REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

                                                Tiranė, mė 24/05/2004

Nr.   K3/P37-4   Prot.

Nr. Dok 200400109/9  

 

Lenda:        Rekomandim pėr shfuqizimin e tarifės sė shėrbimit tė vendosur nga Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare nė ngarkim tė pronarėve tė vilave pranė rezidencave qeveritare

Drejtuar:    Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave,

                                    Z.Fatos NANO

                                                                                          TIRANĖ

             I nderuar Z.Kryeministėr !

 

             Mė lejoni t'ju bėj tė njohur se nė Institucionin e Avokatit tė Popullit, ėshtė paraqitur ankesė nga Familja Dhimitri, e cila me vendim tė Komisionit tė Kthimit e Kompesimit tė Pronave Durrės, ka rregjistruar nė pronėsi tė saj njė vilė pranė rezidencave qeveritare nė plazhin e Durrėsit. Gjatė gėzimit tė lirė tė pronės, Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare ka kėrkuar si kusht pėr dhėnien e lejes sė hyrjes nė zonėn rezidenciale paraqitjen e nje sėrė dokumentash dhe pagesėn e njė tarife vjetore pėr person. Konkretisht kėrkohet ēdo vit vėrtetimi i pronėsisė sė objektit, ēertifikata familjare, vėrtetimi gjyqėsor pėr secilin anėtar tė familjes dhe kryerja e njė pagese vjetore 1000 lekė personi. Nė ankesėn e tij, Z.Dhimitri nėnvizon si tė padrejtė kryerjen e pagesės sė tarifės vjetore tė pastrimit tė territorit 1000 lekė personi, e cila mblidhet si tarifė shėrbimi nga kjo drejtori.

          Respektimi i parimit “Audi alteram partem” si praktikė e punės sė Avokatit tė Popullit gjatė verifikimit tė pretendimeve tė ankuesit, detyroi t`i kėrkonim njė informacion Drejtorit tė Shėrbimeve Qeveritare Z. Ilir Voci. Me anė tė shkresės Nr.21Prot dt.12.02.2004 tė Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare jemi vėnė nė dijeni pėr vėrtetėsinė e aplikimit tė njė tarife vjetore 1000 lekė pėr person. Shqyrtimi dhe analiza nė tėrėsi e fakteve dhe bazės ligjore, ka sjellė si pėrfundim paraqitjen e Rekomandimit Nr.K3/S3-6 Prot Dt.23.02.2004 tė Avokatit tė Popullit pranė Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare, ku kėrkohej anullimi i aplikimit tė kėsaj tarife, si tė pa mbėshtetur nė ligj dhe akte nėnligjore. Pėrmbajtja e rekomandimit nxirrte nė pah nėpėrmjet argumentave juridik se veprimet e kryera nga DSHQ-ja gjatė aplikimit tė tarifave tė shėrbimit nė ngarkim tė pronarėve, cėnojnė nė mėnyrė flagrante tė drejtat mbi pronėn private dhe vijnė haptazi nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi pėr njė sėrė arsyesh.

-Sė pari, Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare duhet tė zbatonte kuadrin ligjor nė fuqi, i cili nuk lė vend pėr interpretime dhe diskrecion. Kjo pėr arsyen se nė asnjė dispozitė ligjore nuk vėrehen delegime atributesh tė veēanta pėr kėtė drejtori nė mardhėnie me tė tretėt dhe aq mė shumė nė caktimin e tarifave tė shėrbimit.

-Sė dyti, tarifat e pėrcaktuara nga DSHQ-ja janė tė njė mase shumė herė mė tė madhe nė krahasim me tarifat e vendosura nga Kėshilli Bashkiak i Bashkisė Durrės. Nė rastin konkret DSHQ-ja vjel ēdo vit 1000leke pėr person tarifė shėrbimi pėr pastrim territori, ēka do tė thotė se nga njė famije ajo siguron minimalisht 3000lekė nė vit, ndėrsa organet vendore e kryejnė kėtė shėrbim pėr njė tarifė tė pėrcaktuar vjetore pėr pastrim rreth 700 lekė pėr familje. Kjo pėrllogaritje krahasuese, mendojmė se ka rėnduar pa tė drejtė pozitėn e familjeve qe kanė nė pronėsi objekte pranė vilave qeveritare, duke shkaktuar njė barrė tė pa mbėshtetur nė legjislacionin aktual.

            -Se treti, mendojmė se Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare nė bazė tė aneksit tė VKM Nr.34 Dt.7.01.1999, nuk ka nė administrim ambjente tė tjera pėr shėrbim jashtė atyre tė pėrcaktuara si vila qeveritare, territori pėrreth tyre, sera, kaldaja, godina e zyrave etj. Kjo do tė thotė se shėrbimi i pastrim-gjelbėrimit kryer nė favor tė familjeve qė jetojnė nė vilat e tjera dhe territorin privat qė ato disponojnė ėshtė njė shėrbim shtesė dhe i paautorizuar. Madje nga intervista me ankuesit, ky shėrbim nuk ėshtė kėrkuar nga individėt privatė, por janė kryer pagesat vetėm si njė kusht i njėanshėm pėr tė pėrfituar leje vjetore hyrje nė zonėn qeveritare.

Si rrjedhim, duke klasifikuar me tė drejtė DSHQ-nė si “Ndėrmarrje Shtetėrore” mendojmė se nuk ka bazė ligjore qė tė pėrligjė veprimin e mėsiperm. Kjo sepse nė nenin 6 paragrafi 2 tė Ligjit Nr.7582 dt.13.07.1992 “Pėr Ndėrmarrjet Shtetėrore” ėshtė parashikuar midis tė tjerash se kėto subjekte juridike kanė tė drejtė tė vendosin lirisht tarifa pėr mallrat dhe shėrbimet e tyre, vetėm nė varėsi tė kėrkesave ose ofertave tė paraqitura. Nė kėtė kuptim lexohet lehtėsisht se shėrbimi i ofuar nė rastin konkret nga DSHQ-ja nuk ėshtė i asaj forme tė parashikuar nė dispozitėn e mėsipėrme dhe para sė gjithash, nuk ka destinacion objektet private.

Kjo tarifė qė aplikohet nga ana e DSHQ-sė, nuk gjen argument pėr tu zbatuar as nėpėrmjet Ligjit Nr.7581 dt.7.07.1992 “Pėr Ēmimet e Tarifat” nė tė cilin pėr organet shtetėrore qėndrore, Kėshilli i Ministrave ėshtė autoriteti qė autorizon tarifat dhe nivelin e tyre. Nga ky pėrcaktim, krahas nje kontrolli tė imėt tė akteve tė nxjerra nė bazė e pėr zbatim tė tij, nuk ėshtė evidentuar ndonjė VKM e cila tė autorizojė tarifa pėr shėrbimet e DSHQ-sė ndaj vilave private dhe pronarėve tė tyre. Nė kėtė kuptim, e gjejmė me vend t`ju vėmė nė dijeni se urdhrat e dalė nga drejtuesit e organeve shtetėrore nė kapėrcim tė kompetencave tė tyre, nė bazė tė nenit 116 gėrma b tė Ligjit Nr.8485 dt.12.05.1999 “Kodi i Proēedurave Administrative” janė akte administrative absolutisht tė pavlefshme, tė cilat nuk kanė fuqi juridike (Null).

