I nderuar z.Ministėr i Drejtėsisė !
Nė institucionin tonė ka bėrė ankesė shtetasi Vladimit
Laze, i cili aktualisht ėshtė duke vuajtur dėnimin penal nė Burgun
e Fushė-Krujės.Ky dėnim i tij ėshtė rrjedhojė e njohjes nga
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė me vendimin e saj nr. 161
dt.03.03.2004 tė vendimit nr.38 dt.06.03.2003 tė Gjykatės sė
Shkallės sė Parė Malmoe, tė shtetit tė Suedisė.
Ankuesi pretendon se meqėnėse ai ka plotėsuar kriteret
ligjore pėr lirim para kohe, i ėshtė drejtuar me kėrkesė Gjykatės
sė Rrethit Gjyqėsor Krujė dhe kjo gjykatė ndėrmjet tė tjerave i
ka kėrkuar edhe dėshminė e penalitetit.
Nė
kėto rrethana tė afėrmit e tij kanė aplikuar duke kėrkuar dėshminė
e penalitetit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve, e cila me
shkresėn e saj me nr.11 prot datė 14.10.2009 ka lėshuar vėrtetimin
pėrkatės. Nga ky vėrtetim rezulton se shtetasi Vladimit Laze
figuron i padėnuar nė regjistrin e gjendjes gjyqėsore.
Nė
fakt ankuesi ėshtė i dėnuar me burg dhe po vuan dėnimin penal, dhe
vuajtja e dėnimit tė tij ka filluar me datėn 13.03.2004.
Gjithashtu nga verifikimi ynė rezultoi se ky vendim, ndonėse
ka marrė formė tė prerė me datėn 13.03.2004, nga sekretaria gjyqėsore
e Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, nuk ėshtė plotėsuar dhe
nuk ėshtė dėrguar buletini i dėnimit nė Sektorin e Gjendjes Gjyqėsore
nė Ministrinė e Drejtėsisė. Moskryerja
e kėtij veprimi vjen nė kundėrshtim me kėrkesat e nenit 19, pika
25 tė Rregullores Pėr organizimin dhe funksionimin e
veprimtarisė sė administratės gjyqėsore, tė miratuar me
urdhėrin e Ministrit tė Drejtėsisė nr.1830 dt.03.04.2001, ku
parashikohen detyrat e sekretarit gjyqėsor nė fushėn penale, dhe nė
kėtė rregullore pėrcaktohet se sekretari gjyqėsor :Evidenton
dhe plotėson tė dhėnat e duhura dhe statistikėn penale.
Mirėpo nga nga ana jonė u konstatua se, mbasi vendimi gjyqėsor
me nr.161 akti datė 03.03.2004 i Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor
Tiranė ka marrė formė tė prerė, nga sekretari gjyqėsore nuk ėshtė
plotėsuar dhe nuk ėshtė dėrguar nė zyrėn e gjendjes gjyqėsore tė
Ministrisė sė Drejtėsisė buletini i dėnimit pėr shtetasin
Vladimit Laze, siē veprohet edhe pėr rastet e tjera tė gjykimit tė
zakonshėm.
Nga shqyrtimi i ankesės rezultoi
gjithashtu se i dėnuari Vladimir Laze, i ėshtė drejtuar me kėrkesė
pėr gjykim pėr lirim para kohe gjykatės me dt.22.07.2009 dhe dėshmia
e penalitetit nga sektori i gjendjes gjyqėsore ėshtė lėshuar me
datėn 11.11.2009, pra mbas 3 muajsh e 19 ditė.
Kjo
vonesė ka ardhur kryesisht nga fakti se sekretaria gjyqėsore nuk ka
plotėsuar dhe nuk ka dėrguar nė kohė buletinin e dėnimit tė
vendimit tė njohjes sė vendimit tė gjykatės sė huaj pasi ai
ka marrė formė tė prerė. Ky veprim u bė i mundur vetėm
mbi ndėrhyrjen e institucionit tonė duke argumentuar para gjykatės
faktin se ky person aktualisht ndodhet i dėnuar nė burg dhe se nė
aktet e gjendjes gjyqėsore figuron si i padėnuar pėr shkak se nuk
ėshtė plotėsuar e dėrguar nė kohė, buletini sipas Rregullores
:Pėr Organizimin dhe Funksionimin e veprimtarisė sė
administratės gjyqėsore tė miratuar nga Ministri i Drejtėsisė,
me urdhėrin nr.1830 datė 03.04.2001.
Prandaj
duke patur parasysh se nė rastin konkret kjo shkelje e rregullores
ndikon nė cėnimin e tė drejtave tė njeriut, dhe lė shteg pėr
abuzim dhe veprime korruptive nga organet e administratės publike,
menduam tua bėjmė prezentė problemin me qėllim qė ky rast tė
analizohet dhe tė merren masa e nevojshme qė raste tė kėsaj natyre
tė mos pėrsėriten nė tė ardhmen.
Nė
kėto rrethana duke u bazuar nė nenin 63/3 tė Kushtetutės sė
Republikės sė Shqipėrisė, ku thuhet se :Avokati i Popullit
ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren
shkeljen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata
publike, si dhe nė nenin 25/ē tė Ligjit nr.8454 datė
04.02.1999Pėr Avokatin e Popullit, ndryshuar me Ligjin nr.9398
datė 12.05.2005 Pėr Avokatin e Popullit, ku thuhet se :Avokati
i Popullit pranon ankesa ose njoftime pėr shkeljen e tė drejtave tė
njeriut qė rrjedhin nga administrata e pushtetit gjyqėsor, vendimet
e formės sė prerė dhe proēedurat gjyqėsore. Hetimi dhe kėrkesa e
Avokatit tė Popullit nuk prekin pavarėsinė e gjykatės nė marrjen
e vendimit, pėr sa mė sipėr, Ju
R
E K O M A N D O J M Ė :
1.
Analizimin e kėtij rasti pėr shkeljen e kryer dhe marrjen e masave tė
nevojshme me qėllim qė shkelje tė tilla tė mos pėrsėriten mė nė
tė ardhmen.
2.
Nxjerrjen e njė akti nėnligjor ( udhėzim apo qarkore ) pėr
tė gjitha Gjykatat e Rretheve Gjyqėsore lidhur me rastet e gjykimeve
tė kėrkesave pėr njohjen e vendimeve tė gjykatave tė huaja nga
gjykatat shqiptare, qė pasi vendimet tė marrin formė tė prerė, nė
ēdo rast tė plotėsohen dhe tė dėrgohen menjėherė buletinet e dėnimit
nė Sektorin e Gjendjes Gjyqėsore.
Pėr
shqyrtimin e kėtij rekomandimi dhe masat qė do merrni nė zbatim tė
tij nė bazė tė nenit 22 tė Ligjit nr.8454 datė 04.02.1999Pėr
Avokatin e Popullit, lutemi tė vihemi nė dijeni sa mė pparė por
jo mė vonė se 30 ditė nga marrja e tij.
Duke
besuar nė mirėbesimin tuaj.
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI