REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K4/K13-2 Prot.                                     Tiranė, mė 21/07/2009

Nr. Dok. 200901221/2

   

Lenda:        Rekomandohen masa urgjente pėr parandalimin e dhunės ndaj tė burgosurve dhe paraburgosurve qė vuajnė dėnimin nė Burgun e Korēės.

       

Drejtuar:    Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Burgjeve

Z. Gazmend DIBRA

TIRANE        

 

Drejtorit tė I.E.V.P-sė

Z. Petrit BAZELLI

KORĒĖ        

 

 

Per dijeni:  Ministrit tė Drejtėsisė

Z. Enkelejd ALIBEAJ

TIRANE        

    

 

Avokati i Popullit ne rolin e Mekanizmit Kombetar per Parandalimin e Tortures ka vijuar te trajtoje me nje rendesi primare rastet e denoncimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj te denuarve, me qellimin per t`i parandaluar keto fenomene, duke nxjerre pergjegjesite e duhura ligjore.

Ne vijim te kesaj veprimtarie, ne Institucionin e Avokatit te Popullit eshte paraqitur me dt.12.06.2009 nje leter nga disa te denuar te Burgut Korēe, te cilet denonconin dhune sistematike te policise se burgjeve, veēanerisht ne dhomat e izolimit.

Konkretisht ata denonconin disa raste, ku te denuar me vendbanim nga qytete te tjera (jo nga Korēa) qe per arsye te ndryshme ndeshkoheshin me izolim ne kete burg, pesonin nje dhunim fizik te rende. Kjo dhune sipas tyre ushtrohej e paramenduar vetem dy ditet e para te qendrimit ne izolim, me qellimin qe ne ditet ne vijim te denuarit te mos i ngeleshin shenja te dukshme ne trup per t`i denoncuar ato pas daljes nga izolimi.

Te denuarit ne leter denonconin madje edhe nje rast te fundit, ku i denuari i paraqitur para Komisionit Disiplinor ishte rrahur nga Shefi i Policise se Burgut Korēe Behar Bregu dhe nga Shefi i Rregjimit te Brendshem te Sigurise se ketij burgu Shkelqim Selimi. Kjo dhune, sipas tyre ishte ushtruar ne prani te Zv. Drejtorit te Burgut Korēe dhe te te gjithe anetareve te tjere te komisionit, ne perberje te te cilit ka punonjes te edukimit dhe shendetesise, te cilet nuk kishin reaguar aspak ndaj ketij akti.

Ne perfundim te kesaj letre te burgosurit kane kerkuar nderhyrjen e menjehershme te Avokatit te Popullit per te qetesuar situaten, pasi sipas tyre, jeta ne Burgun Korēe ishte e kercenuar ne ēdo kohe, gjendje e cila po e kthente kete burg nga nje institucion edukimi ne nje ambjent “egersimi”.

Avokati i Popullit duke e konsideruar denoncimin e ketyre te denuarve si mjaft te rende, urdheroi organizimin e menjehershem te nje inspektimi te pergjithshem ne Burgun Korēe, me qellimin per te verifikuar dhe pare nga afer kushtet e trajtimit te te denuarve dhe paraburgosurve.

Ky inspektim u zhvillua nga Njesia per Parandalimin e Tortures me dt.18.06.2009 dhe perfshiu kontrollin e detajuar te te gjitha sherbimeve dhe kushteve qe i ofroheshin te denuarve dhe paraburgosurve ne kete institucion. Per kete inspektim, Avokati i Popullit paraqiti prane Ministrit te Drejtesise dhe Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve nje sere perfundimesh dhe rekomandimesh qe synonin te permiresonin edhe me shume kushtet dhe trajtimin e te denuarve ne Burgun Korēe.

Gjate ketij inspektimi, Njesia per Parandalimin e Tortures vizitoi ne menyre te veēante edhe dhomat e izolimit. Ne keto ambjente, pasi u intervistuan disa te denuar, u konstatuan dy raste te dukshme dhune fizike te kryera njera ndaj te denuarit te mitur E. Z., vjeē 15 dhe tjetra ndaj te denuarit L. Xh., per te cilat u bene edhe fotot perkatese. Te dy keta te denuar pohuan se polici i rregjimit te brendshem Roland Jorgji i kishte goditur ata ne fytyre per shkak te debatit dhe gjendjes se tij te dehur. Keto ngjarje u vertetuan edhe nga theniet e te denuarve te tjere te izoluar.

Meqenese gjate deponimeve te ketyre te denuarve ishte i pranishem edhe Drejtori i Burgut Korēe, ai e pranoi sjelljen e ketij polici dhe mori angazhim per te zhvilluar nje proēedim disiplinor, per te cilin nuk kemi ende informacion.

Nderkohe pas perfundimit te ketij inspektimi ne Burgun e Korēes, Institucioni i Avokatit te Popullit eshte vene ne dijeni edhe per disa raste te tjera dhune ne kete burg, ku ngjarja me e rende eshte shenuar me dt.04.07.2009 ndaj te denuarit A. M., ne te cilen akuzohet serish per ushtrim dhune Shefi i Rregjimit te Brendshem te Burgut Korēe Shkelqim Selimi. Me sa jemi ne dijeni per kete ngjarje ka hetuar edhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve dhe aktualisht kemi informacion se ka filluar edhe hetimi nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korēe. (Proēedimi Penal Nr.693 dt.15.07.2009 ne ngarkim te shtetasit Shkelqim Selimi per vepren penale te “Shperdorimit te Detyres” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”).

Referuar sa me lart, Avokati i Popullit duke konstatuar nje situate te renduar ne trajtimin e te denuarve ne Burgun Korēe kerkon urgjentisht nga ana e Ministrise se Drejtesise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve qe te merren masa per venien nen kontroll te situates, duke evituar raste te tjera te dhunes dhe duke nxjerre pergjegjesite ligjore per zyrtaret e implikuar.

Perseritja e shpeshte e dhunes brenda nje harku te shkurter kohor tregon per nje agresivitet te larte te punonjesve te policise te ketij burgu dhe per nje humbje te kontrollit administrativ nga ana e drejtuesve te ketij institucioni.

Avokati i Popullit edhe vitin e kaluar ngriti si nje problem te mprehte ushtrimin e dhunes ne ish Paraburgimin Korēe. Por me pas kjo ēeshtje u justifikua nga ana e Ministrise se Drejtesise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve si pjese e nje problematike te nderlikuar qe kishte si shkak kushtet tejet te veshtira qe shoqeronin veprimtarine e ketij institucioni ne ambjentet e vjetra.(Shih Rekomandimin e Avokatit te Popullit Nr.K4/I1-2 Prot dt.09.06.2008).

Me tej, ashtu siē jeni ne dijeni, kjo ēeshtje u trajtua gjeresisht edhe ne Raportin e Komitetit per Parandalimit e Tortures te Keshillit te Europes per vitin 2008, ku u lane nje sere detyrash te rendesishme per parandalimin e dhunes. (Shih Paragrafi 17 te Kreut te Rekomandimeve te CPT Raport 2008).

Duke pare se kjo dhune vijon te kete permasa kercenuese edhe ne ambjentet e reja te Burgut Korēe, Avokati i Popullit ka bindjen se pergjigja per kete fenomen duhet gjetur tek niveli i etikes, trajnimit dhe gjendjes psikologjike te personelit te policise se burgjeve te ketij institucioni, si dhe tek pergjegjesia e drejtuesve per te dhene shembuj te qarte te ndeshkimit ndaj rasteve te tilla dhe jo duke i fshehur ato, apo duke zbutur qendrimin ndaj tyre.

Ne keto kushte, lind si detyre imediate marrja e masave te menjehershme per parandalimin e dhunes, ku ne menyre te veēante duhet te mbahet ne konsiderate veprimet si vijon:

1.      Largimin nga puna dhe kallzimin per ndjekje penale pa hezitim per ēdo punonjes te Burgut Korēe, i cili ushtron ose perkrah akte te dhunshme (verbale ose fizike) ndaj te denuarve.

2.      Vendosja urgjente e kamerave te sigurise ne Burgun Korēe;

3.       Intervistimi i te denuarve dhe paraburgosurve per raste te dhunes dhe identifikimi i punonjesve te veēante qe demostrojne sjellje te dhunshme tek te denuarit;

4.      Trajnimi i vazhdueshem i punonjesve te policise se ketij burgu mbi etiken dhe vetekontrollin ne raport me te denuarit;

5.      Sqarimi i rolit dhe pergjegjesive qe kane drejtuesit e burgut per parandalimin e ngjarjeve te dhunes ndaj te denuarve;

6.      Sqarimi i detyrimit ligjor qe ka ēdo punonjes shteteror per denoncimin e akteve te dhunes;

Avokati i Popullit beson se me ane te ketyre masave do te behet e mundur qe Burgu Korēe te permiresoje sipas standarteve ligjore trajtimin e te denuarve dhe paraburgosurve, duke shmangur akte te palejueshme dhe te denueshme ndaj tyre.

Pėr sa mė sipėr, duke i konsideruar aktet e mesiperme te dhunes veprime qe cėnojnė tė drejtat dhe trajtimin e tė denuarve te Burgut Korēe, Avokati i Popullit nė mbėshtetje tė pikės 3, tė nenit, 63 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė ku thuhet se: “Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike”, nė bazė tė Nenit 74/1 pika b te Ligjit Nr. 9888 dt. 10.03.2008 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin Nr. 8328 dt. 16.04.1998 Per te drejtat dhe trajtimin e te denurave me burgim” ku parashikohet midis te tjerash se: “Avokati i Popullit nepermjet Mekanizmit Kombetar per Parandalimin e Tortures ka keto kompetenca b) paraqet rekomandime per organet perkatse, me qellim qe te permiresohet trajtimi dhe kushtet e individeve qe u eshte hequr liria dhe te parandalohet tortura dhe trajtimi ose denimi i eger, ēnjerezor dhe poshterues”, si dhe ne baze te nenit 21/c tė Ligjit Nr.8454 dt.04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” (me ndryshimet pėrkatėse) ku pėrcaktohet se: “Avokati i Popullit paraqet rekomandime pėr marrje masash pėr vėnien nė vend tė sė drejtės sė shkelur tek organi epror i organit qė ka shkaktuar shkelje tė drejtave dhe lirive”

 

JU REKOMANDON

 

-Marrjen e masave urgjente pėr parandalimin e dhunės ndaj tė burgosurve dhe paraburgosurve qė vuajnė dėnimin nė Burgun e Korēės.

-Mbajtjen parasysh te sugjerimeve te mesiperme te dhena nga Avokati i Popullit mbi veprimet qe duhet te kryhen per parandalimin e dhunes dhe nxjerrjen e pergjegjesise per personat pergjegjes.

 

         Pėr qėndrimin dhe masat qė do merrni nė zbatim tė kėtij rekomandimi, sipas nenit 22 tė Ligjit Nr.8454 dt.04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, lutemi tė vihemi nė dijeni brenda afatit 30 ditor.

 

 

             Duke besuar nė bashkėpunimin tuaj, bashkelidhur do te gjeni dy fotografi ku tregohet dhuna e ushtruar ndaj te denuarve te mesiperm.

    

 

                                                        

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.