Pranė
Institucionit tė Avokatit tė Popullit vazhdimisht kanė ardhur
ankesa nga tė paraburgosurit qė ndodhen nė Burgun 313 Tiranė. Pėrveē
tė tjerave, ata ankohen edhe pėr kushtet e vėshtira dhe ambjentet e
papėrshtatshme ku ata dalin pėr ajrosje. Prandaj, me nismėn e
Avokatit tė Popullit u bė njė inspektim nė Burgun 313 Tiranė me
dt.27.11.2007, nė zbatim tė nenit 19/1 tė Ligjit Nr.8454,
dt.04.02.1999, Pėr Avokatin e Popullit.
Ėshtė
pėr tu vlerėsuar fakti se drejtuesit dhe administrata e Burgut
313 Tiranė kishin njohuri tė sakta pėr Ligjin Pėr Avokatin e
Popullit dhe sidomos pėr ndryshimet e miratuara nė Ligjin
Nr.9398, dt.12.05.2005, qė i japin tė drejtė Avokatit tė Popullit
pėr tė bėrė inspektime nė burgje etj.
Drejtori i Burgut
313 Tiranė, z. Fatmir Neza na vuri nė dispozicion tė gjithė
dokumentacionin e kėrkuar
nga ana jonė, duke na krijuar edhe lehtėsitė e nevojshme pėr tė
inspektuar tė gjitha ambjentet e
burgut.
Gjatė
kėtij inspektimi, me gjithė pėrparimet e bėra nė drejtim tė
zbatimit tė njė sėrė
dokumentesh ndėrkombėtarė dhe rajonalė qė trajtojnė nė mėnyrė
specifike tė burgosurit dhe tė paraburgosurit, u konstatuan edhe
mangėsi serioze.
Nė
kėto dokumente pėrfshihen: Rregullat standarde minimale Pėr
trajtimin e tė burgosurve; Tėrėsia e parimeve Pėr mbrojtjen
e tė gjithė personave qė i nėnshtrohen ēfardolloj forme
paraburgimi apo burgimi; Parimet bazė Pėr Trajtimin e tė
Burgosurve dhe Rregullat
standarde minimale Pėr administrimin e drejtėsisė pėr rininė
etj. Gjithashtu, ekzistojnė edhe njė sėrė dokumentesh qė i
referohen nė mėnyrė specifike personelit qė punon me njerėzit tė
cilėve u ėshtė hequr liria. Ato pėrfshijnė: Kodin e sjelljes pėr
nėpunėsit qė merren me zbatimin e ligjit; Parimet e etikės mjekėsore
Pėr rolin e pėrsonelit shėndetėsor, veēanėrisht mjekėve, nė
mbrojtjen e tė burgosurve dhe tė tė ndaluarve ndaj torturės dhe
trajtimeve apo ndėshkimeve tė tjera mizore, ēnjerėzore apo poshtėruese
dhe Parimet bazė Pėr pėrdorimin e forcės dhe tė armėve tė
zjarrit etj. Kėto standarte ndėrkombėtare plotėsohen nga njė sėrė
dokumentesh rajonale pėr tė drejtat e njeriut siē janė: Konventa
Pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore;
Konventa Europiane Pėr parandalimin e torturės dhe tė trajtimit
ēnjerėzor apo poshtėrues dhe ndėshkimit etj, si dhe ligjet dhe
aktet nėnligjore tė njohura nga shteti shqiptar pėr burgjet dhe
paraburgimet, ku pėrfshihen: Ligji nr.8328, dt.16.04.1998 Pėr tė
drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim, Ligji nr.8321,
dt.02.04.1998 Pėr policinė e burgjeve, Ligji nr.8331,
dt.21.04.1998 Pėr ekzekutimin e vendimeve penale, Rregullorja e
Pėrgjithshme e Burgjeve, si dhe Rregullorja e Brendshme e Burgut.
Pėrgjegjėsit
pėr drejtimin dhe menaxhimin e Burgut 313 Tiranė, nuk mjafton vetėm
tė jenė nė dijeni dhe tu referohen kėtyre standarteve ndėrkombėtare
dhe rajonale, por duhet tė jenė tė aftė ti interpretojnė dhe
ti zbatojnė ato nė situata reale pune.
