Zoti
Ministėr
Institucioni
i Avokatit tė Popullit po vijon tė ketė nė vėmendje te
vazhdueshme respektimin e te drejtave dhe lirive te femijeve, si dhe
sigurimin e kushteve te nevojshme dhe te domosdoshme per mirerritjen e
tyre.
Kjo
veprimtari buron nė bazė tė ligjit nr.8454 datė 04.02.1999
ndryshuar me ligjin nr.9399, datė 12.05.2005 ku thuhet midis tė tjerėsh
se: Avokati i Popullit apo persona tė autorizuar prej tij kanė
tė drejtė tė hyjnė nė ēdo kohė, pa kufizim apo autorizim
paraprak, por duke vėnė nė dijeni titullarin e institucionit, nė tė
gjitha institucionet e administratės publike, nė azile dhe
vecanerisht ne shtėpi fėmije, si dhe nė ēdo vend tjetėr ku
ka tė dhėna dhe ēmon se ekziston mundėsia e shkeljes sė tė
drejtave dhe lirive tė njeriut.
Ne
zbatim te kesaj kompetence Avokati i Popullit, nė datėn 10.07.2009
ka kryer njė inspektim nė Shtėpinė e Fėmijės 0-6 vjeē, ne
Vlore.
Nga
takimi me drejtuesen e kėsaj qendre na u shpjegua se aty trajtoheshin
fėmijėt jetime sociale me vetem nje prind dhe femijet jetime
biologjike te moshes foshnjore deri 6 vjeē. Numri i pėrfituesve tė
kėsaj qendre ėshtė 30 fėmijė dhe aktualisht strehohen 12 fėmijė,
3 vajza dhe 9 djem.
Personeli
i kėsaj qendre pėrbėhej nga 22 persona: 10 kujdestar, 1 punonjėse
sociale, 1 edukatore per parashkolloret. Ky staf kishte kualifikimin e
duhur profesional. Shumica e edukatoreve ishin me profesion infermiere
tė cilat kishin eksperiencė tė gjatė nė kete institucion.
Gjatė
kėtij inspektimi u vunė re kushte tė mira tė ambjenteve te
brendshme ku mbaheshin fėmijėt. Kushtet e ambjenteve tė fjetjes,
argėtimit dhe gatimit ishin tė pastra dhe tė pajisura me mjete
funksionale. Ngrohja realizohej me kondicionim dhe nje gjenerator ne
gjendje pune ne raste nderprerje energjie. Nė mure ishin tė varura
rregulloret dhe standartet qė duhet tė respektonin punonjėsit e
qendrės.
Punonjėsja
sociale kishte dosje te plote per ēdo fėmijė tė strehuar ne kete
institucion dhe i pasuronte nė mėnyrė periodike ato me informacione
te domosdoshme. Nga kontakti me personelin na u shpjegua se shume prej
ketyre femijeve biresoheshin si nga prinder vendas ashtu dhe nga te
huaj. Ne korridorin e ketij institucioni ishin te varura te gjitha
fotot e femijeve qe ishin strehuar ne vite dhe qe kishin gjetur fale
biresimit nje familje te caktuar. Shumė prej tyre vizitoheshin edhe
nga prindėrit te cilėt i merrnin edhe nė fundjavė. Dhoma e takimit
ishte nė kushte shumė tė mira. Nuk kishte pasur asnjėherė ankesa
pėr keqtrajtim apo dhunė nga tė afėrmit e kėtyre fėmijėve.
Lavanderia
ishte mė vete nė gjendje tė mirė pune dhe me njė furnizim normal
me artikuj tė higjenės.
Jeta
sociale zhvillohej nė sallė lojrash, ambjent argėtimi tė gjelbėruar
dhe tė bollshėm pėrreth godines me lodra pėr fėmijė, dhomė TV,
pra ishte nė kushte optimale. Monitorimi i standarteve bėhej shpesh
herė nga inspektorė tė standarteve dhe perfaqesues te Bashkise.
Asistenca
mjeksore sigurohej nga njė mjeke pediatre jo e pėrfshirė nė
organikėn e qendrės, por e punėsuar me kontratė, e cila vizitonte
fėmijėt 3 herė nė javė . Ēdo fėmijė kishte kartelėn e tij
personale mjekėsore pėr ekzaminimin periodik. Furnizimi me ilaēe
ishte funksional dhe ishte zgjidhur nėpėrmjet lidhjes sė kontratės
me nje depo farmaceutike.
Sistemi
i ruajtjes se godines ishte siguruar me roje private vetem naten,
ndersa gjate dites ky sherbim mbulohej nga vete personeli i saj.
Krahas
situatės sė mesiperme tė kushteve dhe trajtimit tė fėmijėve u
vune re edhe problemet si vijon:
*
Nė te tere godinen ishin bere rikonstruksione te pjesshme gjate
periudhave te ndryshme, por ne teresine e saj kjo ishte nje godine e
vjeter dhe e amortizuar. Rikonstruksioni total i saj nuk eshte bere qe
prej 15 vjetesh dhe ne pamje te jashtme ajo le shume per te deshiruar.
Bashkia e qytetit kishte bere nderhyrje si ne tualete, hidroizolim
tarace dhe riparime te tjera te pjesshme, por godina ne teresi ishte
shume e amortizuar me lagėshtirė ne korridoret e katit te trete.
*
Kuota ushqimore ishte 240 lekė nė ditė pėr ēdo fėmijė. Kjo
kuote ishte e pamjaftueshme duke pasur parasysh rritjen e pėrditshme
tė ēmimeve nė treg.
Nė
kėto kushte, nė mbėshtetje tė pikės 3, tė nenit 63 tė Kushtetutės
sė Republikės sė Shqipėrisė ku thuhet se: Avokati i
Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa
kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga
administrata publike . Sa me siper ju,
R
E K O M A N D O J M Ė
1.
Marrjen e
masave pėr rikonstruksionin e tere godinės ku strehohen fėmijė nga
0 deri nė 6 vjeē duke evituar lagėshtirėn.
2.
Shtimin e kuotės
ushqimore, kjo referuar rritjes se cmimeve te tregut, domosdoshme kjo
pėr sigurimin normal tė ushqyerjes sė kėtyre fėmijėve.
Nė
zbatim tė kėtij rekomandimi lidhur me masat qė do tė merrni si dhe
nė mbėshtetje tė nenit 14 tė Ligjit Nr.8454 datė 4.02.1999, tė
Avokatit tė Popullit lutemi tė na ktheni njė pėrgjigje jo mė vonė
se 30 ditė nga data e paraqitjes sė tij.
Duke
besuar nė bashkėpunimin Tuaj
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI