Drejtuar: Ministrit
te Rendit Publik
Z. Igli Toska
TIRANE
Zoti
Minister,
Ju falenderojme per kthimin e pergjigjes (megjithse te vonuar),
lidhur me rekomandimin tone “Per pagimin e punonjesve te policise ne
dispozicion”, si dhe per faktin qe nga ana Juaj jane marre masat
perkatese ne zbatim te rekomandimit tone, duke emeruar ne detyre
punonjesit e policise te
cilet kane qene ne dispozicion (nga 48 ne muajin Janar 2003,
aktualisht 3 punonjes).
Megjithese veprimi i mesiperm eshte nje hap pozitiv per
respektimin e te drejtave ligjore te punonjesve te policise, ne nuk
mund te terhiqemi nga rekomandimi yne per pagimin e punonjesve te
policise gjate kohes se qendrimit ne dispozicion per keto aresye:
Ne
pergjigjen Tuaj lidhur me kete problem, midis te tjerave shpreheni se:
“Nga ana e Ministrise se Rendit Publik, eshte analizuar disa
here ky problem dhe si rrjedhoje e mungeses se bazes ligjore, nuk
eshte bere pagesa e punonjesve te policise te cilet jane ne
dispozicion, te strukturave te M.R.Publik”.
Z. Minister,
Pretendimi i mesiperm nuk eshte i bazuar, sepse baza ligjore
eshte e parashikuar ne dy ligje kryesore per Policine:
Se
pari,
vjen ne kundershtim te plote dhe te hapur me nenin 64, pika 4, germa
“ç”, te ligjit nr. 8553, date 25.11.1999 “Per Policine e
Shtetit”, ne te cilin eshte parashikuar qendrimi ne dispozicion.
Sipas kesaj dispozite, njihet kohe (vjetersi) sherbimi per
punonjesit e Policise edhe koha e qendrimit ne dispozicion, per
shkak te pritjes per sistemimin ne nje funksion ne perputhje me graden.
Se
dyti,
ne te njejten kohe ai vjen ne kundershtim edhe me nenin 5, germa
“a” te ligjit nr. 8661, date 18.09.2000 “Per sigurimin shoqeror
suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit” ne te cilin eshte
parashikuar se, ne kohen e sherbimit te punonjesit te policise
perfshihet edhe koha e qendrimit ne dispozicion per shkak te
pritjes per sistemim ne nje funksion tjeter, ne perputhje me graden.
Ne
baze te ligjit nr. 7703,
date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e
Shqiperise” neni 58/1/a, “Kohe (vjetersi) pune (sherbimi)
njihet koha e punes per te cilen jane paguar kontributet”. Ne
baze te nenit 15, paragrafi i katert te po ketij ligji, “Punedhenesi
paguan çdo muaj kontributet, me urdher xhirimi tip dhe shumat e
paguara duhet te perputhen me shumat e listpagesave”.
Pra,
siç rezulton nga dispozita e mesiperme, kontributet per siguracionet
jane reference e pages se punonjesit, per rrjedhoj ne qoftese nje
punonjesi nuk i jepet paga atehere edhe kontributet per siguracione
nuk mund te derdhen nga punedhenesi.
Si
konkluzion i ketyre dispozitave ligjore del, se
ligjet e kane parashikuar qendrimin ne dispozicion te punonjesit te
policise per aresye sistemimi dhe se gjate kesaj kohe ai duhet te
paguhet e te sigurohet njekohesisht.
Bazuar ne dispozitat ligjore te cituara me larte, ne argumentat
e pershkruara ne dy shkresat tona te derguara me pare dhe me qellim qe
te behet e mundur rivendosja ne vend e te drejtave te shkelura
punonjesve te policise, bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes
se Republikes se Shqiperise, si dhe ne germen “b” te nenit 21 te
ligjit nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” Ju,
R
E K O M A N D O J M E
1.
Marrjen e masave te nevojshme per pagimin e punonjesve te policise per
kohen qe kane qene apo jane ne dispozicion te strukturave te
M.R.Publik.
2.
Per masat e marra ne zbatim te ketij rekomandimi, lutemi te ktheni
pergjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditesh, te parashikuar ne nenin
22 te ligjit “Per Avokatin e Popullit”.
Duke besuar ne mirekuptimin tuaj,
AVOKATI I POPULLIT
ERMIR
DOBJANI