          Gjthashtu nė bazė tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave Nr.34 dt.7.01.1999 “Pėr Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare dhe Trajtimin e Personaliteteve tė Larta” ndryshuar me VKM Nr.678 dt.15.12.2000 dhe VKM Nr.399 dt.22.08.2002 kemi konstatuar me objektivitet se aplikimi i tarifės sė shėrbimit nga DSHQ-ja nuk gjen pasqyrim dhe mbėshtetje. Megjithė pretendimin se Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare shfrytėzon tė ardhurat e kėsaj tarife pėr mbulimin e shpenzimeve qė kanė tė bėjnė me pastrimin e territorit dhe ruajtjen e gjelbėrimit, vlen tė pėrmendim se nė nenin 8 III/b dhe 10(3) I (ė/f) tė Ligjit Nr. 8652 dt.31.07.2000 “Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” ėshtė theksuar midis tė tjerash se organet vendore gėzojnė tė drejta tė pėrcaktuara me ligj brenda juridiksionit territorial tė tyre. Nė kėtė kuptim gjen zbatim vendosja e taksave dhe tarifave pėr shėrbimet qė mbulojnė kėto organe vendore, sikundėr ėshtė administrimi i parqeve, lulishteve, zonave tė gjelbėruara publike, grumbullimi, largimi dhe perpunimi i mbeturinave etj. Gjithashtu neni 23 pika 2 e Ligjit Nr.8982 dt.12.12.2002 “Pėr Sistemin e Taksave Vendore” parashikon edhe rastet kur kėto organe nė mungesė tė operimit direkt nė terren, caktojnė me anė tė drejtuesve tė tyre ekzekutivė agjentė tė caktuar, tė cilėt kryejnė kėto shėrbime pėrkundrejt pėrqindjes sė tarifės qė caktohet nė kontratė. Kjo mardhėnie juridike qė parashikon ligji, mendojmė se ėshtė tėrėsisht e zbatueshme edhe nė rastin konkret midis Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare dhe Bashkisė Durrės.

Nė kėtė kuadėr, pėrfaqsues tė Avokatit tė Popullit, kanė zhvilluar edhe njė takim me Z. Ilir Voci, ku nga ana e kėtij tė fundit u premtua marrja e masave tė mėnjėhershme pėr zgjidhjen e kėtij problemi, duke u zotuar pėr zbatimin e nenit 22 te Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” nė tė cilin parashikohet informimi i Avokatit tė Popullit brenda 30 ditėsh pėr veprimet qė do tė kryhen nė zbatim tė rekomandimeve tė tij nga organet e administratės publike. Por deri tani nuk kemi asnjė reagim zyrtar pozitiv pėr ēėshtjen nė fjalė.

          Avokati i Popullit konstaton se gjendja e paligjshmėrisė sė aplikimit tė tarifave tė shėrbimit vazhdon tė jetė prezente gjatė aktivitetit tė Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi. Duke mos i kthyer pėrgjigje zyrtare brenda afateve ligjore Avokatit tė Popullit, shpreh mendimin se ky ėshtė njė qėndrim i papėrgjegjshėm i njė funksionari pranė organeve tė larta tė shtetit qė krahas tė tjera prish imazhin e mirėqeverisjes tė administratės publike ndaj qytetarėve.

Nė kėto kushte, duke e vendosur tė ezauruar komunikimin zyrtar me Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare, nė mbėshtetje tė nenit 63 pika 3 tė Kushtetutės sė Shqipėrise, nė tė cilėn thuhet se:“Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike” si dhe nė bazė tė nenit 21 gėrma “c” tė ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” nė tė cilin parashikohet se: “Avokati i Popullit paraqet rekomandime pėr marrje masash pėr venien nė vend tė sė drejtės sė shkelur tek organi epror i organit qė sipas tij ka shkaktuar shkelje;,

 

Ju Rekomandojmė

 

          Shfuqizimin e tarifės sė shėrbimit qė aplikohet nga DSHQ-ja ndaj pjesėtarėve tė familjeve pronare tė vilave private pranė rezidencave qeveritare, si praktikė administrative e pa mbėshtetur nė ligj dhe akte nėnligjore dhe qė cėnon rėndė tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshme tė individėve.

          Lidhur me qėndrimin qė do tė mbani ndaj kėtij rekomandimi, nė zbatim tė nenit 22 te Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” lutemi tė vihemi nė dijeni.

                                                               AVOKATI  I  POPULLIT

         ERMIR DOBJANI

 

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al