|
Tiranė, mė
21/10/2004
Nr. K3/T6-6
Prot.
Nr.
Dok 200400593/6
Lenda:
Rekomandim
per eleminimin e praktikave te gabuara gjate vjeljes se takses
vendore per zenien e hapesirave publike, te cilat cenojne te
drejtat e pronareve legjitim.
Drejtuar: Kryetarit
te Bashlise
Z.
Edi RAMA
TIRANĖ
Z. Kryetar !
Avokati
i Popullit, gjate veprimtarise se tij kushtetuese ne mbrojtje te
te drejtave dhe lirive themelore te individeve ka konstatuar me
kenaqesi se pergjithesisht modeli qeverises i Bashkise Tirane ka
perftuar elementet baze te standarteve mireadministruese ndaj
publikut. Ky opinion motivohet nga nje sere veēorish, ku nje
vend te veēante ze riorganizimi i pritjes se popullit,
garantimi i te drejtes se informimit per dokumentat zyrtare,
respektimi i afateve administrative per paraqitjen e
dokumentacionit te kerkuar etj. Kjo veprimtari pozitive ka lene
nje shije te mire ne opinionin publik, duke gjetur perkrahje te
hapur dhe mbeshtetje serioze nga nje sere institucionesh qe
synojne rritjen e pergjegjshmerise administrative ndaj publikut.
Gjithsesi perpjekjet tuaja konform kesaj fryme mendoj se kane
nevoje per nje oponence konstruktive te vazhdueshme, e cila ju
garantoj se do t`ju serviret me profesionalizem e objektivitet
nga Zyra e Avokatit te Popullit.
Konkretisht
ne kete kuader, deshiroj te ndalem ne nje ēeshtje e cila per
vete specifikat e saj pergjithson nje praktike te gabuar ligjore
qe ndiqet nga Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave
Vendore, prane Bashkise Tirane.
Pranė
Institucionit tė Avokatit tė Popullit, ėshtė paraqitur
ankesa e Z. Tahsim Demneri me banim nė Tiranė, i cili pasi ka
sqaruar pozitėn e tij si pronar i ligjshėm nė zonėn pėrballė
Institutit tė Lartė Bujqėsor Kamėz ku ėshtė hapur dhe
funksionon njė treg, ka ngritur shqetėsimin se nėpunės tė
Bashkisė Tiranė, e konkretisht tė Drejtorisė sė
Tregje-Taksave vjelin ēdo muaj Taksėn e Vendit
ndaj biznesmenėve tė atjeshėm, duke shkelur tė drejtėn e
pronarit pėr tė pėrfituar nė bazė tė legjislacionit nė
fuqi. Pronėsia nė fjalė e ka burimin nga njė titull i hershėm
i njohur dhe kthyer me anė tė Vendimit Nr.606 dt.24.06.1996 tė
Komisionit tė Kthimit e Kompesimit tė Pronave Tiranė dhe
rregjistruar nė Zyrėn e Rregjistrimit tė Pasurive tė
Paluajtshme Tiranė me Nr.Rregj Hipotekor 6361 dt.09.09.1996.
Avokati
i Popullit, duke vlerėsuar nė tėrėsi problematikėn qė
shfaqte pėrmbajtja e kesaj ankese, me ane te shkreses
Nr.K3/T6-3 Prot dt.13.05.2004 ka kerkuar shpjegime prane
Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore. Keto
shpjegime per vete karakterin specifik te ankeses, kishin
qellimin te evidentonin qendrimin e ketij organi ndaj te
drejtave te pronarit te truallit ku vilej taksa vendore per
zenie hapesire publike.
Me
ane te shkreses Nr.298 Prot dt.27.05.2004 Drejtoria e
Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore shpjegon se ajo ka
zbatuar me perpikmeri dispozitat e Ligjit Nr.8982 dt.12.12.2002
Per Sistemin e Taksave Vendore dhe Vendimin e
Keshillit Bashkiak Nr.7 dt.07.03.2001 Per Sistemin e
Taksave dhe Tarifave Vendore ne Qytetin e Tiranes. Taska
vendore per zenien e hapesirave publike, sipas prononcimit te
mesiperm, aplikohet per te gjithe subjektet, te cilet
shfrytezojne hapesirat publike per te kryer aktivitet tregetar
dhe baza e kesaj takse eshte siperfaqja ne meter katror qe vihet
ne shfrytezim prej tyre. Per ankesen konkrete sqarohet se prane
Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore nuk
eshte paraqitur ndonje qytetar, i cili te beje te njohur me ane
te dokumentacionit pronesine e tij mbi truallin ku vilet taksa
per zenie te hapesires publike. Ne kete rast kjo drejtori ka
treguar gadishmerine per te pritur ēdo pretendim te dokumentuar
pronesie nga qytetaret, i cili do t`i hape rrugen nje mardhenie
te re kontraktore.
Ne
nje kuader te pergjithshem verehet lehtesisht se veprimtaria e
Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave prane
Bashkise Tirane mundohet te vihet ne funksionim konform
dispozitave ligjore dhe akteve te tjera administrative. Por nga
nje analize me e thelle dhe e detajuar e praktikes qe ndiqet nga
ky organ per te identifikuar dhe trajtuar ligjerisht pronaret e
trojeve ku vilen taksa per zenien e hapesirave publike, rezulton
se brendia e ketyre proēedurave ka elemente te parregullsive
administrative qe derivojne ne shkelje te te drejtave dhe
interesave te ligjshme te qytetareve.
Avokati
i Popullit ka bindjen e plote se proēesi i caktimit te zonave
apo hapesirave publike ku ushtrohet veprimtari tregtare per
efekt te aplikimit dhe vjeljes se taksave duhet te kryhet
nepermjet nje verifikimi paraprak nga Bashkia e Tiranes dhe nga
organet ne varesi te saj. Konkretisht ky verifikim paraprak
duhet te konsistoje ne evidentimin e mundshem nepermjet Zyres se
Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te te gjithe pronareve
te truallit brenda zones ku ushtrohet aktivitet tregtar. Ky
verifikim duhet te konsiderohet si pjese e pandare e detyrimit
pozitiv te organeve shteterore per te mos cenuar te drejtat e
pronesise mbi qytetare te ndryshem.
Ne
ēeshtjen e Z.Demneri, i cili njihet si pronar i ligjshem i
truallit qe nga viti 1996, nuk eshte aspak habi qe Bashkia e
Tiranes te pesoje humbje gjyqesore te te ardhuave te saj si
pasoje e vjeljes se taksave ne kundershtim me ligjin. Kjo per
arsyen e thjeshte se Ligji Nr.8982 dt.12.12.2002 Per Sistemin
e Taksave Vendore shprehet ne menyre eksplicite per hapesira
publike ku aplikohen taksat vendore. Si rrjedhim askush qofte
edhe me autoritet shteteror nuk mund te vjele taksa pa patur
juridiksion territorial si dhe pa e verifikuar me pare kete
atribut ligjor me dokumentacionet perkates. Kjo analize vlen per
te shkulur nga mendja e ndonje burokrati mentalitetin se ēdo
hapesire apo truall ne dukje i lire dhe i pa rrethuar eshte ne
pronesi apo juridiksion fiskal te Bashkise Tirane.
Kjo
analize forcohet me tej kur veren se pas nderhyrjes se Avokatit
te Popullit dhe insistimit te vazhdueshem te Z. Demneri prane
Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave, kjo e fundit
ka pranuar se jo vetem qe tregu perballe Universitetit Bujqesor
te Kamzes nuk ndodhet ne hapesira publike, por ai ne te njetjen
kohe ka qene edhe i pamiratuar si zone per aktivitet tregtar.
Ky
perfundim, qe drejtoria ne fjale ia ka komunikuar z. Demneri,
mendojme se nxjerr ne pah edhe me shume praktiken e gabuar qe
ndiqet per caktimin dhe vjeljen e taksave pa kryer verifikime
paraprake. Kjo sepse te pranosh se tregu eshte i paligjshem kur
Avokati i Popullit disponon kopje te Takse Vendi Nr.005936
dt.27.06.2003 leshuar nga Drejtoria e Tregje-Taksave prane
Bashkise Tirane ne kembim te vjeljes se kesaj takse ne shumen
3000 leke ne territorin e ketij tregu, tregon per nje mungese
organizimi dhe disipline ne njohjen e sakte te burimeve te
ligjshme nga perfitohen te ardhurat vendore.
Keto
proēedura kemi mendimin se jo vetem cenojne hapur interesat e
ligjshme te pronareve, por nganjehere formojne mendimin se
Bashkia Tirane me qellim mbushjen e arkes se saj po motivohet ne
veprime te paligjshme per te perfituar sa me shume ne kete
kuader. Kuptohet se ne nuk e perkrahim kete mendim.
Avokati
i Popullit ka marre shkas nga ky rast, megjithese i mbyllur
pozitivisht (pasi z. Demnerit iu kthye trualli dhe tregu u
mbyll), per te pergjithesuar nje praktike te gabuar qe vihet
re ne trajtimin e zonave publike dhe urbane nga Bashkia Tirane.
Te drejtat e pronareve garantuar ne nenet 41 dhe 42 te
Kushtetutes mendojme se duhet te prevalojne maksimalisht ndaj
nevojave te ngutshme qe mund te kete Bashkia Tirane.
Tagrambledhesit Vendor dhe gjithe strukturat fiskale duhen
te jene koshiente se mbledhja e taksave duhet te justifikoje se
pari sherbimin qe ofrohet nga organet vendore dhe se dyti
kuptimin ligjor mbi perkatesine e territorit.
Ky
proēes nevojitet te permbushet duke patur parasysh vlerat me te
mira demokratike nepermjet te cilave synojme te integrohemi ne
Bashkimin Europian. Parimet mbi pronen dhe gezimi i lire i saj
jane ne themelet e shtetit te se drejtes dhe nuk duhet te
cenohen pa nje shkak te ligjshem dhe kundrejt kompensimeve te
parashkuara me ligj.
Ne
kete situate te re, ku niveli i shkeljeve te te drejtave dhe
lirive themelore po shihet si barometer per etiketimin dhe
standartizimin ne planet integruese, Avokati i Popullit apelon
per me shume kujdes dhe profesionalizem ne marredhenie me
individet dhe me te drejtat qe ata gezojne karshi organeve te
administrates publike qendrore apo vendore.
Duke
e konsideruar natyren e kundraligjshme te praktikes se
lartpermendur si shkelje te te drejtave dhe interesave te
ligjshme te z.Demneri, Avokati i Popullit ne ushtrim te
funksioneve te tij kushtetuese, nė baze tė nenit 63 pika 3 tė
Kushtetutės sė Shqipėrise, nė tė cilėn thuhet se: Avokati
i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė
propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė
njeriut nga administrata publike si dhe nė bazė tė
nenit 21 gėrma b tė ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit nė tė cilin parashikohet se: Avokati
i Popullit paraqet rekomandime pėr venien nė vend tė sė
drejtės sė shkelur tek organi administrativ qė sipas tij ka
shkaktuar shkelje tė tė drejtave dhe lirive;
Ju
Rekomandon:
Eleminimin
e praktikave te gabuara gjate vjeljes se takses vendore per
zenien e hapesirave publike, te cilat cenojne te drejtat e
pronareve legjitim.
Nga ana juaj, nė zbatim tė nenit 22 te Ligjit Nr.8454
dt.4.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit nevojitet tė
na paraqitet brenda 30 ditėsh njė pėrgjigje zyrtare e
arsyetuar, lidhur me qėndrimin qė do tė mbani ndaj kėtij
rekomandimi.
I bindur nė bashkėpunimin tuaj.
AVOKATI I POPULLIT
ERMIR
DOBJANI
|