Duke ju falenderuar paraprakisht per shpjegimet e percjella
lidhur me ēeshtjen e ekzekutimit te vendimit te Komisionit te
Sherbimit Civil ne favor te Zj.Dolores Misha, jeni te lutur te ndiqni
sa me poshte vijon, referuar shkreses tuaj te dates 24.05.2004.
Nė
pėrgjigje te kerkeses tone, Ju na keni sqaruar se vendimi i
Komisionit tė Shėrbimit Civil Nr.111 date 28.07.2003, eshte
konsideruar si akt administrativ absolutisht i pavlefshem, pasi eshte
nxjerrė nė kapėrcim tė kompetencave qė i jep ligji kėtij organi
dhe si tė tilla ato nuk do tė merren nė konsideratė pėr tu
zbatuar.
Refuzimi
pėr zbatimin e vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit Civil, ju e
keni mbėshtetur nė njė
vendim tė Gjykatės sė Lartė (Numėr vendimi, datė, kolegj nuk
specifikohet) i cili pėr analogji pėrdoret pėr tė pėrligjur pėrgjithsimin
e rasteve ku kėrkesat pėr zbatimin e vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit
Civil nuk do tė pranohen, duke i konsideruar tė pambėshtetura nė
ligj.
Avokati i Popullit, duke konsideruar absolutisht tė padrejtė
qėndrimin refuzues qė mban Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave per
keto raste dhe nė pėrgjithsi pėr aplikimin e praktikės
administrative tė mėsipėrme, ka detyrimin ligjor tju parashtroje
sa vijon:
Nė argumentimin tuaj ju i referoheni
Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė, i cili nė seancat gjyqėsore
tė datave 9.03.2004 dhe 23.03.2004 ka marrė nė shqyrtim ēėshtjen
civile me pale ndergjyqesa, ish punonjes te doganave, Drejtorinė e Pėrgjithshme
tė Doganave dhe Komisionin e Shėrbimit Civil, me objekt tė padisė
kundėrshtimin e vendimit administrativ pėr largimin nga puna. Nė pėrfundim
ky kolegj me anė tė vendimit Nr.703 dt.23.03.2004 ka vendosur,
pranimin e padisė sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave,
duke anulluar Vendimin e Komisionit tė Shėrbimit Civil si tė
pabazuar nė ligj.
Nė
pjesėn arsyetuese tė kėtij vendimi, krahas tė tjerash ėshtė
analizuar kuadri ligjor qė rregullon statusin e doganierit si nėpunės
publik, duke u ndalur nė elementėt pėrbėrės si kategoria,
struktura dhe funksioni qė pėrmbush, trajtimi i mardhėnieve tė punės
etj. Nė kėtė kėndvėshtrim, Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė
ka arritur nė konkluzionin se Ligji Nr.8549 dt.11.11.1999 Statusi
i Nėpunėsit Civil nuk mund tė zbatohet pėr doganierėt e
doganave tė rretheve, sepse nė kuptim tė nenit 2 dhe 3 tė kėtij
ligji, administrata doganore nė rrethe nuk konsiderohet institucion i
administratės publike tė nivelit qėndror apo vendor. Gjithsesi ky
interpretim i ligjit ėshtė kryer nė kuadrin e zgjidhjes sė njė
ēėshtje konkrete dhe nuk mund tė pengojė aspak zbatimin e rasteve
e tjera ku vetė Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė ka rrėzuar kėrkesėn
e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave. Raste tė tilla janė
zbatuar pa hezitim nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave dhe sot
ish punonjės sė doganės kanė rifilluar detyrėn nė degėt e
doganave nė rrethe.
Gjithashtu
pjesa arsyetuese dhe dispozitivi i Vendimit Nr.703 dt.23.03.2004 i
Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė nuk shpreh nė mėnyrė qarte
pavlefshmėrinė absolute tė vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit
Civil, por duke marrė nė analizė ēėshtjen konkrete i ka
argumentuar ato tė lidhura ngushtė me zbatimin korrekt tė
legjislacionit nė fuqi. Pėrveē kėsaj, nuk shikohet qė nė
vendimin e mėsiperm tė ketė aspekte pėrgjithsuese, pasi unifikimi
i praktikės gjyqėsore, i cili njehson qėndrimet e ndryshme tė
gjykatave, kryhet nga Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė.
Pėr aq kohė sa Kolegjet e Bashkuara nuk do tė japin njė vendim
unifikues ne lidhje me legjislacionin qė do tė aplikohet pėr nėpunėsit
e doganave, gjykatave tė tė gjitha niveleve ju lind e drejta tė
vendosin rast pas rasti pėr anullimin ose jo tė vendimeve tė
Komisionit tė Shėrbimit Civil, qė trajtojnė konflikte tė largimit
nga puna tė doganierve.
Krahas kėsaj, vlen tė pėrmendet se
vendimi i Komisionit tė Shėrbimit Civil, i cili ka vendosur
anullimin e vendimit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Doganave pėr
lirimin nga detyra tė Zj.Dolores Misha, nuk eshte ankimuar nė shkallėt
e mėtejshme gjyqėsore (megjithse keni marrė dijeni tė rregullt
pėr vendimet e KSHC-sė) duke lėnė shkak qė kėto vendime tė
marrin formė tė prerė dhe tė kėrkohet ekzekutimi i tyre.
Nė
kėto kushte lind e drejta tė shprehemi se detyrimi juaj pėr
ekzekutimin e vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit Civil (organ
i cili mbikqyr menaxhimin e shėrbimit civil) nuk duhet
justifikuar kurrsesi nga vendime tė veēanta tė Gjykatės sė Lartė,
tė cilat nė thelb i kanė dhėnė zgjidhje njė ēėshtje konkrete.
Pėrveē kėsaj, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave nuk duhet tė
fshehė pas njė vendimi gjyqėsor i nxjerre vetem ne Mars te vitit
2004, zvarritjen burokratike tė
ekzekutimit tė vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit Civil te cilat
kane ndodhur kohe me pare, thjesht duke u justifikuar dhe pėrgjithesuar
qėndrimin e saj indiferent me njė Vendim tė veēantė tė Kolegjit
tė Gjykatės sė Lartė tė vitit 2004, i cili eshte nominal dhe
aspak detyrues per ēeshtje analoge, ne mungese te nje vendimi
unifikues te kesaj Gjykate.
Nė qoftė se nisemi tė analizojmė
pretendimin tuaj se vendimet e Komisionit te Shėrbimit Civil janė
absolutisht tė pavlefshme dhe si tė tilla nuk do tė zbatohen, kemi
mendimin se ky pretendim nuk gjen aspak zgjidhje ligjore nėpėrmjet qėndrimit
qė mbani. Nė bazė tė nenit 117/2 paragrafi I i Kodit tė Proēedurave
Administrative, secila palė e interesuar nė njė proēedurė
administrative ka tė drejtė tė kėrkojė qė akti administrativ tė
konstatohet absolutisht i pavlefshėm. Sipas doktrinės
administrative ky konstatim mund tė kėrkohet nė organin
administrativ i cili ka nxjerrė aktin, nė organin administrativ
epror tė organit i cili ka nxjerrė aktin dhe me anė tė rrugės
gjyqesore (Ref neni 331 paragrafi II i Kodit tė Proēedurės Civile).
Nė
kėtė kėndvėshtrim, lind detyrimi qė pėr ēdo akt administrativ,
pėr tė cilin ka dyshime se pėrmban elementė tė pavlefshmėrisė
absolute, kėrkohet medoemos vendimmarrja konstatuese e pavlefshmėrisė
nga organet kompetente. Kėrkesa pėr konstatimin e pavlefshmėrisė
mund tė bėhėt nga palėt e interesuara dhe kurrsesi akti
administrativ nuk mund tė paragjykohet apo injorohet pėr zbatim
paraprakisht. Si rrjedhim pėrmbajtja e shkresės tuaj e dates
24.05.2004 e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, ku shprehet
mos zbatimi i vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit Civil pėr arsye
se vetė Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave i deklaron ato
absolutisht tė pavlefshme ėshtė nė kundėrshtim me kėrkesat
ligjore tė Kodit tė Proēedurave Administrative.
Gjithsesi
qėndrimi juaj ėshtė kontradiktor edhe me vetė aktivitetin e
Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, pasi siē dihet kjo
drejtori ka pranuar tė ekzekutojė vendime tė Komisionit tė Shėrbimit
Civil, duke rimarrė nė punė nėpunės tė shkarkuar pa tė drejtė.
Kjo proēedurė ėshtė ndjekur dhe zbatuar vazhdimisht, madje nė njė
rast duke pranuar edhe rekomandimin e Avokatit tė Popullit pėr
zbatimin e njė vendimi tė Komisionit tė Shėrbimit Civil.
Nė kėto kushte, kemi mendimin se reflektimi ndaj
legjislacionit nė fuqi dhe ndaj tė drejtave dhe lirive themelore tė
individit, do t`ju shėrbejė pėr tė ndryshuar qėndrimin tuaj nė
shėrbim edhe tė rritjes sė imazhit tė mirėqeverisjes sė organeve
shtetėrore dhe te respektimit te ligjit.
Nga
sa me siper, lutemi te rishikoni edhe njehere qendrimin tuaj lidhur me
kete ēeshtje, ne kendveshtrimin ligjor te ekspozuar me lart.
Nė
kėto kushte, Avokati i Popullit, pasi konstaton se ndaj Zj.Dolores
Misha, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave vazhdon tė shfaqė qėndrime
zyrtare tė parregullta e tė paligjshme, tė cilat kanė sjellė si
pasojė mohimin e njė sėrė tė drejtash dhe interesash tė ligjshme
tė saj si nėpunėse civile, nė mbėshtetje tė Kushtetutės sė
Shqipėrisė Neni 63/3 nė tė cilėn parashikohet se: Avokati i
Popullit ka te drejtė te bėjė rekomandime dhe te propozoje masa kur
veren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata
publike si dhe nė zbatim tė nenit 19/b te ligjit Nr.8454
dt.4/02/1999 Pėr Avokatin e Popullit ku parashikohet
se:Avokati i Popullit, paraqet rekomandime
pėr venien nė vend tė sė drejtės sė shkelur tek organi
administrativ qė, sipas tij, ka shkaktuar shkelje tė tė drejtave
dhe lirive
JU
R E K O M A N D O N
Rivėnien
nė vend tė tė drejtave tė mohuara ndaj Zj.Dolores Misha, duke vėnė
nė zbatim Vendimin Nr.111 dt.28.07.2003 tė Komisionit tė Shėrbimit
Civil.
Nga
ana juaj, nė zbatim tė nenit 22 te Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit ku thuhet se: Organeve, tė cilave
Avokati i Popullit u ka drejtuar njė rekomandim, kėrkesė apo
propozim pėr shkarkim, duhet ta shqyrtojnė rekomandimin, kėrkesėn
apo propozimin pėr shkarkim dhe tė kthejnė pėrgjigje brenda 30 ditėsh
nga data e dėrgimit tė rekomandimit, kėrkesės apo propozimit pėr
shkarkim. Pėrgjigja duhet tė pėrmbajė shpjegime tė arsyetuara pėr
ēėshtjen nė fjalė, si dhe ēfarė veprimesh apo masash ka ndėrmarrė
ai organ nevojitet tė na paraqitet brenda 30 ditėsh njė pėrgjigje
zyrtare e arsyetuar, lidhur me qėndrimin qė do tė mbani ndaj kėtij
rekomandimi.
Duke besuar ne bashkepunimin dhe mirekuptimin tuaj.
AVOKATI I POPULLIT
ERMIR
DOBJANI