|
Nr. K3/O3-6
Prot. Tiranë, më
23/11/2005
Nr.
Dok. 200501849/6
Lenda:
Rekomandim
lidhur me ndermarrjen e iniciatives ligjore per parashikimin
ligjor te termit ”takse e drejperdrejte” ne Ligjin nr. 8977,
date 12.12.2002 “Per sistemin e taksave ne Republiken e
Shqiperise” si dhe ne Ligjin nr. 8982, date 12.12.2002 “Per
sistemin e taksave vendore” per cilesimin ligjor te llojeve te
“taksave vendore te drejperdrejta” per efekt te perjashtimit
te veteraneve te luftes, invalideve, te te verberve.
Drejtuar: Ministrit
te Financave
z.Ridvan
BODE
Ministrit
te Brendshem
z.Sokol
OLLDASHI
T
I R A N E
Te
nderuar zoterinj ministra!
Prane Institucionit te Avokatit te Popullit, perfaqesues
te Kryesise se Komitetit te Organizates se Veteraneve te LANC
kane derguar nje ankese me ane te te ciles shprehin shqetesimin
e veteraneve per mosperjashtimin nga taksat e drejperdrejta.
Lidhur me kete çeshtje, ata kane
kerkuar nderhyrjen e Institucionit te Avokatit te Popullit,
sepse pretendojne perjashtimin nga taksat e drejperdrejta si
veterane lufte, bazuar mbi Ligjin nr.7874, date 17.11.1994
‘Per statusin e veteranit te luftes kunder pushtuesve
nazifashiste te popullit shqiptar.
Duke marre shkas nga kjo ankese ne i kerkuam shpjegime
Ministrit te Financave per dy nençeshtje te lidhura me
pretendimin e ankuesve.
Nisur nga fakti qe informacioni i derguar nga ky organ,
me shkresen nr.6731/1 prot, te dates 1411.2005, nuk jepte
pergjigje per pyetjet qe ne kishim ngritur, morem nje takim me
Drejtoreshen e Drejtorise Juridike prane Ministrise se Financave
zj.Lindita Rusmali. Nga ky takim rezultoi se kjo drejtori e
kishte gjetur te drejte shqetesimin tone persa i perket
boshllekut ne legjislacion te konceptit “takse e
drejperdrejte” dhe se kush eshte akti juridik qe do te
percaktoje llojet e taksave te drejperdrejta ( ligji, VKM –ja
apo udhezimi?). Per keto arsye ata i kishin derguar nje memo
Drejtorise se Makros brenda Ministrise se Financave, qe ta
mbanin parasysh ne paketen fiskale te vitit 2006 kete çeshtje.
Vlen te shtojme se gjate ketij takimi u pranua se
konstatimi i Institucionit te Avokatit te Popullit per kete
problem qendron.
Po te rikthehemi tek ankesa jone
invalidet, veteranet, te verbrit kane nje percaktim te njejte ne
ligjet perkatese ku thuhet se: ”Perjashtohen nga taksat e
drejperdrejta”.
Duke iu referuar doktrines per kete
problem, percaktohet se taksat sipas organit qe i vendos dhe i
administron apo mbledh, jane kombetare dhe vendore, perkatesisht
te percaktuara me Ligjin nr.8977, date 12.12.2002, “Per
sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise” dhe
Ligjin nr. 8982, date 12.12.2002, “Per sistemin e
taksave vendore”. Ne te dyja keto ligje jane percaktuar se
kush quhen taksa kombetare dhe vendore dhe se kush perjashtohet
nga pagimi i ketyre taksave, por pa mbajtur parasysh ligjet per
veteranet, invalidet dhe te verbrit, ku eshte bere percaktimi se
keto subjekte perjashtohen nga taksat e drejperdrejta.
Ne fakt, eshte konstatuar ky difekt nga Ministri i
Financave qe ka krijuar nje praktike tashme, duke nxjerre
udhezime si;
-
udhezimi nr.1 date 3.01.2003 “Per perjashtimin nga taksat e
drejperdrejta te veteraneve te luftes, te verberve,
invalideve”,
-
udhezimi nr. 3, date 18.01.2005 “Per sistemin e taksave
kombetare ne Republiken e Shqiperise” i cili ka percaktuar se
kush do te quhen taksa te drejperdrejta kombetare nga te cilat
do te perjashtohen kategorite e siperpermendura.
Ne
fakt, per taksat kombetare eshte percaktuar perjashtimi, por ne
mendojme se ky lloj percaktimi duhet te ishte bere ne ligj. Pra
pavaresisht se per taksat kombetare, Ministri i Financave e ka
bere zberthimin se kush jane per llogari te nenit 8 te Ligjit
nr.7663, date 20.01.1993, “Per statusin e invalidit te luftes
kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar”, te nenit
13 te Ligjit nr.7874, date 17.11.1994 “Per statusin e
veteranit te luftes kunder pushtuesve nazifashite te popullit
shqiptar”, te nenit 6 te Ligjit nr.7889, date 14.12.1994
“Per statusin e invalidit”, te nenit 4 te Ligjit nr.8098
date 28.031996 ‘Per statusin e te verberve”, ne rastin e
taksave te drejperdrejta, menyra e gjetur nga Ministri i
Financave per rregullimin e çeshtjes me ane te udhezimit nr. 3
date 18.01.2005, nuk eshte kushtetues dhe ligjor, duke iu
referuar parimit te kushtetutshmerise dhe ligjshmerise.
