Perfaqesuesit
e 9 familjeve “Rama” dhe “Elezi” nga fshati Zall-Mner i
komunes Zall-Bastar te rrethit te Tiranes kane paraqitur nje ankese ne
Institucionin e Avokatit te Popullit dhe ankohen se nuk jane perfshire
ne listat emerore te familjeve te Komunes Zall-Bastar qe jane
parashikuar te sistemohen ne qytet sipas V.K.M. Nr. 317 date
19.06.1995. Ata nuk jane kompensuar edhe me toke bujqesore e per
rrjedhoje nuk perfitojne as nga Vendimi Nr. 224 dt. 05.05.2000 “Per
shpronesimin dhe kompensimin e tokes bujqesore te familjeve te
fshatrave Zallmner e Bulgesh, qe permbyten nga ujembledhesi i
Bovilles”.
Z.
Rexhep Rama e persona te tjere perfaqesues te familjeve te mesiperme,
ankohen per zvarritje te procedurave nga Ministria e Puneve Publike.
Shqetesimi i tyre, behet me eminent dhe per faktin se disa nga
familjet e mesiperme banojne perkohesisht ne mjedise ish magazina ne
Shkoze, me ndihmat e UNHCR-se e ne kushte minimale jetese.
Pas
studimit dhe verifikimit te ketij problemi, shqyrtimit te
dokumentacionit te administruar, dhe bisedes se zhvilluar me
specialiste te Ministrise tuaj, konstatohet se problemi i 9 familjeve
te fshatit Zall-Mner eshte ndjekur nga Keshilli i Rrethit, Prefektura
e Tiranes, si edhe Ministria e Bujqesise, e Pushtetit Lokal, e
Drejtesise dhe Ministria e Puneve Publike.
Te
gjitha Institucionet e mesiperme kane shfaqur mendimin se keta 9
familje kane te drejte ne ankesen e tyre dhe se problemi i tyre duhet
te zgjidhet.
Gjithashtu
rezulton se me daten 14.07.1999 Ministria e Puneve Publike dhe
Transportit (Zonja Ingrit Shuli) ka perpiluar projekt vendimin “Per
shpronesimin dhe kompensimin e tokes bujqesore te 9 familjeve qe kane
statusin e te pemdjekurit politik dhe qe banonin ne fshatin Zallmner
te permbytur nga ujembledhesi i BovilIes”.
Projekti
shoqerohet dhe me listen emerore te 9 familjeve ne te cilat
percaktohet numri i frymeve, struktura e apartamentit, vlera ne te
holla per t’u shperblyer dhe siperfaqja e tokes bujqesore. Por ky
projekt nuk eshte kaluar per shqyrtim nga Keshilli i Ministrave.
Duke
pare me shqetesim problemin e ankuesve dhe konstatuar se aktet e
administruara jane te rregullta ju paraqesim rekomandimin tone qe
projekt vendimi ne fjale te dergohet sa me pare per shqyrtim ne
Keshillin e Ministrave, me qellim qe te zgjidhet edhe ankesa e 9
familjeve “Rama” dhe “Elezi” .
Ne
baze te nenit 21 germa “b” te Ligjit Nr.8454, dt.04.02.1999 “Per
Avokatin e Popullit”, lutemi na njoftoni brenda 30 diteve lidhur me
zbatimin e ketij Rekomandimi.
Duke
shpresuar ne mirekuptimin tuaj
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI