REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 594 Prot.                                            Tiranë, më 26/12/2001

   

Lenda:        Dergohen propozime per marjen e nismes ligjvenese lidhur me permiresime e ndryshime te akteve ligjore e nenligjore per perfundimin e proçesit te rivleresimit e rishperndarjes se pasurise se ish-kooperativave bujqesore si dhe ndryshime ne Ligjin nr. 8435, dt.28.12.1998 "Per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise” 

       

   

Drejtuar:    Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit

Zotit Agron Duka

TIRANE

Ministrit te Financave

Zotit Anastas Angjeli

     

TIRANE

Per dijeni : Kryeministrit

Zotit Ilir Meta

TIRANE

 

  

      

Nje nga shqetesimet e konstatuara nga praktikat e deritanishme te ankesave te paraqitura ne Institucionin e Avokatit te Popullit, eshte edhe ai qe ka te beje me problemin e rivleresimit e rishperndarjes ne vlere te pasurise se ish-kooperativave bujqesore.

Ky proces, ne shumicen e njesive ekonomiko bujqesore, filloi me vleresimin e kesaj pasurie nga Komisionet te ngritura per kete qellim ne çdo ish-kooperative bujqesore, duke marre per baze çmimet e asaj periudhe si dhe indeksin e lekut ne momentin e rivleresimit. Vlera totale e llogaritur do te shperndahej per çdo person sipas kontributit te tij ne krijimin e kesaj pasurie, nga krijimi i kooperatives deri ne momentin e shperndarjes te saj.

Ndersa u bene vleresimet dhe u publikuan vlerat konkrete ne te holla te ketij kontributi per çdo person, likuidimi i tyre u be ne shume pak raste. Kjo per shkaqe nga me te ndryshmet qe te perbashket kishin zvarritjet e indiferencen e Komisioneve dhe te Zyrave te Permbarimit si dhe pamundesine e Keshillave te Komunave dhe Bashkive te parapaguanin prane ketyre Zyrave taksen e ekzekutimit te titullit ekzekutiv per objekte te vleresueshem, qe ne baze te Lidhjes nr.4 te Ligjit nr.7777, dt. 22.12.1993 “Per sistemin e Taksave ne Republiken e Shqiperise” ishte ne masen 5% te vleres qe do kthehej. Sot kjo takse ka ndryshuar, duke u ritur ne masen 7% dhe qe vetem per nje Komune, ne total, zene vlera te konsiderueshme. (Ligji nr. 8435, dt. 28.12.1998, lidhja nr.6, "Per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise ).

Baza ligjore per proçesin e rivleresimit dhe rishperndarjen e vleres se pasurise se ish-kooperativave bujqesore ka qene ligji nr.7745, dt.26.7.1993, ndryshuar me ligjet nr. 7$24, dt.18.5.1994; nr.7958, dt.5.7.1995, nr.8071, dt.15.2.1996 si dhe VKM nr.450 16.9.1996.

Sot eshte nje mase e konsiderueshme ish-anetaresh te kooperativave bujqesore qe rezultojne te mos e kene marre kontributin ne te holla duke u ankimuar ne organet lokale e qendrore te pushtetit, ashtu edhe duke kerkuar nderhyrjen e Avokatit te Popullit per zgjidhjen e ketij shqetesimi.

Ne baze te akteve ligjore e nen-ligjore te permendura me lart, krijohej Komisioni Qeveritar per vleresimin e kesaj pasurie, e perbere me perfaqesues te Ministrive te Bujqesise dhe Ushqimit, te Ekonomise e Financave, te Rendit dhe te Bankes Bujqesore. Komisione krijoheshin edhe ne Komuna e Bashki; vendimet e Keshillave te tyre, ishin tituj ekzekutive e ekzekutoheshin nga Zyrat e Permbarimit ne rrethe. Afati i fundit kohor per perfundimin e ketij proçesi, ka qene 1 Shtatori i vitit 1996. Pas kalimit te ketij afati, pasuria e debitoreve (persona qe moren objekte te kooperativave dhe qe ende nuk kane derdhur ne arken e shtetit vlerat monetare te tyre e te cilat do te rishperndaheshin) duhej te shitej ne ankand per llogari te kesaj rishperndarje.

Aktualisht Komisionet e rivleresimit te pasurise te ish-kooperativave bujqesore nuk ekzistojne, pjesa dermuese e dokumentacionit te paket qe u perpilua nga ato, sot nuk ekziston, nje pjese e objekteve eshte tjetersuar nepermjet shitjeve ose eshte rrafshuar; shume debitore jane larguar jashte vendit, ndersa Banka Bujqesore nuk ekziston prej vitesh. Ne asnje rast organet vendore nuk kane bere sekuestrimin e objeteve te pashlyera dhe shitjen e tyre ne ankand.

Ne teresine e tyre, te gjitha keto dukuri e kane bere objektivisht te pamundur, edhe atje ku mund te ekzistoje deshira e vullneti i mire, vazhdimin si te proçesit te detyrimit te debitoreve per te shlyer shumat e objekteve te marra ne pronesi, ashtu edhe rishperndarjen e tyre midis ish­ anetareve te kooperativave bujqesore.

Institucioni yne, duke u nisur nga verifikimet ne vend te ketyre lloj ankesave, si dhe nga kontaktet e here pas hereshme si me organet e pushtetit vendor ashtu dhe me Drejtorine e Pergjitheshme te Permbarimit ne Ministrine e Drejtesise, ka aritur ne konkluzionin se kontradikta midis mos-zbatimit te ligjit konkret dhe te drejtes te ligjeshme te shtetasve per te mare kontributin e tyre ne vite nga puna e perbashket, kerkon zgjidhje.

Per keto aresye, ne baze te nenit 81 te Kushtetutes te Shqiperise e te nenit 24 te Ligjit nr.8454, dt.4.2.1999 " Per Avokatin e Popullit" :

 

R E K O M A N D O J M E

 

Marrjen e inisiatives ligjvenese per permiresime e ndryshime, perfshi zgjatjen e afateve dhe rikrijimin e Komisioneve te vleresimit te pasurise te te gjithe niveleve, te akteve ligjore e nenligjore per vazhdimin deri ne perfundimin e plote, te proçesit te rivleresimit e rishperndarjes ne vlere te pasurise te ish-kooperativave bujqesore,

Ndryshime ne Kreun e katert, “Perjashtimi nga pagimi i taksave kombetare dhe vendore” te Ligjit nr.8435, dt.28.12.1998 “Per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise”, duke perjashtuar pagimin e takses permbarimore ne masen 7% nga ana e Keshillave te Komunave dhe Bashkive deri ne perfundimin e ketij proçesi, ose detyrimin e ketyre Keshillave, si perjashtim nga rregulli, ta paguajne kete takse ne momentin e ekzekutimit te titullit te tyre ekzekutiv nga Zyrat e Permbarimit

Me konsideraten me te larte per personat e detyrat tuaja.

 

    

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

   

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.