kane marre ne perdorim. Nga ana jone me dt. 28.10.2009 u dergua ne Orikum nje ekip ekspertesh, te cilet moren takim me nje grup banoresh protestues, me Kryetarin e Bashkise se Orikumit, me drejtuesit e Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore dhe drejtues te Policise se Shtetit te cilet kishin shkuar ne Vlore per kete problem.
Nga shqyrtimi i ankesave te banoreve, informacionit te dhene nga Kryetari i Bashkise Orikum dhe nga drejtuesit e policise vendore e qendrore, si dhe dokumentacioni i administruar nga ana jone rezultoi se:

          Banoret protestues jane pajisur nga komisioni i ndarjes se tokes te NB-se Orikum me akte te marrjes se tokes ne perdorim ne baze te ligjit nr. 7501 “Per token”. Me pas toka qe ata kane patur ne perdorim eshte shndruar ne truall dhe i eshte kthyer e kompensuar personave te tjere. Pronaret e truallit kane lidhur kontrata me shoqerite ndertuese per ndertimin e pallateve. Nga KRT-ja e Bashkise Orikum jane miratuar lejet e ndertimit per dy objekte, pallate, ne favor te shoqerive ndertuese respektivisht “Enri” shpk me vendimin nr. 8/8, dt. 17.12.2008 dhe “Ervis-En” shpk, “Binaj” shpk , “Beis” shpk e “Annabell” shpk me vendimin nr. 8/4, dt. 17.12.2008.

Pa u futur ne rregullsine dhe vlefshmerine e ketij procesi per titujt e pronesise dhe lejet e ndertimit, sepse do te trajtohen ne nje Rekomandim tjeter, po ndalemi vetem ne aspektin e nderhyrjes se Policise se Shtetit ne kete rast, per ofrimin e sherbimit subjekteve private. Gjithashtu edhe pretendimi i ankuesve per perdorim dhune ndaj tyre nga punonjesit e policise do te jete objekt i nje materiali tjeter.

          Mbi bazen e lejeve te ndertimit, subjektet ndertuese kishin tentuar disa here te fillonin punimet per ndertimin e objekteve perkatese por ishin penguar nga banoret. Te ndodhur ne keto kushte shoqerite ndertuese gjate muajit Tetor 2009, ne datat 12 dhe 13 i kane drejtuar kerkese, bashkelidhur edhe lejet e ndertimit, organeve te policise vendore Vlore per ndihme dhe nderhyrje me forca policie. Meqenese ne organet e policise vendore kishin bere ankesa edhe perfaqesuesit e shoqates se mbrojtjes se tokes bujqesore Orikum per mbivendosje te pronave ne vendin ku ishin miratuar lejet e ndertimit, nga Komisariati i Policise Vlore i ishte kerkuar nje informacion Kryetarit te Bashkise Orikum lidhur me konfliktin dhe per rregullsine e dokumentacionit te shoqerive ndertuese. Pasi nga bashkia eshte konfirmuar rregullsia e dokumentacionit te subjekteve ndertuese, Shefi i Komisariatit te Policise Vlore me shkresen nr. 179/9 Prot., dt. 24.10.2009, i ka kerkuar Zv.Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit z. Rasim Borishi mbeshtetje me sherbime policie te FNSH-se. Zv.Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Rasim Borishi me shkresen nr. 3891/1 Prot., dt. 27.10.2009, drejtuar Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore, ndermjet te tjera konfirmon marrjen ne konsiderate te kerkeses per mbeshtetje me Forca te Nderhyrjes se Shpejte ne momentin qe Policia e Vlores do te kryente mbeshtetjen e subjekteve ndertuese per fillimin e punimeve.

Nga studimi i kerkeses se Komisariatit te Policise Vlore dhe nga pergjigjia e Drejtorise se Pergjithshme te Policise konstatojme, se ne ato shkresa nuk eshte pasqyruar baza ligjore e kryerjes se ketyre veprimeve mbeshtetese me forca policie te Komisariatit te Policise Vlore dhe te FNSH-se, te cilat varen nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit.

