REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  119/1  Prot.                                         Tiranė, mė 16/12/2005

      

 

Lenda:        Rekomandojmė qė t’i propozoni Kuvendit ndryshimin dhe pėrmirėsimin e pėrmbajtjes sė nenit 86 tė Kodit Penal, pėr veprėn penale tė torturės.

 

Drejtuar:    Ministrit tė Drejtėsisė

                             Z. Aldo  BUMĒI

 

Per dijeni:  Kryeministrit tė Shqipėrisė

                   Z. Sali  BERISHA

                                                                          Tiranė

  

            I nderuar zoti Ministėr,

 

            Nė nenin 86 tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė parashikuar vepra penale e torturės. Ky nen parashikon se : “Tortura, si dhe ēdo akt tjetėr ēnjerėzor apo poshtėrues dėnohen me burgim nga pesė gjer nė dhjetė vjet”. Siē konstatohet lehtė, ky nen i formuluar nė kėtė mėnyrė, nuk pėrkufizon se ēfarė ėshtė tortura dhe nuk pėrputhet me pėrkufizimin e bėrė nė “Konventėn kundėr torturės dhe dėnimeve a trajtimeve tė tjera mizore, ēnjėrėzore ose degraduese”, miratuar nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara, mė 10 Dhjetor 1984.

Nė nenin 1 tė kėsaj Konvente parashikohet se: “Sipas qėllimeve tė kėsaj Konvente, me termin “torturė” kuptohet ēdo veprim, me anėn e tė cilit njė personi i janė shkaktuar me dashje dhimbje ose vuajtje tė rėnda, fizike ose mendore, me synim pėr tė marė prej tij ose prej njė tjetri informata ose pohime, pėr ta ndėshkuar pėr njė veprim qė ai ose njė person tjetėr ka kryer ose dyshohet qė e ka kryer, pėr ta frikėsuar ose pėr tė bėrė presion mbi tė, ose pėr tė frikėsuar a pėr tė bėrė presion mbi njė person tjetėr, ose pėr ēdo motiv tjetėr tė bazuar nė njė formė tė ēfarėdollojshme, ku njė dhimbje e tillė ose vuajtje tė tilla janė shkaktuar nga njė person zyrtar ose nga ēdo person tjetėr qė vepron me titull zyrtar ose me nxitjen e tij ose me miratimin e tij tė shprehur ose tė heshtur. Ky term nuk pėrfshin dhimbjen ose vuajtjen qė janė pasojė vetėm e sanksioneve tė ligjshme, qė janė pjesė e pandarė e kėtyre sanksioneve ose janė shkaktuar prej tyre”.

             

            Duke e krahasuar pėrmbajtjen e nenit 86 tė Kodit tonė Penal me pėrmbajtjen e nenit 1 tė Konventės, rezulton se dispozita e Kodit tone Penal duhet tė ndryshojė e tė pėrmirėsohet, duke u pėrputhur plotėsisht me pėrmbajtjen e Konventės. Kjo domosdoshmėri parashikohet edhe nė pikėn 2 tė nenit 1 tė Konventės ku thuhet: “Ky nen nuk cėnon asnjė instrument ndėrkombėtar ose asnjė ligj kombėtar qė pėrmban ose mund tė pėrmbajė dispozita tė njė karakteri mė tė gjėrė”. Kjo do tė thotė qė Konventa pranon dispozita mė tė gjėra pėr torturėn, por kurrsesi dispozita mė tė ngushta siē ėshtė aktualisht nė Kodin tonė Penal.

            Ky ėshtė njė konkluzion dhe rekomandim i Komitetit kundėr Torturės, pas paraqitjes sė raportit fillestar tė Republikės sė Shqipėrisė mbi zbatimin e Konventės kundėr Torturės, qė u mbajt nė Gjenevė, mė 10,11 maj 2005.

 

            Pėrsa mė sipėr, bazuar nė pikėn 3 tė nenit 63 tė Kushtetutės tonė ku thuhet se: “Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike”, dhe nė gėrmėn “a” tė nenit 24 tė Ligjit Nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” ku thuhet se: “Kur Avokati i Popullit vėren se ėshtė vetė pėrmbajtja e ligjit ose e akteve tė tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qė krijon premisa pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka tė drejtė: t’u rekomandojė organeve qė kanė tė drejtėn ligjvėnėse tė bėjnė propozime pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e ligjeve” Ju;

 

R E K O M A N D O J M Ė

 

           Qė t’i propozoni Kuvendit ndryshimin dhe pėrmirėsimin e pėrmbajtjes sė nenit 86 tė Kodit Penal sipas pėrmbajtjes sė nenit 1 tė Konventės sė cituar mė sipėr.

            Lutemi tė na ktheni pėrgjigje lidhur me shqyrtimin e kėtij rekomandimi brenda afatit ligjor prej 30 ditėsh tė parashikuar nė nenin 22 tė Ligjit “Pėr Avokatin e Popullit”.

 

            Duke besuar nė mirėkuptimin tuaj,

 

 

                                                                                             Me respekt

 

                                                                AVOKATI  I  POPULLIT

          Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al