|
Nr. 120/6
Prot.
Tiranė,
mė 29/01/2007
Lenda:
Dergohen
rekomandimet e Konferences Kombetare Te
drejta dhe dinjitet te barabarte per Personat me Aftesi
teKufizuar
Drejtuar: Presidentit
te Republikes se Shqiperise
Sh.T.
Zotit Alfred MOISIU
Tirane
I
nderuar Z.
President
Mė datėn 11 Dhjetor 2006, Avokati i Popullit ne bashkepunim me
Organizatat Save the Children, Unicef, Fondacionin Shqiptar per te
Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar dhe Keshillin Kombetar te
Personave me Aftesi te Kufizuar, organizoi Konferencen Kombėtare me
teme Tė drejta dhe dinjitet te barabarte per Personat me Aftesi te
Kufizuar.
Ne
Konference moren pjese dhe kontribuan Zv. Kryeministri Z. Ilir
Rusmajli, Ministri i Punes Ēeshtjeve Sociale dhe Shanseve te
Barabarta z. Kosta Barka, Ministri i Arsimit dhe Shkences Z. Genc
Pollo, Zv.Ministri i Shendetesise Z. Arben Ivanaj, etj.
Ne perfundim te ketij aktiviteti u pervijuan nje sere rekomandimesh,
nje kopje te te cilave po jua dergojme bashkengjitur.
Keto rekomandime gjithashtu do t'u dergohen te gjithe institucioneve
qe kane lidhje me temen e Konferences.
Duke besuar ne mirekuptimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
____________________________________________________
Konferenca
Kombetare Te drejta dhe dinjitet te barabarte per Personat me
Aftesi teKufizuar
Ne baze te nenit 30 tė Ligjit nr.8454, datė 04.02.1999, Pėr
Avokatin e Popullit, me ndryshimet e bera, Institucioni ynė
nė bashkėpunim me organizatat joqeveritare duhet tė organizojė,
tė paktėn njė herė nė vit, veprimtari kombėtare pėr
gjendjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Republikėn e
Shqipėrisė. Nė zbatim tė ketij detyrimi, mė datėn 11
Dhjetor 2006, ne bashkepunim me organizatat Save the Children,
UNICEF, Fondacionin Shqiptar per te Drejtat e Personave me
Aftesi te Kufizuar dhe Keshillin Kombetar te Personave me Aftesi
te Kufizuar, u zhvillua Konferenca Kombėtare Tė drejta dhe
dinjitet te barabarte per Personat me Aftesi te Kufizuar.
Kjo perzgjedhje u motivua nga fakti qe kjo kategori njerezish ne
nevoje, sipas burimeve zyrtare perfshin rreth 100.000 persona,
qe zene te pakten
3% te numurit te pergjithshem te popullsise ne vendin tone; te
qenies te tyre perhere e me shume te ekspozuar nga sfidat e nje
tranzicioni te veshtire dhe te vendosur ne skajet e shoqerise,
me standarte te ulta ekonomike; me mundesi te pakta arsimimi; me
nivel teper te larte papunesie; me aftesi te kufizuara
levizjeje; me te drejta njerezore pergjithesisht te kufizuara
dhe me prezencen e nje realiteti dhe mentaliteti social jo shume
integrues.
Qellimi i Konferences Kombetare Per te drejta nje dinjitet te
barabarte per Personat me Aftesi te Kufizuar ishte evidentimi
i problemeve sociale, ligjore, ekonomike dhe politike qe
shqetesojne jeten e ketyre personave, sensibilizimin e metejshem
te strukturave shteterore, te opinionit te gjere publik, te
mediave vizive dhe te shkruara dhe per te vendosur piketat e
duhura ne perputhje me legjislacionet dhe praktikat e vendeve me
te zhvilluara demokratike.
Parametrat e te drejtave dhe lirive te Personave me Aftesi te
Kufizuar dhe zbatimi i tyre, jane te sanksionuara ne Akte dhe
Konventa te shumta Nderkombetare, si dhe ne Kushtetuten e
Republikes se Shqiperise.
Ne Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut shpallet se :
te gjitha
qeniet njerezore kane lindur te lire dhe te barabarte ne
dinjitet dhe te drejta dhe se gjithkush duhet ti gezoje keto
te drejta dhe liri te shprehura ne te, pa dallim te ēfaredolloji,
si race, ngjyre, seksi, gjuhe, besimi fetar, politik dhe ēfaredolloj
tjeter besimi, origjine kombetare apo sociale, pasurie, status i
lindjes apo nje status tjeter.
Konventa e OKB-se Per Mbrojtjen dhe Nxitjen e te Drejtave dhe
Dinjitetit te Personave me Aftesi te Kufizuar miratur gjate
vitit 2006, e ngritur mbi parimet e mosdiskriminimit, te
barazive te mundesive, te perfshirjes se plote te pjesmarresve,
te respektit per te ndryshmit, te autonomise, etj, perben nje
akt madhor dhe kontribut te veēante ne njohjen, zgjerimin,
standartizimin dhe unifikimin e te drejtave dhe lirive te ketyre
personave.
Ne te parashikohet qe : Shtetet pale marrin persiper te
sigurojne dhe promovojne realizimin e plote te te gjithe te
drejtave dhe lirive themelore te njeriut per te gjithe personat
me aftesi te kufizuar pa diskriminim te ndonje lloji me baze
aftesine e kufizuar...
Edhe ne Kushtetuten tone jane nje sere normash te rendesishme qe
sanksiojne te drejtat e personave ne nevoje. Keshtu ne nenin
52/2 te saj parashikohet qe:
Kushdo, kur mbetet pa pune per shkaqe te pavarura
nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete te tjera jetese, ka te
drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj-Ndersa
ne nenin 56 te Kushtetutes sanksionohet se : Shtetasit
gezojne ne menyre te barabarte te drejten per kujdes shendetesor
nga shteti. Kushdo ka te drejte per sigurim shendetesor sipas
proēedures se caktuar me ligj.
Kurse ne nenin 59/e nenvizohet detyrimi qe : Shteti brenda
kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon, si dhe te
plotesimit te nismes dhe te pergjegjesive private, synon...e)
perkujdesjen dhe ndihmen per te moshuarit, jetimet dhe
invalidet.
Pėr pėrgatitjen e Konferencės u punua gjatė gjithė vitit
2006, duke shqyrtuar tė gjitha ankesat qė lidhen me tė
drejtat e kesaj kategorie personash gjatė viteve 2000-2005,
problemet qė kanė dalė si nė drejtim tė legjislacionit qė
mbron tė drejtat e tyre, ashtu dhe tė zbatimit konkret tė tij
nga ana e organeve tė administratės publike shqiptare.
Konferenca trajtoi kryesisht politikat qeveritare nė drejtim tė
mbrojtjes sė tė drejtave tė ketyre grupeve, ndryshimet dhe
permiresimet qe i jane bere legjislacionit ne fushen e ndihmes
dhe sherbimeve shoqerore, njohjes
dhe shkallen e zbatimit te tij, roli i OJF-ve ne mbrojtje
tė tė drejtave tė Personave me Aftesi te Kufizuar dhe mbajti
shenim verejtjet dhe sugjerimet e perfaqesuesve te tyre.
Shqipėria nepermjet aderimit dhe nenshkrimit te shume akteve
dhe konventave nderkombetare ka marrė pėrsipėr shumė
angazhime pėr mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė
Personave me Aftesi te Kufizuar. Pėr tė gjithė ėshtė mė se e qartė se
ratifikimi i Konventave ndėrkombėtare nuk ėshtė njė qėllim
nė vetvete, por ėshtė shprehje zyrtare e angazhimit tė
shtetit dhe shoqėrisė pėr tė garantuar zbatimin
e tė drejtave tė parashikuara nė to.
Nė pėrfundim tė punimeve tė Konferencės Kombėtare me teme
Tė drejta dhe dinjitet tė barabartė pėr Personat me Aftėsi
tė Kufizuar nė bazė tė diskutimeve, vėrejtjeve,
sugjerimeve dhe propozimeve tė pjesėmarrėsve, dolen keto :
PERFUNDIME:
1)
Venia ne fokus te Konferences Kombetare vjetore te te drejtave
te Personave me Aftesi te Kufizuar, tregon se problemet e ketyre
grupeve shoqerore te rrezikuara te popullsise, jane nje prokupim
mbareshoqeror, perbejne nje deshmi te ndergjegjsimit dhe
vemendjes se institucioneve te pavarura, te shoqerise civile dhe
opinionit publik ndaj te drejtave dhe nivelit te jeteses se
tyre. Shoqėria shqiptare, me gjithė problemet e shumta qė e
shoqėrojnė ne rrugen e integrimit nė strukturat
euro-atlantike, ne menyre te veēante pas nėnshkrimit sė Marrėveshjes
sė Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian, vazhdon te
shprehe mirekuptim per detyrimin dhe perballimin e kesaj sfide,
ne perpjekje per bashkimin e te gjitha zerave te saj ne ndihme
dhe perkrahje te sistemit aftesues per Personat me Aftesi te
Kufizuar.
