I
nderuar Z. Minister,
Duke
marre shkas nga nje artikull i botuar ne “Gazeta Shqiptare”,
ne daten 26.03.2009, me titull “Radoni. Gazi radioaktiv qe po
helmon Tiranen”, ku behej fjale per rreziqet qe shfaqen per
shendetin e njeriut per shkak te prezences se ketij gazi radioaktiv,
Avokati i Popullit filloi shqyrtimin e kesaj çeshtje me iniciative,
ne perputhje me parashikimet e nenit 13, te Ligjit nr.8454 date
4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.
Artikulli
ne fjale eshte bazuar fillimisht ne nje studim te kryer prej
specialisteve te sherbimit gjeologjik ne vitin 2005, lidhur me
prezencen e gazit Radon, ne 37 qendra kryesore urbane te vendit. Sipas
ketij studimi, Tirana eshte qyteti me i studjuar, pasi ne te jane bere
6 matje per km2.
Rezultatet
e ketij studimi, siç theksohet ne artikull, ne baze te siperfaqes qe
eshte matur, kane treguar se 30% e siperfaqes se Tiranes rezulton me
risk te larte Radoni. Konkretisht, si zona me risk te larte jane
piketuar, zonat e Kodres se Kuqe, Kinostudios, Gropes se Sejdise etj.
Megjithate, zona me risk shume te larte eshte etiketuar ajo e parkut
kombetar ne Dajt, ku niveli i prezences se ketij gazi radioaktiv eshte
regjistruar deri ne 10 here me shume se parametrat e BE-se.
Ne
vazhdim ne artikull shkruhet se, prania e ketij gazi ne kryeqytet
konfirmohet edhe nga ana e ministrise qe Ju drejtoni. Siç thuhet
shprehimisht ne artikull:
“Ne
nje studim te botuar nga kjo ministri, ku jane monitoruar parametrat e
cilesise se ajrit, ujit dhe tokes ne mbare vendin, nje kapitull i veçante
i kushtohet edhe prezences se Radonit. Matjet kete radhe jane bere nga
Agjencia Rajonale e Mjedisit, e cila ka testuar pranine e Rn222 ne
nentoken e Tiranes, ne ambientet e brendshme te shtepive si dhe ne
depoziten e ujit ne Berxull. Te dhenat kane rezultuar me te vertete
shqetesuese, sidomos persa i perket ambienteve te brendshme. Per
perqendrimin e Radonit ne toke jane monitoruar kryesisht sheshe me
risk te mesem, te larte dhe me pak te ulet, te cilat kane rezultuar me
po ate klasifikim risku. Rezultatet kane treguar se jane te njejtat
nivele.
Ndersa,
persa u perket ambienteve te brendshme, ne qytetin e Tiranes jane
kryer 32 monitorime nga 20 te planifikuara, ku rezulton se nivelet
mesatare te perqendrimit te Radonit luhaten nga vlerat me te uleta nen
50Bq/m3, deri ne 10 here mbi normen e lejuar, duke kapur vlerat e 3831
Bq/m3, ndersa matjet ne depoziten e ujit ne Berxull kane treguar vlera
mesatare te prezences se Radonit, ndaj ajo do te monitorohet
vazhdimisht”.
Sipas
ketij studimi te kryer nga ana e Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit te Ujrave (MMPAU), qyteti i Tiranes rezulton te jete i
vendosur mbi nje trashesi te kuqe aktive, qe mund te thuhet se prodhon
Radon.
Nderkohe
ne artikull thuhet shprehimisht qe: “Pikerisht pjesa qe dominohet
nga shtepite e uleta 1-2 kateshe dhe qe çdo dite po kthehen ne
ndertime te reja, eshte pjesa ku zhvillohet kjo trashesi aktive, e
cila detyrimisht duhet izoluar per te penguar kalimin e radonit ne
ndertese”- keshtu theksohet ne studimin e publikuar ne faqen zyrtare
te Ministrise se Mjedisit”.
Ne
vazhdim te artikullit thuhet se, ne nje tjeter raport zyrtar per
cilesine e mjedisit ku jetojme, te pergatitur po nga ana e Ministrise
se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave, pranohet rreziku qe
vjen nga Radoni, lihen detyra, por nuk ka nje plan masash konkrete, te
cilat do te ndihmojne per te zvogeluar riskun qe vjen nga ky gaz
radioaktiv.
Çeshtja
behet edhe me serioze kur konfirmohet se, çlirimi i ketij gazi nga
toka dhe shtimi i sasise se tij ne banesa, mund te shkaktoje doza te
papranueshme rrezatimi, qe tani njihen si nje nga shkaktaret kryesore
te kancerit ne mushkeri.
Mendimi
mjekesor eshte pjese vazhduese e ketij artikulli kur thuhet qe:
“Sipas mjekeve ne spitalin e mushkerive “Shefqet Ndroqi”, ne
Sanatorium, radoni eshte nje element i cili shkakton probleme ne
shendetin e personave qe kane kontakt te vazhdueshem me te. Ata
shpjegojne se nese kalohet norma e lejuar, e cila perballohet nga
trupi i njeriut, atehere shfaqen probleme, te cilat mund te çojne
deri ne ndryshime gjenetike apo mutacione, por edhe tumore. “Nese
nje person jeton vazhdimisht ne nje ambient qe tejkalon normen e
lejuar te perqendrimit te radonit, ai mund te kthehet ne nje helm.
Duke qene se merret me ane te rrugeve te frymemarrjes, futet ne gjene
dhe çon deri ne deformim gjenetik. Ajo qe haset me shpesh eshte fakti
se radoni shkakton tumor ne mushkeri, qe zhvillohet me ritme shume te
shpejta”.
Ne
artikull citohet se, ekspertet te cilet merren me matjet e ketij gazi
radioaktiv, kane kerkuar qe te behet e detyrueshme me ligj kryerja e
nje studimi gjeologjik para se te ndertohet nje objekt, por duket se
Ministria e Mjedisit ka te tjera prioritete. Kjo pasi duke filluar qe
nga viti 2007, ajo, per mungese fondesh ka pezulluar edhe matjet e
nivelit te perqendrimit te Radonit. Kjo do te thote se per firmat e
ndertimit, megjithese rreziku eshte prezent, nuk ka asnje lloj kuadri
ligjor qe t’i detyrojne te zbatojne disa parametra te caktuara, ne
ato zona ku matjet per Radonin dalin mbi normat e lejuara. Megjithese
per periudhen 2003-2007, sipas artikullit, Ministria e Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave ka dhene nje shume prej 600 mije
leke çdo vit per kryerjen e ketyre matjeve ne zonat me problematike,
ka rreth 2 vjet qe ky financim eshte nderprere per mungese fondesh.
Duke
marre mendimin e eksperteve te fushes, ne artikull theksohet se, per
te shmangur kete fenomen duhet qe para se te fillojne punimet per
ngritjen e nje ndertese, te behet nje studim i nentokes. Nese ky
truall del me perqindje te larte Radoni, jo se nuk duhet te ndertohet
ne te, por duhet te merren masa mbrojtese, siç eshte izolimi me fibra
izoluese efikase qe jane posaçerisht per kete pune.
I
nevojshem sipas mendimit te eksperteve, eshte edhe nje studim per
materialet e ndertimit te nevojshme per keto raste, pasi nje i tille
nuk eshte bere ende dhe per shkakun se ka shume mundesi qe materialet
qe futen ne Shqiperi jane jashte kritereve te perdorimit, persa i
perket prezences se ketij gazi.
Duke
ju referuar ekspertit te fushes, prof.as. Safet Dogjani, ne artikull
shprehet se: “Ne te gjitha studimet e kryera per kete problem, eshte
theksuar domosdoshmeria se, “duhet te vazhdoje studimi ne zonat e
klasifikuara me rrezik te larte”. Problemi eshte se kjo gje duhet
bere brenda nje kuadri ligjor dhe te behet i detyrueshem per te gjithe
firmat ndertuese. Pikerisht per kete arsye, ne i kemi sugjeruar
Ministrise se Mjedisit qe legjislacioni shqiptar ne fushen e
ndertimeve duhet te miratoje nje ligj, i cili te sanksionoje
domosdoshmerine e studimit te truallit gjeologjik te ndertimeve te
reja per vleresimin e rrezikut Radon”.
Sa
me siper dhe ne kuader te veprimtarise qe kryen Ministria e Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, kemi kerkuar dhenien e
shpjegimeve dhe informacioneve ne lidhje me problematiken qe ngrihej
ne kete artikull. Me konkretisht, eshte kerkuar nese nga ana juaj
zhvillohen studime te pervitshme apo edhe ne afate kohore me te
ngushta ne zonat problematike ne te gjithe vendin, ku shfaqet prezenca
e gazit Radon. Po keshtu, nese ekziston apo jo nje baze ligjore, e
cila do t’a bente te detyrueshme kete gje. Kemi kerkuar njekohesisht
te informohemi mbi masat qe institucioni MMPAU, ka marre per kete çeshtje,
qe me sa duket perben nje problem shume serioz per cilesine e jetes,
jo vetem ne Tirane por ne te gjithe vendin.
Ne
pergjigjen e dhene nga ana e Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit te Ujerave, me shkresen nr.1170 date 2.06.2009,
paraprakisht eshte bere nje shpjegim i perkatesise se Radonit ne
kuptimin e elementit kimik dhe shpendarjes se tij ne koren e tokes.
Veç vleresimit te rrezikut profesional ne rastet e ekspozimit
ndaj Radonit per punonjesit e nentokes, ne pergjigje evidentohet edhe
rreziku urban i ketij ekspozimi.
Duke vleresuar kete problem, ne pergjigje konfirmohet se
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, ka nxitur
dhe perkrahur kryerjen e monitorimeve dhe rritjen e kapaciteteve ne
kete drejtim nepermjet kooperimit me BE-ne. Po keshtu, pohohet fakti
se MMPAU, ka mbeshtetur financiarisht monitorimin per njohjen e
situates se perqendrimeve te Radonit ne toke, uje dhe ajer (te
banesave), duke synuar te paraqese dhe nje vleresim te riskut perkates
ne zona te ndryshme-qendra te banuara. Rezultatet e ketij monitorimi
jane publikuar nepermjet raportit vjetor te monitorimit te mjedisit,
dokument i cili eshte i hapur per publikun dhe gjithe institucionet e
interesuara.
Lidhur me vleresimin e shkalles dhe mjediseve qe emetojne
Radon, ne pergjigjen ne fjale theksohet se, kjo eshte me shume nje çeshtje
studimore se sa monitorim, ndaj per kete arsye vleresohet se do te
ishte me interes qe materialet e ndertimit para se te perdoren, duhet
te analizohen dhe te çertifikohen per kete element radioaktiv. Pra,
duhet shtuar si kusht ndertimor edhe kerkesa per çertifikaten e
emetimit te radonit, çertifikate e cila duhet te leshohet nga
institucionet pergjegjese.
Qendrim i njejte me ate te konstatuar ne artikullin e botuar ne
“Gazeta Shqiptare”, mbahet nga ana e MMPAU ne kete pergjigje, kur
vleresohet se te dhenat e rregullta dhe te thelluara te monitorimit do
te sherbejne per orientimin dhe mbeshtetjen e punes per hartimin e nje
baze ligjore me te plote, qe do te vinte ne shina procesin e
vleresimit me te plote dhe masat e veçanta qe duhet te merren ne
situatat konkrete, sidomos te ndertimeve te reja ne zonat e vleresuara
me risk te larte.
Natyrisht qe ky proces ka te nevojshem bashkepunimin me
ministri te tjera, si dhe me grupe te ekspertizes tekniko-shkencore.
Nisur nga veçantia dhe kompleksiteti i kesaj çeshtje, ne
mendojme se çeshtja e rrezikshmerise se gazit Radon, duhet vleresuar
ne nje menyre me gjitheperfshirese dhe nuk duhet te konsiderohet
thjesht si nje çeshtje teknike, qe ka te beje vetem me ndertimet e
reja, apo me mungesen e nje legjislacioni konkret qe do te rregulloje
kete moment vakumi.
Ne gjykimin e Avokatit te Popullit, ekzistenca e emetimit ne
ajer te gazit Radon si nje element radiokativ, ne te gjithe territorin
e Republikes se Shqiperise dhe sidomos ne zonat urbane, cenon nje
indikator te rendesishem te jetes komunitare dhe te respektimit te te
drejtave te individeve qe jetojne ne keto kumunitete, qe njihet
ndryshe si “cilesi e jetes”.
Eshte
e natyrshme qe, individet kudo deshirojne te jetojne te lumtur, te
bejne nje jete te shendeteshme, te jene te sigurte dhe te kene diçka
te dobishme per te bere. Sigurisht qe ne kete kuptim, çdokush
deshiron nje cilesi jete me te mire. Ne vizionin e Avokatit te
Popullit, termi “cilesi e jetes” nuk duhet perdorur vetem dhe
thjesht per te vleresuar mireqenien e pergjithshme te individeve dhe
shoqerive dhe nuk duhet te fokusohet vetem tek koncepti i standartit
te jeteses, i cili bazohet ne radhe te pare tek te ardhurat. Ky
konkluzion behet me evident, edhe per faktin se treguesit e standartit
perfshijne jo vetem pasurine dhe punesimin, por gjithashtu edhe
mjedisin urban, shendetin mendor dhe ate fizik, arsimimin, kohen e
lire dhe argetimin, si dhe perkatesine sociale.
Duke
qene se cilesia e jetes eshte bere nje nga çeshtjet me te ndjeshme
per komunitetet tashme, ajo konceptohet rreth tre llojesh mjedisesh:
mjedisi social, mjedisi urban, dhe mjedisi ekonomik. Ne menyre te
padiskutueshme te treja keto “mjedise”, duhet t’i adresohen dhe
te jene ne lidhje me njeri-tjetrin, por energjite me te medha
komunitare sot jane adresuar tek mjedisi urban.
Sikurse
shume çeshtje te shendetit publik, si ato te shendetit fizik dhe te
shendetit mendor, verehet se lidhen me mjedisin urban.
Pikerisht
ne vleresojme se, nje mjedis urban i shendetshem dhe jo vetem, eshte
garancia me e mire per te siguruar nje cilesi jetese te denje per te
gjithe.
Ne
keto kushte, ne mendojme se sfida e momentit eshte qe te jemi kreative
dhe bashkepunues ne gjetjen e rrugeve te reja per te njohur dhe
potencializuar asetet tona te konsiderueshme dhe te ndertojme dhe
ruajme nje mjedis per te cilin ne te gjithe mund te kujdesemi.
Per
kete qellim, gjykojme se eshte e nevojshme qe aktiviteti zbatues per
studimin me qellim identifikimin me te hollesishem te legjislacionit
europian ne kete fushe dhe perafrimin e legjislacionit vendas me kete
te fundit, te kete perparesi percaktimin e nje sistemi
monitorimi dhe vleresimi te vazhdueshem mbi perhapjen dhe
rrezikshmerine e gazit Radon ne te gjithe vendin, veçanerisht ne
zonat urbane. Nga ana tjeter, eshte e nevojshme qe te ndermerren te
gjitha inisiativat legjislative, me qellim parandalimin e efekteve te
demshme te ketij gazi radioaktiv per shendetin e njeriut, sidomos ne
rastet e ndertimeve te reja.
Ne
kete kendveshtrim, duhet te behet e detyrueshme kryerja
e nje studimi te truallit gjeologjik te ndertimeve te reja per
vleresimin e rrezikut Radon, materialet e ndertimit para se te
perdoren duhet te analizohen dhe te çertifikohen per kete element
radioaktiv, si dhe duhet shtuar si kusht ndertimor, kerkesa per çertifikaten
e emetimit te radonit, e cila duhet te leshohet nga institucionet
pergjegjese.
E
gjithe kjo ndermarrje dinamike dhe emergjente, kerkon nderhyrje ne
legjislacionin specifik ne fuqi per plotesimin apo permiresimin e tij,
si dhe nxjerrjen akteve te reja normative, te nevojshme.
Kjo
kerkese behet me aktuale, nese i referohemi faktit se ne zbatim te
detyrave te percaktuara ne Planin Kombetar per zbatimin e Marrveshjes
se Stabilizim Asociimit, te miratuar me VKM-ne nr.463 date 5.07.2006,
qofte ne prioritetet afatshkurtra apo edhe ato afatmesme, monitorimi i
cilesise se ajrit perben nje aktivitet zbatues, qe duhet te realizohet
nga ana juaj.
Angazhimi
konkret kerkon pergatitjen e akteve te reja ligjore, apo edhe te
ndryshimeve apo permiresimeve ne aktet ekzistuese ligjore, me qellimin
e realizimit te nje kuadri ligjor qe do te mundesoje rregullimin e
kesaj çeshtjeje ne menyre te plote dhe angazhuese per te gjithe
aktoret perkates, sipas standarteve te kerkuara.
Theksojme
gjithashtu se, ky proçes duhet konsideruar ne nje kendveshtrim me te
gjere dhe me vizionin se perafrimi i ketij legjislacioni me standartet
europiane, nuk duhet pare si nje angazhim i shkeputur nga angazhimi
teresor per perafrimin e gjithe legjislacionit vendas me “Acquis
communitaire”.
Angazhimi
konkret ne kete proces, tregon edhe angazhimin e te gjithe aktoreve
per te realizuar realisht procesin e “Mireqeverisjes”, i cili
tregon se si institucionet publike drejtojne punet publike dhe
menaxhojne burimet publike, me qellim qe te garantojne realizimin dhe
respektimin e te drejtave te njeriut. Theksojme se, me nenshkrimin e
Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga vendi yne, nje nga standartet
te cilat kerkohet te arrihet eshte edhe e drejta per nje administrim
te mire, apo e thene ndryshe e drejta per mireqeverisje, si nje e
drejte e individit.
Mireqeverisja
kerkon korniza ligjore te qarta dhe te sakta me nje karakter detyrues
te paanshem, si dhe kerkon mbrojtje te plote dhe efikase te te
drejtave te njeriut.
Mungesa
e percaktimeve ligjore per rregullimin e kesaj çeshtjeje, ne
legjislacionin aktual ne fuqi, jo vetem perben premise per shkeljen e
te drejtave themelore te individeve, por cenon edhe parimin kushtetues
te shtetit te se drejtes dhe me konkretisht parimin e sigurise
juridike.
Per
sa me siper, ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit 63 te Kushtetutes, ku
thuhet shprehimisht se: “Avokati i Popullit ka te drejte te beje
rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe
lirive te njeriut nga administrata publike”, dhe ne vijim te
nenit 24/a, te Ligjit nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e
Popullit”, i ndryshuar, ku thuhet shprehimisht se;
“Kur
Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e
akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon
premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga
Kushtetuta ose nga ligjet e tjera, ka te drejte: