REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

                                                Tiranë, më 21/10/2004

Nr.   K3/P21-6   Prot.

Nr. Dok 200401099/6  

 

Lenda:        Kthim pergjigje dhe kerkese per zbatimin e rekomandimit tone te dates 21.9.2004 lidhur me ekzekutimin e vendimit gjyqesor te formes se prere nr.26, date 15.1.2004 te Gjykates se rrethit Elbasan.

Drejtuar:    Keshillit te Qarkut Elbasan

                                    Kryetarit

                             Zotit Mehdi Pepa

 

                                                                                          ELBASAN

 

Per dijeni :    Ministrit te Pushtetit Vendor dhe

                      Decentralizimit

                                Zotit Ben Blushi

                                                                                       TIRANE

 

 

          I nderuar zoti Kryetar i Keshillit te Qarkut !

          Me anen e kesaj shkrese fillimisht duam t’ju falenderojme per korrektesen ne kthimin e pergjigjes per rekomandimin tone te dates 21.9.2004, por nga ana tjeter deshirojme te evidentojme para jush dhe Keshillit te Qarkut Elbasan, te cilin ju keni nderin ta drejtoni, pretendimet tona lidhur me permbajtjen e saj.

          Ne sqarimet tuaja, midis te tjerave, na behet e ditur se : “ Zoti Kryeziu i eshte drejtuar Gjykates se Larte duke i bere rekurs vendimit te Gjykates se Apelit Durres. Ne keto kushte duke qene se vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte kundershtuar, ky vendim nuk eshte titull ekzekutiv, pasi nuk eshte i formes se prere (kjo per te sqaruar paragrafin e pare te shkreses Tuaj)”.

Jemi te detyruar te sqarojme se ky argument  nuk eshte i bazuar ne asnje dispozite te Kodit te Proçedures Civile apo norme tjeter proçeduriale civile. Ne nenin 451 te Kodit te lart-permendur, jane percaktuar ne menyre taksative kater rastet kur vendimi gjyqesor merr forme te prere, ku midis te tjerave, ne germen “ç” parashikohet se merr forme te prere : “vendimi i gjykates eshte lene ne fuqi, ndryshuar ose eshte pushuar gjykimi ne shkalle te dyte”.

          Ne paragrafin e pare te nenit pasues, ne ate me numer 451/a, ne mbeshtetje te pikes 3 te nenit 142 te Kushtetutes qe i obligon organet e shtetit te ekzekutojne vendimet gjyqesore, sanksionohet : “Vendimi qe ka marre forme te prere eshte i detyrueshem per palet, per trashegimtaret e tyre, per personat qe heqin te drejta nga palet, per gjykaten qe ka dhene vendimin dhe per te gjitha gjykatat dhe institucionet e tjera”

          Ushtrimi nga palet i ankimit ndaj vendimeve gjyqesore te formes se prere nuk passjell pezullimin e ekzekutimit te ketyre vendimeve. Vetem ne nje rast pezullohet ky ekzekutim;, kur ne ankim eshte kerkuar edhe  pezullimi i ekzekutimit te titullit ekzekutiv; dhe Gjykata e Larte ka marre kete vendim menjehere, pavaresisht kohes se kur do te gjykohet ankimi. Dhe ky rast eshte perseri i parashikuar ne Kodin e Proçedures Civile, pikerisht ne nenin 479 te tij  :

 

“Gjykata e larte pezullon ekzekutimin e vendimit kur :

a)    ekzekutimi i menjehershem i vendimit do te sillte pasoja te renda e te pariparueshme.

b)    Pala qe ka bere rekursin depoziton garanci materiale qe siguron ekzekutimin e vendimit”

 

Ne rastin konkret, Gjykata e Larte nuk ka marre vendim per pezullimin e ekzekutimit te titullit ekzekutiv, per faktin e thjeshte se ne kopjen e rekursit qe na keni vene ne dispozicion, ne objektin e padise, ankuesi nuk ka kerkuar pezullimin e ekzekutimit. Vete gjykata me nismen e vet nuk mund te marre vendime jashte objektit te padise pasi : 1) te drejten e disponimit te ankimit e ka vete ankuesi: 2) gjykata qe gjykon mosmareveshjen duhet te shprehet mbi gjiithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet (neni 6 i KPrC)

          Edhe pretendimi tjeter qe ngrini, si ne pergjigjen tuaj te pare, qe edhe nese : “.. kur vendimi te jete i formes se prere, per proçedure, fillimi i zbatimit te vendimit behet nga komuna perkatese, e cila pas konfirmimit te Prefektit te Qarkut Elbasan, e kalon ne keshillin e qarkut vendimin per heqjen e mandatit te keshilltarit..” nuk qendron pasi nuk ka asnje mbeshtetje ligjore, ashtu siç ju kemi bere shpjegimin e duhur ne paragrafin e peste te rekomandimit tone. Por shtojme per theksim, se jane aktet administrative qe pasi kalojne proçeduren e gjykimit ne rruge administrative, jane te ankimueshme ne gjykate, dhe jo vendimet gjyqesore te formes te prere i nenshtrohet gjykimit administrativ.

Perserisim se kembengulja per mos ekzekutimin e vendimit gjyqesor te formes se prere, eshte shkelje permanente dhe e rende e te drejtave te njeriut per nje gjykim te drejte dhe publik brenda nje afati te aresyeshem dhe nga nje gjykate e pavarur dhe e paaneshme e caktuar me ligj, ku ekzekutimi i vendimeve gjyqesore te formes se prere eshte pjese integrale e ketij proçesi, parashikuar ne piken 2 te nenit 42 te Kushtetutes dhe ne nenin 6 te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore, qe pas ratifikimit nga shteti shqiptar eshte pjese perberese e sistemit te brendshem juridik (neni 122 i Kushtetutes).

          Po ashtu vazhdon paligjshmeria e qenies si anetar i Keshillit te Qarkut Elbasan te zotit Ismail Kryeziu qe nga data qe vendimi gjyqesor ka marre forme te prere.

          E shohim me vend t’u terheqim vemendjen tuaj edhe per faktin, se kjo paligjshmeri ne formen e marrjes pjese ne proçesin vendimmarres te zotit Kryeziu ne mungese te mandatit perkates, eshte shkak ligjor per deklarimin e pavlefshem te vendimeve dhe akteve administrative ku ai ka marre pjese ne votim.

          Duke besuar se per per kete praktike ju eshte dhene ose sugjeruar ndihme juridike e pakualifikuar, pa vene asnjehere ne dyshim besimin tone, jo vetem ndaj detyres tuaj te respektuar por edhe ne deshiren e perbashket per respektin e te drejtave dhe interesave te ligjeshme te individeve ne perputhje me Kushtetuten dhe legjislacionin shqiptar, ju sugjerojme edhe nje here ta vleresoni rekomandimin tone ne baze te ketyre normave dhe te merrni te gjitha masat per ekzekutimin e vendimit gjyqesor te formes se prere, si vetmja alternative e mundeshme dhe ligjore.

          Duke besuar ne mirekuptimin tuaj, lutemi te na vini ne dijeni brenda 15 diteve  per ecurine e rekomandimit tone te dates 21.9.2004.

 

                                                               AVOKATI  I  POPULLIT

         ERMIR DOBJANI

   

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al