E
themi kete, sepse ne nenin 118 te Kushtetutes eshte percaktuar
se; “Ligji duhet te percaktoje organin kompetent, ceshtjet
qe duhen rregulluar si dhe parimet baze mbi te cilat nxirren
keto akte. Ne nenin 9 te Kodit te Procedurave Administrative
thuhet se; Organet e Administrates Publike e zhvillojne
veprimtarine e tyre ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se
Shqiperise, Marreveshjet Nderkombetare ne te cilat Republika e
Shqiperise aderon, ligjet e Republikes se Shqiperise, brenda
kufijve te kompetencave qe u jane dhene atyre dhe konform
qellimit per te cilin jane dhene keto kompetenca”.
Nderkohe qe te dyja ligjet, qofte ai per taksat vendore dhe ai
per taksat kombetare e kane bere vete perjashtimin e subjekteve,
p.sh. te personave qe gezojne status diplomatik, duke mos e
ngarkuar Ministrin e Financave qe te beje nje perjashtim tjeter
per taksat e drejperdrejta. Pra Ministri i Financave ne kete
rast, nepermjet nxjerrjes se udhezimit nr.3 date 18.01.2005,
”Per sistemin e taksave kombetare ne Republiken e
Shqiperise”, ka tejkaluar kompetencat e ligjit. Ne asnje nga
keto ligje nuk eshte ngarkuar Ministri i Financave te nxjerre
udhezime ku te parashikoje shprehimisht subjektet qe
perjashtohen dhe llojet e taksave nga te cilat perjashtohen.
Njekohesisht
dhe Ligjet perkatese per veteranet, invalidet, te verbrit, nuk e
ngarkojne Ministrin
e Financave te nxjerre udhezime per zberthimin e taksave te
drejteperdrejta, qofte kombetare, qofte vendore. Konkretisht ne
nenin 10 te ligjit 7663, date date 20.01.1993 ‘Per statusin e
invalidit te luftes kunder pushtuesve nazifashite te popullit
shqiptar” parashikohet se eshte Keshilli i Ministrave i
ngarkuar me zbatimin e ketij ligji. Po keshtu ligji nr. 7874,
date 17.11.1994, “Per statusin e veteranit te luftes kundet
pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar”, ne nenin 14 te
tij ngarkon Keshillin e Ministrave per zbatimin e ketij ligji.
Pra kjo çeshtje deri ne momentin e hyrjes ne fuqi perkatesisht
te Ligjeve per taksat kombetare dhe vendore (viti 2002), mund te
rregullohej me Vendim te Keshillit te Ministrave, gje qe nuk
eshte bere. Ajo ç’ka konstatojme eshte se ky rregullim eshte
bere me udhezim dhe vetem per taksat kombetare dhe jo per
vendoret.
Ne
ligjin nr.8982, date 12.12.2002, ‘Per sistemin e taksave
vendore” ne nenin 6 eshte percaktuar se; “Perjashtohen
nga taksat vendore te gjitha subjektet e parashikuara
shprehimisht ne kete ligj dhe me ligje te vecanta”. Nga ky
ligj ne nuk konstatojme asnje lloj perjashtimi per kategorine e
veteraneve te luftes, invalideve dhe te verberve, nderkohe qe ne
ligjet e tyre, kjo lloj kategorie perjashtohet nga taksat e
drejperdrejta”. Pra, siç
lehtesisht konstatohet ka nevoje per nje rregullim ne kete ligj,
te percaktimit te sakte te llojeve te “taksave vendore
te drejperdrejta” si dhe subjektet te cilat do te
perjashtohen nga keto taksa.
Per
sa me lart, Institucioni i Avokatit te Popullit, duke e
konsideruar si nje problem shqetesues dhe pergjithesues qe prek
te gjithe kontigjentin e veteraneve te luftes, invalideve te
luftes e te punes, te verberve,
ne mbeshtetje te pikes 3 te nenit 63 te Kushtetutes, ku
thuhet shprehimisht se: “Avokati i Popullit ka te drejte te
beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te
drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”,
dhe ne vijim te nenit 24/a, te Ligjit nr.8454 date 4.02.1999
“Per Avokatin e Popullit”, me ndryshimet e mevonshme ku
thuhet shprehimisht se;
“Kur
Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e
akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon
premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga
Kushtetuta ose nga ligjet e tjera, ka te drejte:
-
t’u
rekomandoje organeve qe kane te drejten ligjvenese te bejne
propozime per ndryshimin dhe permiresimin e ligjeve”,
R E K O M A N D O J M E
1-Realizimin
e inisiatives ligjvenese nga ana Juaj qe ne perputhje me piken 1
te nenit 81 te Kushtetutes te Republikes te Shqiperise, te behen
ndryshime dhe permiresime ne Ligjin nr. 8977, date 12.12.2002
“Per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise” per
saktesimin juridik ligjor te termit “takse e drejperdrejte”
dhe cilat jane llojet e taksave te drejperdrejta kombetare si
dhe ne Ligjin nr. 8982, date 12.12.2002 “Per sistemin e
taksave vendore” per saktesimin juridik ligjor se cilat jane
llojet e taksave te drejperdrejta vendore, per efekt te
perjashtimit te veteraneve te luftes, invalideve dhe te
verberve.
2-Duke
qene se eshte koha kur po pergatitet paketa fiskale e vitit
2006, rekomandojme perfshirjen e ketyre ndryshimeve te ligjeve
te siperpermendura ne te.
Ne
perputhje me paragrafin e pare te nenit 22, te Ligjit Nr.8454
date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” te ndryshuar, ku
thuhet se;
“Organet
te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim,
kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne
rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te
kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te
rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim.
Pergjigja
duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per çeshtjen ne
fjale, si dhe çfare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka
ndermarre ai organ”,
lutemi
te na vini ne dijeni per qendrimin tuaj, ndaj ketij rekomandimi
brenda 30 diteve.
Duke
besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj,
Me
respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|