REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K3/B80-7 Prot.                                Tiranë, më 29/12/2006

Nr. Dok. 200602250/7

   

Lenda:        Jepen rekomandime ne lidhje me çeshtjen e shtetases Behije Hoxha  

       

   

Drejtuar:    Rektoratit te Universitetit

“Aleksander Moisiu”, Durres

Rektorit

Z. Agim KUKELI

      

DURRES

Per dijeni:  Ministrit te Arsimit dhe Shkences

Z. Genc POLLO

     

                                                     TIRANE

        

     

          I nderuar z.Rektor,

 

           Prane institucionit tone, shtetesja Behije Hoxha, studente ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres, ne daten 20.10.2006 ka shprehur shqetesimin ne lidhje me mospranimin nga ana Juaj, ne cilesine e Rektorit te Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres, te frekuentimit te metejshem te proçesit mesimor prej saj.

Sikunder ajo shkruan, ishte regjistruar per te vazhduar studimet ne Universitetin “A.Mosiu”, Durres, ne degen Anglisht. Mirepo ajo nuk pranohej per te ndjekur studimet dhe shkak per kete mospranim, ajo shprehej se, sipas Jush eshte bere veshja e saj, veshje e mbuluar me shami. Nderkohe ajo shkruante se nga koha e ndalimit per te ndjekur proçesin mesimor, i eshte dhene nje afat dy javor per te hequr veshjen e saj, me qellim qe te pranohej me pas ne proçesin e mesimit. Megjithate, ankuesja shprehej se keto deklarata per afatin e caktuar, i ishin thene verbalisht dhe jo me shkrese zyrtare.

Per kete çeshtje, ankuesja shkruante se ishte ankuar ne nje sere institucionesh, por ende nuk kishte marre nje pergjigje.

Ne keto kushte, duke e cilesuar kete fakt si mohim te se drejtes se saj per te vazhduar studimet e larta, znj.Hoxha ka kerkuar nderhyrje nga ana e Avokatit te Popullit per zgjidhjen e kesaj çeshtje.

Me marrjen ne shqyrtim te kesaj çeshtje nga zyra jone, kemi kerkuar prej Jush ne cilesine e Rektorit dhenien e shpjegimeve, persa i perket trajtimit qe i eshte bere kesaj çeshtje. Ne keto shpjegime, kemi kerkuar sqarime lidhur me bazen ligjore ku mbeshtetej veprimi ne kete rast, si dhe kemi kerkuar kopje te aktit administrativ (te mundshem) te nxjerre per kete çeshtje. Veç ketyre shpjegimeve, kemi kerkuar te n’a dergohej nje kopje e Rregullores se funksionimit te Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres.

Kjo proçedure shqyrtimi ka vazhduar paralelisht me nje takim te zhvilluar ne zyren e tuaj, ne daten 30.10.2006.

Ne kete takim ju eshte dorezuar shkresa jone zyrtare e kerkeses per shpjegime, nderkohe qe eshte debatuar ne lidhje me menyren se si ishte trajtuar kjo çeshtje, nisur jo vetem nga rasti konkret, por edhe nga praktika tonat te meparshme ne raste identike ne sistemin arsimor publik.

Duhet theksuar se ne kete takim, realisht pati nje reflektim jo te shprehur nga ana Juaj, fakt qe eshte konkluduar me pranimin e studentes Behije Hoxha (dhe te studentit Julian Mebelli) ne mesim. Po ne kete takim kemi kerkuar te marrim nje kopje te “Rregullores”, e cila sipas shpjegimeve te dhena prej Jush stafit tjeter prezent, eshte perdorur si baze ligjore per trajtimin e ketij rasti. N’a eshte dhene vetem nje fotokopje e ketij dokumenti zyrtar, ku qe ne fillim bie ne sy emertesa “Urdher i brendshem” (jo rregullore), me nr.prot.195 date 4.20.2006, si dhe fakti qe ky akt administrativ eshte nxjerre nga ana e nje organi, i cili eshte emertuar shprehimisht “Bordi i Universitetit”. Duke mos analizuar paraprakisht permbajtjen e ketij akti, duhet nenvizuar fakti se ne fund te ketij akti administrativ nga dokumenti qe ne n’a eshte dhene si kopje, mungon firma e personit qe ka tagren e firmosjes, cilesimi me funksionin perkates te ketij personi, si dhe mungon vulosja e ketij akti me vulen e institucionit perkates.

Menjehere pas takimit te sipercituar, eshte realizuar nje takim me znj. Hoxha, nga e cila kemi marre sqarime te tjera ne lidhje me kete çeshtje. Po keshtu eshte kontaktuar me telefon edhe studenti tjeter Julian Mebelli, i pezulluar per ndjekjen e proçesit mesimor per arsye te ngjashme me ato te ankueses.

Me konkretisht, ankuesja n’a ka sqaruar se eshte therritur veçmas nga ana e zv.rektorit si dhe nga ana Juaj, ku edhe eshte pyetur per shkaqet e mbajtjes se shamise dhe veshjes perkatese. Mbas shpjegimeve qe ka dhene, ajo ka pohuar se nga ana Juaj i eshte komunikuar verbalisht fakti se nuk do te lejohej te ndiqte proçesin e mesimit derisa te paraqitej me veshje tjeter ne universitet dhe per kete i ishte dhene nje afat dy javor. Ankuesja gjithashtu ka konfirmuar faktin se, nuk ka marre asnje njoftim apo shkrese zyrtare per kete pezullim, per ndjekjen normale te proçesit te mesimit. Mbas kesaj bisede znj.Hoxha ka konfirmuar se, nuk eshte lejuar ne ditet ne vazhdim jo vetem qe te ndiqte mesimin, por edhe as te afrohej tek dera e godines se universitetit prej rojes se godines. Afati dy javor qe i ishte dhene ankueses, realisht perfundonte te nesermen e dates ne te cilen ne kemi zhvilluar takimin ne zyren tuaj. Duke patur parasysh reagimin qe patem nga ana Juaj ne takimin e zhvilluar, kemi keshilluar ankuesen qe te prese reagimin tone, por edhe te vete Rektoratit edhe pse te nesermen perfundonte afati i caktuar dhe edhe pse ankuesja nuk ishte dakort qe te ndryshonte veshjen e saj. Po keshtu i kemi kerkuar asaj qe te paraqitej rregullisht ne Universitet, per te vazhduar proçesin e mesimit.

Bazuar ne premtimin se pergjigja per shpjegimet e kerkuara per kete çeshtje do te ishte shume e shpejte nga ana Juaj, kemi qene ne pritje te kesaj pergjigje. Fakti eshte se pas disa kontaktimesh me telefon, se fundmi pas nje kohe relativisht te gjate nga ajo e cila n’a ishte premtuar, jane derguar sqarimet perkatese me shkresen nr.249/1 date 15.11.2006.

Ne shkresen e sipercituar te Rektoratit te Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres, sqarohet se:

Ky universitet ka nje rregullore te brendshme te miratuar nga ana e Bordit Akademik dhe ku ne menyre te qarte eshte e ndaluar frekuentimi i universitetit nga studente veshja dhe paraqitja e te cileve, pasqyron dhe perçon ne proporcione te ekzagjeruara fe, sekte dhe/ose diskriminime racore apo sigmatizojne grupe te ndryshme shoqerore.

Ne zbatim te kesaj rregulloreje, nga ana e rektoratit studentet Behije Hoxha dhe Julian Mebelli jane thirrur dhe njoftuar per kete rregullore, si dhe jane keshilluar te pershtasin veshjen dhe paraqitjen e tyre ne perputhje me te. Per kete arsye atyre u jane lene dy jave afat reflektimi. Pas perfundimit te ketij afati dhe ne pergjigje te ankeses verbale te studenteve ne fjale, Bordi Akademik ka vendosur shprehimisht;

-Per t’ju dhene mundesi gjykimi pa peshen e presionit dhe ngarkesave te panevojshme, te gjithe faktoreve dhe aktoreve qe jane direkt apo indirekt pjese e institucionit te te interesuarve, qe laiciteti ne universitete te rregullohet ne menyre eksplicite me ligj, si dhe per te çliruar Universitetin nga pesha e problemeve qe presin te zgjidhen, vendosi pezullimin e perkohshem, vetem per kete vit akademik te zbatimit te pjeses se rregullores qe prek çeshtjen ne fjale.

-Vendimi merret duke u nisur nga fakti se studentet nuk kane patur dijeni per rregulloren e Universitetit ne Prill 2006, kohe qe korrespondon me kryerjen nga ana e studenteve te pararegjistrimeve, kur universiteti nuk kishte filluar te funksiononte.

-Universiteti do te beje te gjitha perpjekjet civile dhe institucionale qe rregullorja te reflektoje zgjidhjet ligjore qe institucionet e ngarkuara do te japin, per sa i perket vijes ndarese mes lirive themelore te njeriut dhe ndarjes se shtetit nga feja te garantuara ne Kushtetute nga njera ane dhe laicitetit te Universitetit te shprehur ne Ligjin e Arsimit te Larte nga ana tjeter.

-Rregullorja perfundimtare do te zbatohet vitin e ardhshem akademik me rigorozitet pa perjashtim per te gjithe studentet, duke perfshire edhe rastet e siperpermendura”.

Nisur nga keto percaktime te bera ne kete shkrese dhe per te patur nje analize te qarte te trajtimit te kesaj çeshtje, gjykojme se duhet te sqarohen keto pika:

1.A e ka ne kompetencen e tij struktura e emertuar “Bordi Akademik” (apo Bordi i Universitetit siç eshte titulluar faktikisht ne urdherin e bredshem), nxjerrjen e nje akti te tille administrativ si “Rregullorja”, e prezantuar ne kete çeshtje?

2.Dokumenti i paraqitur dhe i emertuar ne shkresen e Rektoratit si “Rregullore”, a eshte i tille dhe çfare perfaqeson ai ne te vertete?

3.A perfaqeson ky dokument nje akt administrativ ne tere elementet e tij te domosdoshem, per aq sa ai i eshte prezantuar si kopje dokumenti zyrtar zyres sone?

4.A ekziston nje akt administrativ i nxjerre nga autoriteti perkates kompetent per pezullimin e ndjekjes se proçesit mesimor, drejtuar ankueses dhe studentit tjeter Julian Mebelli?

5.A mundet qe dokumenti i cilesuar si Rregullore nga ana e Rektoratit te ezauroje çeshtjet te tilla, si ato per te cilat ka ndodhur pezullimi ne ndjekjen e proçesit mesimor per studentet e sipercituar?

Per te arritur ne konkluzionet perkatese, eshte e nevojshme analiza ligjore e çdo pike ne menyre te veçante dhe me konkretisht:

Lidhur me piken e pare, ne reference te parashikimeve te Ligjit nr.8461 date 25.02.1999 “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, konstatohet se ne nenin 7 parashikohet cilesimi i shkollave te larta publike (sikurse Universiteti “Aleksander Moisiu”), si institucione autonome. Ne piken “a” dhe “b” te ketij neni parashikohet se:

“-shkolla e larte zgjedh organet dhe autoritetet e veta drejtuese,

  -personeli i shkolles se larte ka te drejte te zgjedhe e te zgjidhet ne organet drejtuesete shkolles se larte ne perputhje me statusin e shkolles se larte”.

Ne nenin 15 dhe 16 te ketij ligji, thuhet shprehimisht qe:

Senatet dhe keshillat ne shkollat e larta jane organe kolegjiale, te zgjedhura, qe vendosin per problemet me te rendesishme te shkolles se larte ne fushen e mesimit, kerkimit shkencor dhe ne ate administrativo-financiare. Keto organe mblidhen periodikisht.

Senati eshte organi me i larte i shkolles se larte universitare; keshilli i fakultetit eshte organi me i larte i fakultetit; keshilli i shkolles eshte organi me i larte i shkolles se larte jouniversitare dhe keshilli i departamentit eshte organi me i larte i departamentit. Perberja detyrat, kompetencat dhe funksionimi i senateve dhe i keshillave perkatese percaktohen me statutet e shkollave te larta dhe ne rregulloret e tyre te brendshme”,

Autoritetet drejtuese te shkollave te larta dhe te strukturave te njesive te tyre perberese jane:

a)    Rektori per shkollen universitare

b)    Drejtori per shkollen jouniversitare

c)     Dekani per fakultetin…….

Detyrat dhe kompetencat e ketyre autoriteteve drejtuese burojne nga ky ligj dhe percaktohen me hollesi ne statutet e shkollave te larta”.

Ne vazhdim te parashikimeve te ketij ligji, ne nenin 25 thuhet shprehimisht qe:

“Ministria e Arsimit dhe Shkences miraton strukturen orientuese te administrates se shkollave te larta ne te gjitha nivelet. Personat pergjegjes per mbarevajtjen administrative dhe ekonomike te shkolles se larte jane kancelari i shkolles se larte dhe kancelaret e fakulteteve, te cilat jane specialiste me formim te larte ekonomik dhe me pervoje menaxhuese.

Kancelari i shkolles se larte publike universitare apo jo universitare, propozohet, perkatesisht nga rektori ose drejtori dhe emerohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkences. Kancelari i fakultetit propozohet nga dekani dhe emerohet nga rektori. Detyrat dhe kompetencat e kancelareve percaktohen ne statutin e shkolles se larte.”

Lidhur me menyren e rregullimit me akte ligjore dhe nenligjore te menyres se funksionimit te shkollave te larta publike, ne nenin 29 parashikohet qe:

“Shkolla e larte funksionin ne baze te ketij ligji, te akteve nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij, te statutit dhe rregulloreve te brendshme.

Statuti i shkolles se larte hartohet, perkatesisht, nga senati i universitetit apo keshilli i shkolles se larte dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkences.

Statuti i shkollave te larta ushtarake ose te policise miratohet nga ministri perkates.

Rregullorja e zgjedhjeve te organeve dhe autoriteteve drejtuese hartohet nga senati ose keshilli i shkolles se larte dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkences. Rregullorja e brendshme e fakultetit miratohet nga rektori. Rregullorja e brendshme e departamentit miratohet nga dekani i fakultetit ose drejtori i shkolles se larte jo universitare. Keto rregullore hartohen nga keshillat perkates.

Ne zbatim te ketij ligji statutet e shkollave te larta paraqiten per miratim ne Ministrine e Arsimit dhe shkences jo me vone se tre muaj nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Ne qofte se brenda nje muaji nga data e paraqitjes per miratim, Ministria e Arsimit dhe Shkences nuk shprehet mbi kete statut, ai konsiderohet i miratuar”.

Konkretisht, per te pasur nje analize me te hollesishme, kemi kerkuar nje kopje te dokumentit “Statut”, i cili rregullon sipas ligjit menyren e funksionimit te Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres. Kemi kontaktuar per kete qellim me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, si dhe me vete Ju ne cilesine e Rektorit te Universitetit “Aleksander Moisiu”. Fakti eshte se nga sqarimet e marra rezulton qe te jete pergatitur nje draft statut per kete universitet, por qe ende nuk eshte miratuar si akt nenligjor sipas kompetences, nga ana e Ministrit te Arsimit dhe Shkences. Sqarimi i vetem qe mundet te n’a jepnit per kete moment, eshte se organet perkatese drejtuese te Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres, veprojne ne baze te disa dispozitave kalimtare.

Nje moment tjeter ku duhet te ndalemi eshte se, çfare perfaqeson struktura “Bord Akademik” (ose Bordi i Universitetit) ne kete rast. Fakti eshte se sipas percaktimeve te Ligjit nr.8461 date 25.02.1999 “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, senati i shkolles se larte universitare perbehet nga perfaqesuesit e zgjedhur nga keshillat e fakulteteve te shkollave te larta jouniversitare dhe nga studentet.(neni 17).

Sipas pergjigjes qe ka dhene Rektorati i Universitetit “A.Moisiu”, Bordi Akademik ka ne perberje Rektorin, Zv.rektorin, Dekanen e Fakultetit te Ekonomise dhe Administrimit, Dekanin e Fakultetit te Edukimit dhe Drejtoreshen e Shkolles se Larte Profesionale. Problemi qe evidentohet ne kete rast eshte se fjala “bord” ne gjuhen angleze, e perkthyer ne shqip do te thote “keshill”, nderkohe qe pershtatur me terminologjine e perdorur nga ana e Rektoratit ne kthimin e pergjigjes, konstatojme se emertesa “Bord Akademik”=”Keshill Akademik”. Ligji per arsimin e larte nuk e njeh kete term, ne kuadrin e organeve dhe autoriteteve te veta drejtuese. Por perberja e ketij bordi akademik nuk perafrohet me perberjen e senatit, si nje nga organet drejtuese te shkolles se larte publike.

Per me teper, ne percaktimet e bera nga ana e ligjit behet fjale per rregullore te brendshme te fakultetit apo te departamentit, te cilat hartohen nga keshillat perkates dhe qe miratohen prej perkatesisht, Rektori apo Dekani i Fakultetit. Meqenese behet fjale per nje rregullore te brendshme qe nuk ka te beje me zgjedhjen e organeve dhe autoriteteve drejtuese, atehere behet fjale per rregullore te fakultetit apo departamentit. Po per çfare fakulteti behet fjale ne rastin konkret? Ne fund te fundit, ke fakultet perfaqeson “Bordi Akademik” dhe mbi ç’baze eshte ngritur ai si organ? Te gjitha keto pikepyetje ngrihen duke marre te mireqene faktin se dokumenti qe neve n’a eshte paraqitur nga ana e Rektoratit, eshte me te vertete nje rregullore, fakt qe do te analizohet ne piken e dyte. Ne keto kushte ky akt eshte nxjerre nga nje organ i paidentifikuar dhe atij i mungon si proçedure miratimi, miratimi nga ana e dekanit perkates. Rrjedhimisht, ne keto kushte kemi te bejme me nje akt administrativ absolutisht te pavlefshem.

Lidhur me piken e dyte, eshte e nevojshme te sqarohet se çfare perfaqeson dhe kupton koncepti i aktit administrativ te emertuar “Rregullore”. Ne kete sens, akti administrativ i nxjerre nga ana e organit perkates te administrates publike dhe i emertuar “Rregullore”, eshte nje akt nenligjor qe nxirret ne baze dhe per zbatim te ligjit. Ne thelb keto akte kane karakter normativ dhe jane te detyrueshme per te gjithe subjektet te cilave ato u drejtohen per zbatim. Po te verehet me kujdes, qe ne emertese ky dokument eshte emertuar “Urdher i brendshem”. Per me teper edhe per nga menyra e formulimit ai nuk perafrohet aspak me “Rregulloren”.

Ne teorine e se drejtes, urdheri eshte nje akt nenligjor i cili ndeshet me shpesh ne kompetencat qe ka nje organ individual. Ai nxirret ne kuader te zgjidhjes se nje çeshtje konkrete dhe jo te pergjithshme, per me teper qe ne çeshtjen konkrete ai mund te nxirret nga nje titullar per te percaktuar detyrimin e subjekteve te caktuara, per zbatimin e disa normave rregulluese te pergjithshme te sanksionuara me nje akt tjeter nenligjor, sikurse rregullorja. Pra, ne kete gjykim dokumenti i paraqitur dhe i cilesuar si rregullore, nuk perben nje rregullore, por nje akt tjeter nenligjor qe nuk perputhet me kompetencat e organit qe e ka nxjerre ate.

Lidhur me piken e trete, eshte e nevojshme te mbahet parasysh se çfare percakton teoria e te drejtes administrative ne lidhje me permbajtjen e aktit administrativ. Ndersa aspekti i formes se ketij akti qe n’a eshte paraqitur eshte ne rregull, pasi respekton rregullin e ekzistences te aktit administrativ ne forme shkresore, permbajtja e ketij akti ka mangesi.

Keshtu qe nje akt te kete permbajtje te plote te domosdoshme duhet te permbaje, autoritetin, organin qe e nxjerr aktin, si dhe çdo delegim apo nendelegim te pushteteve, identifikimin e paleve te cileve u drejtohet akti, parashtrimin e fakteve qe jane bere shkas per nxjerrjen e tij kur ato jane te rendesishme, bazen ligjore te aktit, daten e hyrjes ne fuqi te tij, nenshkrimin e titullarit te organit qe nxjerr aktin etj. Keto elemente te formes dhe permbajtjes se nje akti administrativ jane teper te rendesishme dhe nuk mund te injorohen. Ato konsiderohen pjese perberese e vete aktit dhe mosrespektimi ose moszbatimi i tyre mund te ndikoje drejteperdrejt ne rregullsine dhe ne vlefshmerine e tij.

Sikurse eshte theksuar qe ne fillim, ky akt ka mungesa te elementeve te permbajtjes, te cilat te çojne ne perfundimin se ketu nuk behet fjale per rregullshmeri, por per pavlefshmeri te aktit.

Lidhur me piken e katert, nese ekziston apo jo nje akt administrativ i nxjerre nga autoriteti perkates kompetent per pezullimin e ndjekjes se proçesit mesimor, drejtuar ankueses dhe studentit tjeter Julian Mebelli.

Faktikisht ndodhemi perpara rastit kur nje marredhenie administrative e vendosur mes paleve (rektoratit dhe studenteve), eshte nje marredhenie e pezulluar “de facto” dhe jo “de jure”. Themi kete pasi ne te gjithe praktiken e ndjekur, diskutimin e zhvilluar ne takimin me Ju, apo qofte edhe ne sqarimet qe n’a jane dhene ne pergjigje per kete çeshtje, pezullimi qe i eshte bere ankueses dhe studentit tjeter, ka qene thjesht mbi bazen e nje urdheri verbal dhe jo mbi bazen e nje akti administrativ shkresor. Edhe sikur te merrnim te mireqene faktin se urdheri i pezullimit perfaqeson nje akt administrativ te nxjerre ne forme verbale, mbetet e paqarte nese kjo eshte apo jo nje kompetence e Rektorit, apo e ndonje autoriteti tjeter dhe per me teper, ky akt nuk eshte zbardhur edhe pse eshte kerkuar te behet nje gje e tille, nga ana e vete studenteve te interesuar (neni 107 i Kodit te Proçedurave Administrative) .Gjykojme se çeshtjen e kompetences ne kete rast, do t’a zgjidhte Statuti i miratuar.

A mundet qe nderprerja e ndjekjes se proçesit te mesimit te behet pa akt administrativ, apo me ane te nje urdheri verbal? Ne te dyja rastet gjykojme se nuk jane respektuar kerkesat e Kodit te Proçedurave Administrative, ndaj edhe praktika e ndjekur eshte plotesisht ne kundershtim me keto parashikime.

Nese problemin e shohim ne aspektin tjeter, qe nga momenti i komunikimit te afatit (dy jave) ndaj ankueses, brenda te cilit ajo duhej te rregullonte problemin e veshjes, (gje e cila ka pasuar me pezullimin qe i eshte bere asaj per ndjekjen e metejshme te mesimit), jemi ne kushtet e fillimit te nje proçedimi administrativ. Ky proçedim administrativ ka vazhduar me nje vendim te ndermjetem pezullimi (nderprerje “de facto”) dhe normalisht, ka perfunduar me ripranimin e ankueses ne mesim. Parashikimet e Kodit te Proçedurave Administrative percaktojne se, ky proçedim i nisur, me sa duket me inisiativen e autoritetit perkates te Universitetit “A.Moisiu”, duhet patjeter te derivoje vendime te ndermjetme dhe te perfundoje me nje vendim perfundimtar. Gjithçka ka ndodhur, eshte thjesht çeshtje fakti, pasi nuk kemi as vendim te ndermjetem te detyrueshem ne kete rast per t’u nxjerre ne forme shkresore dhe as vendim perfundimtar te nxjerre ne te njejtat kushte.

Lidhur me piken e peste, konstatojme se dokumenti i cilesuar si “Rregullore” nga ana e Rektoratit, nuk mund te ezauroje çeshtje te tilla individuale, si ato per te cilat ka ndodhur pezullimi ne ndjekjen e proçesit mesimor per studentet e sipercituar. Fakti eshte se ky dokument (pavaresisht konstatimeve te mesiperme qe evidentojne probleme ne lidhje me vlefshmerine e tij ligjore), ka karakter rregullues te pergjithshem dhe nuk mund te marre persiper zevendesimin e nje akti administrativ individual, te nevojshem per trajtimin dhe zgjidhjen e kesaj çeshtje.

Te pretendosh se ky rast mund te kete per baze rregullimi direkte ne keto kushte “Rregulloren”, do te thote qe nga ana e pales perkatese te se drejtes administrative “Rektorit apo Rektoratit”, nuk kuptohet vete marredhenia administrative perkatese.

Mbi bazen e kesaj analize, natyrshem dalim ne disa konkluzione, te cilat po i rendisim si me poshte vijon:

-                     Urdheri i brendshem nr.195 date 4.10.2006, eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem. Si i tille ai nuk mund te sjelle asnje pasoje, por mjafton konstatimi i tij ne kushtet e sipercituara.

-                     Urdheri i brendshem nr.195 date 4.10.2006, nuk eshte nje akt nenligjor apo akt administrativ i llojit “Rregullore”, sikurse pretendohet. Ekzistenca faktike e ketij akti dhe elementet e tij nuk perafrojne me aktin administrativ te emertuar “rregullore” dhe nga ana tjeter, duket e qarte se kompetenca e organit qe mund te nxjerre kete akt nuk ekziston ne kete çeshtje. As per nga ana strukturore e ndertimit si dokument, ai nuk eshte rregullore.

-                     Urdheri i brendshem nr.195 date 4.10.2006, ka probleme jo vetem te karakterit formal, por edhe te vete permbajtjes se tij si akt administrativ, ne reference te kopjes se aktit qe n’a eshte derguar bashke me pergjigjen nga ana e Rektoratit te Universitetit “Aleksander Moisiu”.

-                     Pezullimi i ndjekjes se proçesit mesimor per studentet eshte nje pezullim faktik, pa nje akt individual perkates administrativ te nxjerre nga ana e autoritetit pergjegjes. Realisht ky mosveprim per nxjerrje akti administrativ, ka vene organin perkates te administrates ne kushtet e demit jashtekontraktor shkaktuar ndaj studenteve.

-                     Mungesa e aktit individual ne kete çeshtje, nuk mund te justifikoje si perdorim baze ligjore per rregullimin e çeshtjes, “Rregulloren” apo nje akt administrativ qe realisht nuk eshte rregullore, por urdher i brendshem.

Duhet te pranojme se analiza e deriketushme qe i eshte bere çeshtjes, ka te beje me vleresimin e ngushte te problemit per aq sa ka ndodhur realisht ne aspektin administrativ individual, por efektivisht problemi me i madh qendron ne konceptimin qe behet ne kete rast nga ana e Rektoratit te Universitetit “A.Moisiu”, Durres, ne lidhje me rregullimin e çeshtjeve sikurse ai i veshjes se ankueses.

Fakti eshte se ne nenin 10 te Kushtetutes parashihet se shteti eshte asnjanjes ne çeshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike. Edhe ne nenin 24 te Kushtetutes percaktohet se secili eshte i lire te zgjedhe, ose te ndryshoje fene, ose bindjet, si dhe t’i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht, ne publik ose ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve.

Ne morine e akteve nderkombetare, mund te permendet neni 18 i Deklarates Universale te te Drejave te Njeriut ku thuhet se: “Çdo njeri ka te drejten e lirise se mendimit, te ndergjegjes dhe te fese, kjo e drejte nenkupton lirine per te ndryshuar fene ose bindjet, vetem per vetem apo bashkarisht si ne publik ashtu edhe privatisht, nepermjet arsimimit, praktikave, kultit dhe kryerjes se riteve”, neni 9 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, Konventen per Luften kunder diskriminimit ne Fushen e Arsimimit, nenin 26 te Konventes Nderkombetare per te drejtat Civile dhe Politike etj.

Liria e besimit dhe e ndergjegjes dhe liria e shprehjes se tyre ne jeten publike, jane liri individuale te garantuara nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Si te tilla, kufizimi i tyre mund te behet vetem me ligj per nje interes publik, ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve (neni 17/1 i Kushtetutes). Per me teper, kufizimi qe mund te behet ne keto raste, nuk mund te cenoje thelbin e lirive dhe ne asnje rast nuk mund te tejkaloje kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut (neni 17/2 i Kushtetutes).

Pikepyetja qe ngrihet ne kete çeshtje eshte se, a mundet qe nje akt nenligjor sikurse rregullorja (?!), te kufizoje liri te garantuara me Kushtetute? Pergjigja eshte prerazi Jo. Nga ana tjeter ne kete çeshtje duhet te mbajme parasysh parimin e pergjithshem te se drejtes se ajo qe nuk pengohet shprehimisht me ligj, lejohet.

Ne keto rrethana, vleresojme se pergjigja e Rektoratit te Universitetit “Aleksander Moisiu”, ne lidhje me kushtin e ripranimit te studentes Behija Hoxha per vazhdimin e proçesit te mesimit dhe te pezullimit te zbatimit te “Rregullores” per kete vit akademik, jane zgjidhje te cilat bien ndesh jo vetem me anen administrative te trajtimit te çeshtjes, por me e rendesishmja zgjidhje qe nuk kane baze ligjore dhe qe bien ndesh me parashikimet perkatese ne Kushtetute.

Trajtimi i kesaj çeshtje ne formen qe ajo paraqitet, perben shkelje te te drejtave te ligjshme te ankueses, per te ndjekur rregullisht proçesin mesimor ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres.

          Nga ana tjeter, ne akordance me piken 2, te nenit 15, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, organet e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre duhet te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre.

          Per sa me siper, ne mbeshtetje te nenit 17 dhe pikes 3, te nenit 63 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, te nenit 21/b, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, si dhe ne perputhje me nenin 116/a te Kodit te Proçedurave Administrative, ku thuhet perkatesisht shprehimisht se:

          “1.Kufizime te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne kete Kushtetute mund te vendosen vetem me ligj per nje ienteres publik oe per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate.

           2.Keto kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te te drejtave dhe ne asnje rast nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut”,

“Pas perfundimit te hetimeve, Avokati i Popullit……,

-         paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ qe, sipas tij, ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive”,

 “Aktet administrative do te quhen absolutisht te pavlefshme, ne kuptimin e ketij Kodi, ne rastet e meposhtme:

 - kur akti eshte nxjerre nga nje organ administrativ i paidentifikuar”,

 

R E K O M A N D O J M E

 

1.Heqjen nga perdorimi te Urdherit te Brendshem nr.195 date 4.10.2006, sepse eshte absolutisht i pavlefshem.

2.Mosperseritjen e nje situate te tille, si nje praktike e gabuar dhe jo ligjore nga ana e Rektoratit te Univesitetit “Alkesander Moisiu”, Durres.

3.Ndjekjen e proçedures ligjore per miratimin sa me te shpejte te Statutit, si nje nga aktet kryesore per rregullimin e veprimtarise te ketij universiteti.

Ne perputhje me nenin 22, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se;

“Organet te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim.

Pergjigja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per çeshtjen ne fjale, si dhe çfare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndermarre ai organ”,

lutemi te na vini ne dijeni per qendrimin Tuaj, ndaj ketij rekomandimi.

Duke besuar ne mirekuptimin tuaj,

 

    

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.