Nė
Burgun 313 Tiranė ndėr tė tjera u konstatua se:
Kushtet
e jetesės nė kėtė burg siē janė mjediset e qėndrimit, tė ngrėnies,
tė fjetjes dhe tė shlodhjes, si dhe veshja, ngrohja, ushqimi dhe
ajrimi nuk ishin konformė
neneve 23, 24, 25, 27 dhe 28 tė Ligjit nr.8328 dt. 16.04.1998, Pėr
tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim. Tė
dėnuarit ishin tė pajisur me krevate, dyshekė, ēarēafė
dhe mbulesa sipas ligjit.
Gjendja
e higjenės personale dhe e ambjenteve tė tė dėnuarve nė Burgun
313 Tiranė, duke patur parasysh se ky burg ėshtė njė burg i vjetėr,
ishte e kėnaqshme.
Pėrveē
kėtyre aspekteve tė pėrgjithshme, inspektimi ynė u pėrqėndrua nė
ambjentet qė pėrdoreshin
nga tė paraburgosurit pėr daljen nė ajrim.
Sipas
nenit 28 tė Ligjit Nr.8328, dt.16.04.1998, Pėr tė drejtat dhe
trajtimin e tė dėnuarve me burgim, ku pėrcaktohet se:
Tė
dėnuarit qė nuk punojnė jashtė dhe tė gjithė tė dėnuarit e
tjerė, nė ditėt qė nuk punohet, kanė tė drejtė tė qėndrojnė
nė ajrim nė mjedise tė hapura jo mė pak se 2 orė nė ditė.
Nga
inspektimi qė ėshtė bėrė nga ana jonė rezulton se; vetėm
Sektori i dytė nė katin e tretė nė Burgun 313 e kishte ambjentin e
ajrosjes qė plotėsonte kushtet minimale pėr ajrimin e tė
burgosurve. Nė tė gjitha seksionet e tjera tė kėtij burgu, nė
kundėrshtim me tė gjitha aktet ndėrkombėtare dhe legjislacionin e
brendshėm tė njohur nga shteti shqiptar pėr burgjet dhe tė
burgosurit, disa qeli, tė cilat nuk plotėsonin asnjė standart
minimal pėr kėtė qėllim, pėrdoreshin si vende ajrimi pėr tė
burgosurit.
Si
pėrfundim, me keqardhje konstatojmė se gjendja e respektimit tė
lirive dhe tė drejtave tė tė
dėnuarve nė Burgun 313 Tiranė nuk ishte nė standartet e kėrkuara.
Ėshtė pėr tu vlerėsuar fakti se; nė kėtė burg nuk kishte
ankesa pėr pėrdorimin e pajustifikuar tė dhunės dhe keqtrajtime tė
tjera fizike dhe psikologjike tė tė dėnuarve nga policia e kėtij
burgu.
Pėr
sa mė sipėr, nė zbatim tė nenit 21 tė Ligjit Nr.8458
dt.04.02.1999, Pėr Avokatin e Popullit, Ju
R E K O M A N D
O J M Ė:
1.
Marrjen e masave tė menjėhershme pėr zbatimin pa tė meta tė
Ligjit Nr.8328, dt 16.04.1998, Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė
dėnuarve me burgim, Rregullores sė Pėrgjithshme tė
Burgjeve si dhe tė akteve tė tjera ligjore e nėnligjore tė
njohura nga shteti shqiptar pėr sistemin e burgjeve, pėr sigurimin e
kushteve tė jetesės nė Burgun 313 Tiranė siē janė mjediset e qėndrimit,
tė fjetjes dhe tė shlodhjes si dhe veshja, ngrohja, ushqimi dhe
ajrimi konformė neneve 23, 24, 25, 27 dhe 28 tė kėtij ligji.
2.
Mbi masat e marra lutemi tė njoftohet Avokati i Popullit sa mė
shpejt qė tė jetė e mundur, por kurdoherė jo mė vonė se 30 ditė
nga dita e marrjes sė rekomandimit.
Duke
besuar pėr bashkėpunimin
Tuaj,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI