|
Nr. Kab.Sh.4/2
Prot. Tiranė, mė
28/12/2005
Nr.
Dok. 200502268/2
Lenda:
Rekomandim
lidhur me marrjen e iniciatives per rregullimin ligjor tė ndėrtimeve
tė objekteve fetare
Drejtuar: Ministrit
te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Z.
Lulzim BASHA
Komitetit
Shtetėror tė Kulteve
Z. Rasim HASANAJ
Per
dijeni: Kryeministrit tė Shqipėrisė
Z. Sali BERISHA
Tiranė
Tė nderuar zotėrinj,
Institucioni
i Avokatit te Popullit, ka shqyrtuar disa ēeshtje ne mbrojtje
te se drejtes kushtetuese te lirise fetare, te sanksionuara ne
nenet 10 dhe 24 te Kushtetutes sonė.
Te ndjeshem ne respektimin e lirise fetare nga njera ane
dhe te pergjegjesise qe kemi te gjithe
qe intoleranca fetare te mos behet shkak per lindjen e
konflikteve midis komuniteteve fetare, parashtrojmė se:
Duke mare shkas nga ankesat e paraqitura nėpėrmjet
Mediave, sidomos kohet e fundit, lidhur me impaktin negativ qe
po krijojne ne komunitetet fetare ndertimet e objekteve te
kultit si kryqet, teqete, xhamite, varreza si vende te shenjta
etj, me vend e pa vend, me ose pa leje, si dhe duke pare qė
ushtrimi i kompetencave nga komunat dhe bashkitė pėr tė dhėnė
leje pėr ndėrtime tė tilla rrezikon tė mosrespektojė
tolerancėn fetare nė nivel lokal apo kombėtar, jemi tė
mendimit qė proēedura e dhėnies sė lejes pėr ndėrtime tė
tilla, dokumentacioni qė duhet te plotesohet si dhe organi qe
duhet te jete kompetent per te miratuar lejen e ndertimit duhen
ti pėrshtaten njė rregulli specifik ligjor.
Keshtu, duke qene te ndergjegjshem per vėshtirėsite qe
paraqet vendimmarrja e organeve te Urbanistikes per keto lloj
ndertimesh gje qe varet si nga territori ku ndodhen apo
perkatesia fetare e anetareve te KRRT-ve lokale, jemi te
mendimit se leja per ndertimin e nje objekti kulti duhet te
kaloje neper disa faza.
Konkretisht, propozojme plotesimin e Ligjit Per
Urbanistiken, duke parashikuar qė:
KRRTRSH-ja e Republikės duhet te jete organi i vetem qe
duhet tė miratojė vendimin per dhenie leje ndertimi pėr
objekte kulti pasi tė ketė marrė edhe mendimin e Komitetit
Shtetėror tė Kulteve.
Pra
vendimet e KRRT-ve te Bashkive, Komunave dhe Qarqeve me objekt
dhenien e lejeve te ndertimit per objekte kulti do te kene fuqi
vetem pasi te miratohen nga ana e KRRTRSH-se sė Republikės.
Per permbushjen e ketyre kerkesave kerkohet plotesimi i
nenit 9 te Ligjit Nr. 8405 Date 17.09.1998 Per
Urbanistiken i ndryshuar ose nxjerrja e nje ligji te posaēem.
Ky
kufizim i tė drejtave tė organeve tė pushtetit vendor, por
edhe tė komuniteteve fetare, bazohet nė nenin 17 tė Kushtetutės
sonė sepse bėhet pėr interes publik dhe pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė tė tjerėve.
Per
sa me lart, Institucioni i Avokatit te Popullit, duke e
konsideruar si nje problem shqetesues ndertimin pa kriter te
objekteve te kultit te cilat mund te nxisin intolerancen, ne
mbeshtetje te pikes 3 te nenit 63 te Kushtetutes, ku thuhet
shprehimisht se: Avokati i Popullit ka te drejte te beje
rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te
drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike,
dhe ne vijim te nenit 24/a, te Ligjit nr.8454 date 4.02.1999
Per Avokatin e Popullit,
R
E K O M A N D O J M E
Nxjerrjen
e njė ligji tė ri tė posaēėm ose plotesimin e nenit 9 te
Ligjit nr.8405 date 17.09.1998 tė ndryshuar Per
Urbansitiken, pėr ti dhėnė tė drejtėn e miratimit tė
lejes sė ndėrtimit pėr objekte kulti Kėshillit tė
Rregullimit tė Territorit tė Republikės. Gjithashtu tė urdhėrohet
qė tė prishen tė gjitha ato objekte kulti tė ndėrtuara pa
leje para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.
Lutemi
te na vini ne dijeni per qendrimin tuaj, ndaj ketij rekomandimi
brenda 30 diteve.
Duke besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|