Te
nderuar Zoterinj!
Pranė
Institucionit tė Avokatit tė Popullit kanė paraqitur ankesa
Shoqatat e ish tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, nė tė
cilat pretendojnė se Ligji Nr. 9831 datė 12.11.2007 Pėr dėmshpėrblimin
e ish tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist bie nė kundėrshtim
me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, Konventėn Europiane pėr
tė Drejtat e Njeriut si dhe me Rezolutėn
e Kėshillit tė Europės pėr Dėnimin e Krimeve tė
Komunizmit, nė tė cilat pėrcaktohet e drejta e viktimave tė
regjimit komunist pėr rivendosjen e drejtėsisė, rehabilitimin
moral e politik, dėmshpėrblimin ekonomik si dhe riintegrimin real nė
shoqėri.
Gjithashtu ata pretendojnė se Ministria
e Drejtėsisė ka miratuar disa procedura tepėr tė ndėrlikuara dhe
tė vėshtira pėr tu plotėsuar dokumentacioni qė u kėrkohet tė
dėnuarve politikė pėr tė pėrfituar dėmshpėrblimin qė ju takon
sipas Ligjit pėrkatės. Sipas tyre proēedurat e miratuara nga
Ministria e Drejtėsisė janė nė kundėrshtim jo vetėm me ligjet
dhe VKM-tė e miratuara pėr dėmshpėrblimin e ish tė dėnuarve
politikė tė regjimit komunist, por ato janė edhe nė kundėrshtim tė
hapur me Ligjin Nr.9831 datė 12.11.2007.
Nė
lidhje me kėtė ēėshtje nė Institucionin e Avokatit tė Popullit
kanė ardhur edhe shumė ankesa individuale nga ish tė dėnuarit
politikė, me tė njėjtat
kėrkesa dhe pretendime.
Duke
patur parasysh nenin 2 paragrafi i dytė tė Ligjit Nr.9831 datė
12.11.2007, nė tė cilin pėrcaktohet se dėmshpėrblimi financiar,
sipas kėtij ligji, nuk pėrjashton marrjen e masave tė tjera, tė njėkohėshme
ose tė mėvonshme, ligjore apo administrative, nė dobi tė tė
persekutuarve e tė burgosurve politikė tė regjimit komunist, tė
cilat i shėrbejnė rivendosjes sė drejtėsisė dhe dinjitetit shoqėror
tė kėsaj shtrese tė masakruar apo krijimit tė kushteve favorizuese
pėr riintegrimin politiko-shoqėror tė tyre, Avokati i Popullit nė
vazhdimėsi ka marrė nė shqyrtim tė gjitha pretendimet e ish tė dėnuarve
politikė, ligjet si dhe aktet nėnligjore e administrative tė
nxjerra nga institucionet shqiptare pėr dėmshpėrblimin e tyre.
Nga
studimi dhe verifikimi i akteve ligjore dhe nėnligjore tė miratuara
nga institucionet publike shqiptare, qė kanė tė bėjnė mė dėmshpėrblimin
e ish tė burgosurve dhe tė persekutuarve politikė nga regjimi
komunist si dhe tė ankesė-kėrkesave dhe pretendimeve tė ish tė
burgosurve politikė, mendojmė se mund te kete tė persekutuar
politikė nga regjimi komunist qe janė pėrjashtuar padrejtėsisht
nga e drejta e dėmshpėrblimit moralo-finaciar.
Pa
u shprehur per te gjitha pretendimet e mesiperme, sipas te dhenave qe
disponojmė na rezulton se numri i ish tė burgosurve politikė
tė regjimit komunist qė akoma jetojnė ėshtė rreth 2 (dy) mije
persona. Nė kėto kushte mendojmė se do tė ishte mėse e arsyeshme
qė tė beheshin pėrpjekje dhe tė dėmshpėrbleheshin menjėherė
pėr burgimin e padrejtė
kjo kategori e ish tė burgosurve politikė tė regjimit
komunist tė cilėt akoma janė gjallė, me pare se4 se kategorite e tjera qe
perfitojne nga fakti se jane te paslindur etj, ne raport me personin e
denuar politikisht.
Sa
me lart, duke qene se qellimi i Ligjit te sipercituar eshte dhenia e
demshperbilimit financiar per ish te denuarit politike dhe ky perfitim
te gezohet edhe nga ata persona qe aktualisht jetojne, nė mbėshtetje
tė pikės 3 tė nenit 63 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė
ku thuhet se: Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė
rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė
drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike, si
dhe ne baze te nenit 21/b te ligjit Per Avokatin e Popullitku
thuhet se : Paraqet rekomandime per venien
ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ, qe, sipas
tij ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive,
R
E K O M A N D O J M E :
Marrjen
e masave per dhenien e menjehershme te demshperblimit per te denuarit
politike gjate regjimit komunist qe jane deklaruar te pafajshem dhe qe
aktualisht jane gjalle, me pare se sa kategorite e tjera.
Ne
perputhje me nenin 22, te Ligjit Nr.8454 date 04.02.1999 Per
Avokatin e Popullit, ku thuhet se, Organet te cilave Avokati i
Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, duhet ta shqyrtojne
rekomandimin dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e
dergimit te rekomandimit,
lutemi
ta shqyrtoni dhe te na vini ne dijeni per qendrimin Tuaj ndaj ketij
rekomandimi.
Duke
besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI