REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K3/M110-3 Prot.                                Tiranė, mė 21/12/2006

Nr. Dok. 200602511/3

   

Lenda:        Rekomandohet shfuqizimi i pikes 3 te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 87 dt.15.02.2006 “Per administrimin dhe mbulimin e shpenzimeve te recetes me rimbursim”  

       

   

Drejtuar:    Kryeministrit te Shqiperise

Z.Sali BERISHA

      

Ministrit te Financave

Z. Ridvan BODE

 

Ministrit te Shendetesise

Z. Maksim CIKULI

     

                                                     TIRANE

        

     

                    I nderuar Z. Kryeminister !

                    Te nderuar Zoterinj Ministra !

 

          Institucioni i Avokatit te Popullit ne vijim te veprimtarise se tij, ka treguar nje vemendje te veēante per rritjen dhe permiresimin e standarteve te kujdesit shendetesor. Ky qendrim eshte pasqyruar here pas here me propozime per masa konkrete ne kete fushe, te cilat kane synuar te evidentojne fenomenet negative dhe te ndikojne per shmangien e tyre.

          Ne kete kuader, Institucioni i Avokatit te Popullit eshte i vetedijshem se problemet e shendetesise burojne kryesisht nga mungesa e financimeve te konsiderueshme per plotesimin e nevojave te saj.

 

Gjithsesi kemi mendimin se iniciativat e Qeverise ne kete fushe, duhet te kene si qellim primar jo vetem rritjen e vazhdueshme te buxhetit, por njekohesisht administrimin e tij efektiv dhe ne favor te pozites ekonomike te pacienteve.

Ne lidhje me kete, me lejoni t’ju bej te njohur se prane Institucionit te Avokatit te Popullit jane paraqitur ankesa nga grupe individesh, kryesisht pensioniste, te cilet kane shfaqur pakenaqesi, duke kundershtuar pagesen qe kryejne prane farmacive, kur ju duhet te terheqin barna me rimbursim.

Konkretisht bazuar ne Piken 3 te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.87 dt.15.02.2006 “Per administrimin dhe mbulimin e shpenzimeve te recetes me rimbursim” te gjithe pacientet e siguruar qe marrin barna me rimbursim, detyrohen te paguajne receten rimbursuese me tarifen 100 leke.

Tarifa e miratuar ne vendimin e mesiperm dhe kundershtite lidhur me pagimin e saj, jane bere shkak qe Institucioni i Avokatit te Popullit te ndermarre nje verifikim te hollesishem per kete ēeshtje, duke kerkuar shpjegime konkrete prane ISKSH-se.

Sqarimet e prezantuara per aplikimin e kesaj tarife nga Drejtoresha e ISKSH-se Zj. Elvana Hana me ane te shkresave Nr.1402/1 Prot dt.20.06.2006 dhe Nr.2455/1 Prot dt.31.10.2006 kane bere te njohur opinionin zyrtar, sipas te cilit te ardhurat e fituara nga recetat perballojne koston e saj (me disa elemente shtese sigurie) dhe jane nje nevoje reale per administrimin sa me efektiv te fushes se sigurimit shendetesor. Gjithsesi, sipas Zj. Hana, nga ana e ISKSH-se po shikohet mundesia e reduktimit ose heqjes se kesaj tarife, ne perfundim te rezultateve te nje studimi qe do te mate impaktin financiar konkret te kesaj tarife ne te ardhurat e institutit.

Avokati i Popullit pasi u njoh me kete qendrim zyrtar, si dhe pasi analizoi ne teresi kuadrin ligjor te fushes se sigurimit shendetesor, mbi te cilen mbeshtetet aplikimi i kesaj tarife, ka konkluduar se praktika financiare qe eshte ndjekur deri me sot mbi pacientet e siguruar eshte ne kundershtim me te drejtat dhe interesat e tyre ekonomike.

Konkretisht administrata shendetesore qe merret me kujdesin ndaj pacienteve, vizitat e tyre dhe dhenien e mjekimit me ane te recetave perkatese, kryen me kete rast nje sherbim publik, i cili eshte falas. Ky sherbim sipas skemes se sigurimit shendetesor mbulohet pjeserisht nga kontributi i te siguruarve dhe pjeserisht nga kontributi i shtetit. Ne kete rast mendojme se pagesa e nje tarife per receten e rimbursueshme e ve pacientin sigurues ne pozita aspak favorizuese, pasi atij perveē kontributit qe derdh per sigurimet shendetesore, i duhet te paguaje serish per receten qe i leshohet nga mjeku. Nga kjo rrjedhimisht konstatohet se pacientit te siguruar i duhet te paguaje dy here per te njejten sherbim, pavaresisht nga shuma e vogel, ēka mendojme se nuk eshte e ligjshme, e drejte dhe e arsyeshme.

Arsyetimi i ISKSH-se se receta e rimbursueshme ka karakterin e nje fature financiare dhe duhet trajtuar me elemente sigurie qe rritin koston e saj, mendojme se nuk duhet te cenoje aspak te ardhurat e te siguruarve.

Se pari, ne nenin 17 te Ligjit Nr. 8485 dt.12.09.1999 “Kodi i Proēedurave Administrative” eshte parashikuar se:

“Sherbimet e administrates publike jane pa pagese, perveē rasteve ne te cilat ligji parashikon pagesen per sherbimin e ofruar nga administrata”. Ne rastin konkret sherbimi i ofruar mbulohet teresisht nga kontributet dhe nuk mund te aplikohen pagesa te tjera, perveē atyre te parashikuara me ligj. Ne rastin konkret nuk eshte miratur ndonje ligj qe te caktoje kete pagese. Krahas kesaj, pika 3 e Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.87 dt.15.02.2006 “Per administrimin dhe mbulimin e shpenzimeve te recetes me rimbursim” nuk bazohet dhe nuk eshte autorizuar nga ndonje ligj qe te miratoje nje tarife te tille, duke qene ne kundershtim te hapur me Nenin 118 te Kushtetutes pika 2 ne te cilen thuhet se:

“Ligji duhet te autorizoje nxjerrjen e akteve nenligjore, te percaktoje organin kompetent, ēeshtjet qe duhen rregulluar, si dhe parimet ne baze te te cilave nxirren keto akte”

Ne lidhje me sa me lart, konstatojme se dispozitat e Ligjit Nr. 7870 dt.13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar) nuk permbajne ne asnje rast autorizime per nxjerrjen e akteve nenligjore ne lidhje me caktimin e tarifave te recetave.

Se dyti, kostoja e recetes se rimbursueshme eshte nje ēeshtje sigurie dhe kerkon te garantoje administrimin sa me efektiv te sigurimit dhe kujdesit shendetesor. Megjithate ajo nuk mund t’i faturohet pacientit te siguruar per aq kohe sa kjo tarife nuk shkon ne perfitim te tij, por ne te ardhurat e administrates shteterore. ISKSH-ja i ka te gjitha mjetet dhe mundesite ligjore qe parashikon Ligji Nr.7870 dt.13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar), qe te shmange abuzimet e mundshme te recetes se rimbursueshme pa cenuar aspak interesat ekonomike te pacienteve. Ndaj dhe zgjidhja e kerkuar nga ana e saj per vendosjen e kesaj tarife, mendojme se eshte ne dispropocion me rezultatin qe kerkohet te arrihet.

Se treti kostoja e recetes prej 100 leke mendojme se nuk eshte reale dhe nuk justifikon aspak elementet shtese qe i jane vendosur asaj. Kjo eshte logjike po t’i referohesh edhe pageses se ēertifikates personale apo familjare si dokument me elemente me te larte sigurie, te cilet kane nje tarife 50 leke. Gjithsesi kjo kosto, sado qofte, duhet te mbulohet teresisht nga fondet e dhena per administrimin e skemes se sigurimeve shendetesore, pa prekur zera te tjere apo te ardhura shtese nga te siguruarit.

Referuar sa me lart, Avokati i Popullit, duke percjelle me kete rast shqetesimin e drejte te pensionisteve, si shtresa me e prekur, e cila perfiton te ardhura te pakta, ka percaktuar qendrimin e tij zyrtar, sipas te cilit tarifa e parashikuar per recetat e rimbursueshme duhet te shfuqizohet.

Ky veprim do te perbeje nje rehabilitim te pozites se te siguruarve dhe do te kete efekte sociale pozitive sidomos per shtresat ne nevoje. Avokati i Popullit me kete rast synon qe veēanerisht per pensionistet kjo mase te eleminohet menjehere.

Theksojme se megjithese tarifa ne pamje te pare nuk duket e konsiderueshme, ne bashkohemi me opinionin e kesaj shtrese shoqerore, qe klasifikohet e varfer dhe qe llogarite ēdo qindarke. Ndaj dhe nevojat per ta perkrahur dhe mbeshtetur kete shtrese duhet te jene, ashtu siē ju kemi deklaruar, nje prioritet i punes se Qeverise dhe duhet te reflektojne nje ndjeshmeri te larte morale dhe ligjore ne favor te tyre.

Ne kete aspekt vlen te permenden edhe objektivat kushtetues qe duhet te merren detyrimisht ne konsiderate nga Qeveria, te parashikuara ne Nenin 59 te Kushtetutes, ku midis te tjerash pika c) dhe e) i japin rendesi veprimtarise shteterore nė:

c) Standartin me te larte shendetesor, fizik e mendor, te mundshem;

e) Perkujdesin dhe ndihmen per te moshuarit, jetime dhe invalidet.

Ne perfundim, Avokati i Popullit duke perseritur edhe nje here konstatimin e tij se tarifa e caktuar per receten e rimbursueshme eshte produkt i zbatimit te gabuar te administrimit te skemes siguruese ne dem te interesave te ligjshme te pacienteve, veren se aplikimi i saj i metejshem vazhdon te cenoje ne menyre te pajustifikueshme te drejtat ekonomike te individeve.

          Ne keto kushte, Avokati i Popullit ne baze te Kushtetutes, Neni 63/3, ku pėrcaktohet se:

            “Avokati i Popullit ka drejte te beje rekomandimet dhe te propozoje masa kur konstaton shkelje te te drejtave dhe lirive tė njeriut nga Administrata Publike...”, si dhe ne baze te Nenit 21/b tė Ligjit Nr.8454 dt.04.02.1999, “Pėr Avokatin e Popullit” (me ndryshimet perkatse), ku pėrcaktohet se:

              “Avokati i Popullit paraqet rekomandime pėr venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ, qe, sipas tij ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive.

              Paraqitja e rekomandimit pezullon aktet ose veprimet e paligjshme apo te parregullta deri ne shqyrtimin e ketij rekomandimi dhe dhenien e pergjigjes Avokatit te Popullit”

 

 

                                                JU REKOMANDON

 

-Fillimin e proēedurave administrative dhe shfuqizimin perfundimtar te Pikes 3 te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.87 dt.15.02.2006 “Per administrimin dhe mbulimin e shpenzimeve te recetes me rimbursim”.

 

            -Ne zbatim te Nenit 21/b te Ligjit “Per Avokatin e Popullit” kerkojme pezullimin e menjehershem te pagesave te tarifes per recetat e rimbursueshme, deri ne shqyrtimin e ketij rekomandimi nga ana juaj dhe kthimit te nje pergjigje zyrtare Institucionit te Avokatit te Popullit.

 

 

 

Lidhur me qendrimin qe do te mbani ndaj ketij rekomandimi, ne zbatim te nenit 22 te Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” i ndryshuar, lutemi tė vihemi ne dijeni brenda afatit 30 ditor.

 

 

Bashkelidhur do te gjeni kopje te korrespondences perkatse te Institucionit te Avokatit te Popullit me Drejtoreshen e ISKSH-se Zj. Elvana Hana.

 

 

          Duke besuar ne bashkepunimin Tuaj,

 

    

 

                                                             Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.