2)
Politikat Kombėtare te ndjekura deri tani ne drejtim tė
ngritjes, reformimit dhe zgjerimit te sistemit tė Ndihmes dhe
Sherbimit Shoqeror ne mbeshtetje te Personave me Aftėsi tė
Kufizuar, kane synuar plotesimin e nevojave jetike baze te tyre,
zhvillimin e aftesive dhe mundesive personale, ruajten dhe
forcimin e proēesit te perfaqesimit, si nje ēeshtje e te
drejtave te njeriut, zbutjen e varferise dhe te perjashtimit
shoqeror per keta persona dhe familjet e tyre, dhe te krijoje
kushte sa me optimale per integrimin e tyre te metejshem ne
shoqeri dhe permiresimin e cilesise se jetesės tė tyre.
Ne
mbare vendin funksionojne 6 qendra publike rezidenciale te
perkujdesit shoqeror ku trajtohen rreth 400 femije me aftesi te
kufizuar dhe 3 qendra ditore me rreth 70 femije.
Ne
mbeshtetje te Personave me Aftesi te Kufizuar jane edhe rreth
16.000 kujdestare me pagese.
3)
Pjesmarrja e gjere nė kete Konference Kombetare te
perfaqesuesve te Kuvendit dhe drejtuesve te ministrive te
linjes, tregon interesimin dhe perpjekjet e vazhdueshme te
strukturave shteterore ne mbrojtjen dhe realizimin e nje spektri
sa me te pranueshem te te drejtave dhe lirive themelore te
Personave me Aftesi te Kufizuar.
4)
Personat me Aftesi te Kufizuar, perveē mbrojtjes te veēante
Kushtetuese dhe nje legjislacioni te gjere dhe qe permiresohet
vazhdimisht, ne mbrojtje te te drejtave te tyre, kane edhe
mbeshtetjen e te gjitha Konventave Nderkombetare te ratifikuara
nga Kuvendi i Shqiperise, si Konventa Evropiane pėr tė Drejtat
e Njeriut; Konventa pėr Eleminimin e tė Gjitha Formave tė
Diskriminimit ndaj Grave; Karta e Rishikuar Sociale Evropiane;
Konventa mbi tė Drejtat e Fėmijėve; Konventa Ndėrkombėtare
mbi tė Drejtat Ekonomike, Shoqėrore dhe Kulturore; Konventa
Kundėr Torturės dhe Dhunės, Trajtimin apo Ndėshkimin Ēnjerėzor
dhe Poshtėrues; Konventa Ndėrkombėtare mbi tė Drejtat Civile
dhe Politike, etj. Miratimi i Strategjisė sė Shėrbimeve Shoqėrore
ishte njė arritje e madhe, por qė duhet shpejtuar pėr pėrmbushjen
e planit tė veprimit qė shoqėron kete Strategji.
5)
Qeveria shqiptare per vitin 2006 vuri ne dispozicion te
Personave me Aftesi te Kufizuar 16% fonde me shume se nje vit me
pare. Ndersa per vitin 2007, keto shpezime jane planifikuar 8.1
miliard leke. Konstatohet patur mbeshtetje nga buxheti i shtetit
per projekte te Shoqatave Kombetare te Aftesise se Kufizuar per
ndertimin e qendrave rehabilituese.
6)
Faktor evident qė vihet re ėshtė edhe fakti qė Organizatat
jo Fitimprurese, qe veprojne ne fushen e ndihmes dhe sherbimeve
shoqerore janė shtuar dhe forcuar vazhdimisht me potencialet e
duhura njerezore-profesionale dhe materiale, duke u bėrė me
ofrimin e shėrbimeve te tyre njė faktor tepėr i rėndėsishėm
kontribues, alternativ dhe konkurues me shėrbimet e ofruara nga
strukturat shtetėrore. Konstatohet nje bashkepunim me i gjere i
tyre me strukturat shteterore dhe me donatoret.
7)
Megjithe impenjimin e organe te pushtetit vendor dhe aktoreve te
tjere te administrates publike, vazhdon te mbeten shqetesim
zvarritjet ne praktiken e tyre, per realizimin e te drejtave te
tyre per te cilen Personat me Aftesi te Kufizuar paraqesin
ankesa konkrete.
8)
Konstatohet se Personat me Aftesi te Kufizuar gjithnje e me
shume jane ndergjegjsuar per te drejtat e tyre dhe detyrimet qe
ju ka shoqeria, kerkojne gjithnje e me shume te degjohet zeri
tyre, te jene faktore reale ne promovimin e politikave te reja
dhe perpiqen te luftojne diskriminimin dhe mentalitetet
tradicionale ndaj tyre, si nje grup meshire ose si njerez qe
kane nevoje vetem per trajtim mjeksor.
9)
Institucioni i Avokatit te Popullit gjate gjithe ushtrimit te
veprimtarise se tij ne mbrojtje te te drejtave, lirive dhe
interesave te ligjeshme te individeve, nepermjet trajtimit te
ankesave te ketij grupi te ekspozuar nga mundėsitė e kufizuara
pėr tė pėrfituar nga programet shtrese ne nevoje, ka qene
teper i ndjeshem ne respektimin dhe zbatimin e kerkesave te
legjislacionit aktual nga organet dhe strukturat perkatese
shteterore. Konstatohet se here pas here, nga keto organe,
shkelen, zvarriten ose mohohen te drejta dhe lehtesira te tilla
qe kane te bejne me punesimin, arsimimin, strehimin, votimin,
informimin, aksesin pėr levizje te lire e pa pengesa ne banesa
dhe ambiente publike, e deri ne mungesen e ndjeshme te numurit
te institucioneve rezidenciale ne disponim te tyre, qe si emėrues
te pėrbashkėt te tyre kane neglizhencen, mungesen e kontrollit
dhe anashkalimit te ligjit me shumė lehtėsi nga strukturat
shtetėrore pėrkatėse.
Nė
baze te perfundimeve dhe konstatimeve te mesiperme, Konferenca
doli me kėto:
REKOMANDIME:
Riformulim
dhe saktesim i metejshem ne legjislacionin tone, mbi bazen e
konceptit evolues te aftesise se kufizuar dhe praktikes
boterore, pėr personin me aftėsi tė kufizuara mendore dhe
fizike.
Evidentimi
i saktė i tė gjithė Personave me Aftėsi tė Kufizuar, duke
treguar kujdes tė veēantė nė identifikimin e tyre nė zonat
e thella rurale.
Nevojitet
per te bere nje pune shume te madhe me te gjithe faktoret e
shoqerise shqiptare, duke vene ne efiēence potencialet e saj me
te mira intelektuale, ne menyre qe shoqėria jonė tė
iluminohet deri nė atė shkallė sa tė shkarkojė ngarkesat jo
tė pakta negative pėr kėtė shtresė nė nevojė dhe ti
pranojė si tė barabartė nė tė drejta dhe detyrime.
Fillimin
e funksionimit normal tė veprimtarisė tė Kėshillit Kombėtar
Pėr Ēėshtjet e Aftėsisė sė Kufizuar, si njė organ i rėndėsishėm
qė do tė ndikojė ndjeshėm nė zbutjen e problemeve tė
Personave me Aftėsi tė Kufizuar.
Qeveria
te diskutoje me partneret sociale ne te gjitha rastet kur
diskutohen dhe formulohen politikat dhe strategjite e ēeshtjeve
te zbutjes se verferise dhe te perkrahjes me skemat e ndihmes
dhe sherbimit shoqeror te shtresave ne nevoje.
Tė
realizohet reforme ne kuadrin legjislativ me objektiv aftesimin
e Personave me Aftesi te Kufizuar, per rritjen e aksesit te tyre
ne shoqeri dhe per te perfituar mundesi te barabarta, sistemimi
dhe pėrafrimi i legjislacionit tonė nė fushėn e ndihmes dhe
shėrbimeve sociale me standartet e Bashkimit Europian duke i
shoqeruar edhe me politika dhe mekanizma zbatuese.
Pas
ratifikimit tė Konventės Ndėrkombėtare mbi tė Drejtat e
Personave me Aftėsi tė Kufizuar, miratuar nga Kombet e
Bashkuara, nga Kuvendi tė bėhen tė gjithė pėrpjekjet pėr
implementimin e tij tė legjislacionit tonė mbi bazen e
filozofive te reja te trajtimit te avancuar te Personave me
Aftesi te Kufizuar, te respektimit dhe realizimit te standarteve
te lirive dhe te te drejtave si gjithe qytetaret e tjerė dhe
krijimin e mundesive konkrete per integrim.
Ministria
e Punes, Ēeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta te botoje
nje permbledhje te veēante telegjislacionit per problemet dhe
Personat me Aftesi te Kufizuar.
Sekretariati
Teknik i Personave me Aftesi te Kufizuar te pergatise objektivat
e vitit ne vazhdim per te gjitha ministrite e linjes dhe
strukturat vendore.
Legalizimi
falas i banesave ne zonat informale per Personat me Aftesi te
Kufizuar.
Te
punohet per pergatitjen dhe te miratohet Ligji Kunder
Diskriminimit.
Monitorimi
i respektimit te te drejtave te Personave me Aftesi te Kufizuar,
vleresohet si nje element mjaft i rendesishem ne permiresimin
konkret te cilesise se jetes se tyre.
Tė
shpejtohet puna pėr pėrgatitjen dhe miratimin e njė Ligji tė
ri integral, tė cilin tė unifikohen pėrfshin edhe Persona me
Aftėsi tė Kufizuar tė lėnė deri tani jashtė skemave tė pėrfitimit,
si tė dėmtuarat nga minat, personat endacakė, njerėzit me
distrofi muskulare, persona me aftėsi tė kufizuara tė bėrė
tė tillė pas moshės 21 vjeē, persona handikapė mendorė,
etj.
Tė
bėhen rekomandime pėr daljen e akteve nėnligjore pėr
zbatimin tėrėsor tė Ligjit Nr.9355, datė 10.03.2005 Pėr
ndihmėn dhe Shėrbimet Shoqėrore, pėr KM Nr.8, datė
07.01.2005 Strategjia e Shėrbimeve Shoqėrore.
Garantimi
i te drejtes se punesimit te sigurohet ne kushte te barabarta
edhe per Personat me Aftesi te Kufizuar, si gjithe shtetasit e
tjere, ne menyre qe kjo kategori te kete nje pune te
pershtateshme dhe te kene te ardhura nga puna, te cilat do te
ndikojne ne rritjen e mireqenies dhe te respektimit te
integritetit te tyre human. Tė bėhen ndryshime nė Ligjin
Nr.7995, datė 20.09.1995 Pėr nxitjen e punėsimit, per
forcimin e strukturave te kontrollit ne realizimin e normės
ligjore qė parashikon qė subjektet punedhenese qė punėsojne
25 punonjės, njėri prej tyre duhet tė jetė Person me Aftėsi
tė Kufizuar, si dhe forcimin e sanksioneve dhe zgjerimit te
tyre me alternativa te tjera, per kundravajtesit administrative.
Gjithashtu tė studjohet mundėsia e permiresimit te
stimujve per ikurajimin e punesimit te ketyre personave dhe te
legalizimit per disa vende pune nė Administratėn Publike ose nė
sektorin e shėrbimeve shteterore apo private, tė jenė tė
destinuara vetėm pėr kėtė kategori personash.
Tė shtohen fondet sociale pėr ngritjen e shėrbimeve tė reja
me ndarje tė gjere gjeografike veēanerisht te njesive ditore
te sherbimit, pėr konsolidimin e qendrave rezidenciale
ekzistuese, sidomos per femijet dhe te moshuarit me aftesi te
kufizuar, si dhe per decentralizimin e tyre.
Ministria e Shendetesise te konkretizoje angazhimet e saj ne
ngritjen e nje rrjeti kabinetesh te rehabilitimit
fizik-mjekesor dhe te trajtimit mendor.
Te
ngrihet nga strukturat shteterore te linjes nje sistem
informacioni i detajuar per Personat me Aftesi te Kufizuar, qe
te perfshije te dhena per grup-moshat, llojin e aftesise se
kufizuar, gjinine, nivelin arsimor, qe do jete ne sherbim te
vleresimit me te mire te politikave aktuale dhe ne ndermarrjen e
hapave te tjere per realizimin e te drejtave te ketyre personave
Shteti
mund tė lehtėsohet nė fushėn e shėrbimeve sociale, duke u
ndihmuar nė kėtė drejtim nga biznesi dhe donatore vendas dhe
te huaj. Asnjė shtet, sado i fuqishėm tė jetė, nuk mund tė
mbajė vetėm njė barrė tė tillė.
Te
punohet per permiresimin e legjislacionit per projektimin dhe
planifikimin urban, per pershtatshmerine e ambienteve te
institucioneve publike, arsimore dhe te sektorit te sherbimeve
per Personat me Aftesi te Kufizuar, per ndarjen e qarte te
kompetencave midis strukturave perkatese te pushtetit qendror
dhe atij vendor dhe te forcimit te konceptimit, ndertimit dhe
pershtatjes se ambientit me akses te plote per levizje te lire
dhe pa barriera per grupimet e ketyre personave.
Problemi
i strehimit tė personave me aftėsi tė kufizuar, kėrkon njė
rindarje mė tė mirė tė fondeve pėr ndėrtimin e banesave
publike dhe shitjen e tyre me ēmimin e kostos. Pėr tė verbėrit
tė kėrkohet zbatimi i normės ligjore tė parashikuar nė
Ligjin Nr.8098, datė 28.03.1996 Pėr Statusin e tė Verbėrit
pėr dhėnien e njė dhome shtesė falas.
Plotesimi
dhe permiresimi i kuadrit ligjor per lehtesira sherbimi ne te
gjitha llojet e transportit per Personat me Aftesi te Kufizuar,
hartimin e normave vendore te pershtatshmerise ndertimore ne
infrastrukturen e transportit dhe zbatimin e akteve ligjore per
rimbursimin e biletave ne linjat e transportit urban dhe
interurban.
Media,
si njė faktor i rėndėsishėm nė informimin e publikut tė
mundėsojė kėtė te drejte edhe pėr personat me aftėsi tė
kufizuar. Televizionet publike apo shtetėrore mund tė japin tė
paktėn njė herė nė ditė, njė edicion lajmesh pėr personat
qė nuk dėgjojnė. Ndėrsa, shtypi i shkruar tė gjejė njė
hapėsirė nė faqet e tij edhe pėr informimin e tė verbėrve.
Tė
rishikohen mundėsitė pėr shtimin e kujdestarėve pėr njė
kategori Personash me Aftėsi tė Kufizuar, si dhe pėr rritjen
e pagesės sė tyre, pasi ajo aktuale nuk ėshtė tėrheqėse pėr
aplikuesit.
Te
behet rivleresim me real i mundesise se rritjes se mases mujore
te karburantit dhe riindeksim i ēmimit te blerjes te tij te
caktuara per levizjen e Personave me Aftesi te Kufizuar.
Te
permiresohet sistemi i pagesave per Personat me Aftesi te
Kufizuar, ne perputhje me Ligjin nr.9355, date 10.3.2005 Per
ndihmen dhe sherbimin shendetesor
Pėrmirėsimi
i garantimit te te drejtes per arsimim per Personat me Aftesi te
Kufizuar, kerkon ndryshime ne sistemin e edukimit, te
percaktimit te proēedurave te sakta per pranimin, vleresimin
dhe regjistrimin e femijeve dhe Personave te tjere me Aftesi te
Kufizuara ne institucionet arsimore, kualifikimin specifik te
stafeve pedagogjike, te pergatitjes dhe pershtatjen e
kurikulave, programeve dhe teksteve per edukimin dhe arsimimin e
ketyre grupeve, permiresimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe
mbeshtetja e tij me akte nenligjore, shtimin dhe ngritjen e
shkollave dhe klasave speciale pėr edukimin dhe rehabilitimin e
femijeve dhe Personave me Aftesi te Kufizuar, te aplikimit te
edukimit ne shtepi ose qendra ditore, favorizimin e arsimimit ne
arsimin universitar, rishikimin e sistemit te rehabilitimit dhe
formimit profesional sipas mundėsive dhe aftėsive individuale,
favorizimin pėr ndjekjen falas tė kurseve te kualifikimit, per
mesimin e perdorimit te programeve kompjuterike, pėr
pervehtesimin e gjuhėve tė huaja dhe te kurseve te tjera ne
dobi te personave me aftesi te kufizuar.
Te
punohet per permiresimin e sistemit arsimor per personat qe nuk
degjojne, i cili duhet te konsistoje ne keto drejtime : ne
ngritjen e nje sistemi identifikimi sa me te shpejte te femijeve
qe nuk degjojne, ne ngritjen e qendrave komunitare per te rritur
shkallen e socializimit, keshillimit, trajtimit dhe
parapergatitjes se tyre per ndjekjen e Institutit te nxenesve qe
nuk degjojne, ne marrjen e masave per ngritjen e disa shkollave
te reja me sistemin dygjuhesor (gjuha e shenjave dhe gjuha
shqipe) per nxenesit qe nuk degjojne mbi bazen e disa qarqeve,
ne marrjen e masave per ngritjen e nje shkolle te mesme per
personat qe nuk degjojne dhe per pergatitjen e interpretuesve
per kete grup personash.
Te
sigurohen Personat me Aftesi te Kufizuar me te njejten sherbime,
cilesi dhe standarte te
sherbimeve mjekesore pa pagese ose me shpenzime te
perballueshme, si te gjithe personat e tjere. Tė studjohet mundėsia
e pėrmirėsimit tė legjislacionit pėr trajtimin shėndetėsor
tė kėtyre personave, nė elementė tė tillė si shėrbimin
dentar falas dhe tė njė pjese analizash laboratorike tė
domosdoshme dhe tė pėrhershme.
Tė
punohet mė shumė nga vetė organizatat jofitimprurėse qe
veprojne ne fushen e e ndihmes dhe sherbimeve shoqerore, per te
qene aktore te rendesishem ne lobimin per te drejtat e njerezve
ne nevoje dhe te ekspozuar ndj rrezikut, pėr forcimin e
kapaciteteve te tyre profesional, organizativ dhe
infrastrukturor, per respektimin e simotrave te tyre duke hequr
dore nga konfiktet dhe konkurenca, ne zgjerimin e games se
sherbimeve alternative ne ndihme te grupeve te ndryshme te
Personave me Aftesi te Kufizuar, tė realizojne njė koordinim
dhe bashkėpunim mė tė frytshėm me strukturat pėrkatėse
shtetėrore, me organet e pushtetit vendor dhe donatorėt.
Te
realizohet konkretisht nje nga te drejtat themelore te njeriut,
e drejta per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur per Personat me
Aftesi te Kufizuar, nepermjet permiresimit te Kodit Zgjedhor per
te votuar keto grupe edhe jashte qendrave te votimit, per
alternativat e aksesit ne qendren e votimit, te sherbimit te
perkthimit per personat qe nuk degjojne dhe perdorimin e mjeteve
te votimit te posaēme per personat qe nuk shikojne.
Te
shikohet mundesia e lehtesimit te metejshem ose te perjashtimit
nga detyrimet e disa taksave dhe tatimeve per Personave me
Aftesi te Kufizuar, si nje ndihme konkrete ne permiresimin e
gjendjes ekonomike te tyre.
*
*
*
Ne
perfundim Konferenca konkludoi se permiresimi i sistemit te
ndihmes dhe sherbimit shoqeror dhe pershtatja e legjislacionit
aktual ne kete fushe me ate te vendeve me te perparuara dhe te
Mareveshjeve dhe Konventavenete cilat Republika e Shqiperise ka
aderuar, do te ndikoje ndjeshem dhe pozitivisht ne permiresimin
e trajtimit dhe integrimit te grupeve te Personave me Aftesi te
Kufizuara ne komunitet.
Sipas
mendimit te pergjithshem, Konferenca ja arriti qellimit per
sensibilizimin dhe angazhimin me te madh te te gjitha organeve,
strukturave dhe autoriteteve te administrates publike per
zbatimin e Kushtetutes, akteve te njohura nderkombetare, ligjeve
perkatese si dhe rekomandimeve te kesaj Konference. Rekomandimet
ju derguan Kuvendit, Kryeministrit dhe gjithe ministrive qe
perfshihen ne fushen e te drejtave te Personave me Aftesi te
Kufizuar . Materialet e Konferences do te botohen dhe
shperndahen te gjithe te interesuarve.
Shpresojme se rekomandimet e kesaj Konference do te vleresohen
me seriozitet dhe do te fillojne te implementohen nga te gjitha
organet kompetente.
|