Duke iu referuar ligjit nr. 9749, dt. 04.06.2007 “Per Policine e Shtetit”, kreut te IV-te, i cili rregullon marredheniet e Policise se Shtetit me persona dhe organizma te tjere, dhe konkretisht nenit 48 percaktohet se:

“1. Mbi bazen e kerkeses se personave juridike e fizike, publike ose private, si dhe ne varesi te mundesive qe ka, Policia ofron sherbime policore shtese kundrejt pageses.

2. Llojet e sherbimeve dhe tarifat e pageses percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave”.

Ne rastin konkret edhe ne takimin me kuadrot e mesiperme, Shefin e Komisariatit dhe Drejtorin e Policise se Qarkut Vlore, si dhe Zv.Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, doli qe ata nuk e njihnin dhe nuk ishin ne gjendje te kuptonin dhe interpretonin sakte dispoziten perkatese.

Sikurse rezulton nga permbajtja e nenit 48 te ligjit, Policia e Shtetit e ka atributin ligjor te ofrimit te sherbimeve policore shtese personave juridike e fizike, publike ose privat kundrejt pageses. Mirepo megjithse ka kaluar nje afat me shume se dy vjet qe ligji ka hyre ne fuqi, nga pyetja e drejtuesve te policise dhe shkresat e mesiperme rezulton se nuk eshte miratuar akoma akti nenligjor, VKM-ja, e cila do te beje rregullimin ligjor lidhur me llojet e sherbimeve policore qe ofron policia dhe tarifat e pageses per keto sherbime. Pra aktualisht kemi nje boshllek ligjor te pajustifikuar per rregullimin e ketyre marredhenieve juridike. Kujtojme se ne baze te nenit 129 te ligjit “Per Policine e Shtetit”, ngarkohet Keshilli i Ministrave dhe ministri qe te nxjerrin aktet normative ne zbatim te ketij ligjit brenda nje viti nga hyrja ne fuqi e tij.

Ne mendojme se, perderisa nuk eshte plotesuar baza ligjore dhe perderisa ne rastin konkret nga personat juridike private, subjektet ndertuese, nuk eshte bere ndonje pagese per sherbimin e policise, sikurse percaktohet ne ligj, Policia e Shtetit nuk duhet te kishte ofruar kete sherbim personave juridike private, jo vetem me punonjes te policise te FNSH-se, por as edhe me punonjes te policise vendore. Nese nga ana e qytetareve protestues do te kryheshin vepra penale ndaj subjekteve ndertuese, policia e ka per detyre ligjore qe te nderhyje dhe te kryeje veprimet e nevojshme proceduriale.

Pra ne rastin konkret ka shkelje nga Policia e Shtetit, sepse ka derguar forcat e policise pa qene percaktuar me pare nga Qeveria, llojet dhe menyrat e sherbimit policor qe ofrohen ajo, si dhe pagesat perkatese. Per keto aresye ky veprim duhet analizuar dhe nxjerre konkluzionet perkatese.

Per sa me siper dhe me qellim zgjidhjen e problemeve te kesaj natyre, bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes tone qe thote se: “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike” dhe nenit 24 te ligjit nr. 8454, dt. 04.02.1999, i ndryshuar, ku parashikohet e drejta e Avokatit te Popullit per te bere rekomandime legjislative Ju,

 

R E K O M A N D O J M E :

 

Pergatitjen e menjehershme te projektit te VKM-se “Per rregullimin e marredhenieve te Policise se Shtetit me personat juridike e fizike, publike ose private, per llojet e sherbimeve policore shtese qe ofron policia dhe tarifat e pageses per keto sherbime”, si dhe dergimin e tij per miratim ne Keshillin e Ministrave, ne baze dhe per zbatim te neneve 48 dhe 129 te ligjit nr. 9749, dt. 04.06.2007 “Per Policine e Shtetit”.

Per masat qe do te merrni ne zbatim te ketij rekomandimi, lutemi te na ktheni pergjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditesh te parashikuar nga neni 22 i ligjit “Per Avokatin e Popullit”.

 

          Faleminderit paraprakisht per mirekuptimin Tuaj,

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.