|
Nr. K2/M89-6
Prot. Tiranë, më
16/02/2004
Nr.
Dok. 200202860/6
Lenda:
Perserisim rekomandimin tone per t’i bere propozim
Keshillit te Ministrave per ndryshimin dhe permiresimin e Vendimin te K. M. Nr. 552, dt. 27.11.1999.
Drejtuar: Ministrit
te Rendit Publik
Z. Igli TOSKA
TIRANE
Nga
ndjekja dhe trajtimi i disa ankesave te qytetareve, familjare te
punonjesve te policise te vrare ose te plagosur, ndaj Vendimit
te Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999 “Per
trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te
policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, si dhe
nga studimi i ketij
vendimi rezulton se ai i shtrin efektet e tij qe nga dt. 01
janar 1999. Ky vendim ja ka mohuar te drejten e trajtimit
familjareve te punonjesve te policise te vrare ose te plagosur
para kesaj date.
Nga ballafaqimi i tij me aktet nderkombetare te te
drejtave te njeriut,
ne konstatojme se vendimi i mesiperm nuk eshte nxjere ne
perputhje me to dhe konkretisht:
1.
Me nenin 1 te “Deklarates universale te te drejtave te
njeriut”, miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme
me Rezoluten e saj 217 A, te 10 dhjetorit 1948, ne te cilen
percaktohet se : “Te gjitha qeniet njerezore lindin te lira
e te barabarta nga pikpamja e dinjitetit dhe e te drejtave”.
2.
Ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa “a”, te “Paktit
nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe
kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me rezoluten
e saj 2200 A, te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet se :
“Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person
per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te
sigurojne ne menyre te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje
shperblim te barabarte per nje pune te barabarte, pa kurrfare
dallimi,...”.
3.
Gjithashtu, vendimi vjen ne kundershtim edhe me nenin 18 te
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin percaktohet
se : “Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, si
dhe me nenin 59, germa “f” te saj, ne te cilin percaktohet
se : “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe
disponon, si dhe ne plotesim te nismes dhe te pergjegjesise
private, synon : ...riaftesimin shendetesor, edukimin e
specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe
permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses”.
Per keto aresye ne daten 06.12.2002 i kemi rekomanduar Ministrit te
Rendit Publik qe t’i propozoi Keshillit te Ministrave ndryshimin
dhe permiresimin e Vendimit te K.M nr. 552, date 27.11.1999
“Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve
te policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, duke
i shtrire efektet e zbatimit te tij nga 01 janari 1991.
Nga
interesimi qe kemi bere prane sektoreve perkates ne M.R.Publik
per mbarevajtjen e ketij problemi, jemi informuar se ne baze te
rekomandimit tone dhe te kerkeses se Kabinetit te Kryeministrit
nga ana e dikasterit tuaj filloi te behej propozimi per
projekt-vendimin perkates. Ish Ministri i Rendit Publik z. Rama,
ne seancen plenare te Parlamentit te Republikes se Shqiperise me
7 prill 2003, ku u paraqit raporti vjetor 2002 i Avokatit te
Popullit, premtoi se Vendimi i mesiperm do te permiresohej se
shpejti nga Qeveria, ashtu siç ishte kerkuar nga ana jone. Por
megjithe interesimin e vazhdueshem qe kemi bere prane M.R.Publik
jemi informuar se perveç pergatitjes se projekt-vendimit
perkates, nuk eshte bere ndonje veprim i metejshem per t’ia
derguar ate Qeverise.
Per
te bere te mundur zgjidhjen e ketij problemi shume te ndjeshem
dhe meqenese buxheti i M.R.Publik dhe i Policise se Shtetit per
vitin 2004 eshte rritur edhe me 10% me shume se sa buxheti i
vitit te kaluar, bazuar
ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes se Republikes se
Shqiperise, ku thuhet se : “Avokati i Popullit ka te drejte
te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te
te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”,
si dhe ne, germen “b” te nenit 24 te ligjit Nr. 8454, dt.
04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se : “Kur
Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e
akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon
premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga
Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte t’u propozoje
organeve te administrates ndryshimin ose permiresimin e akteve
nenligjore” Ju;
R
E K O M A N D O J M E
1.
Qe t’i propozoni Keshillit te Ministrave ndryshimin dhe
permiresimin e Vendimit te K.M nr. 552, date 27.11.1999 “Per
trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te
policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, duke i
shtrire efektet e zbatimit te tij nga 01 janari 1991.
2.
Per
masat qe do te merni, lutemi te na vini ne dijeni brenda afatit
ligjor prej 30 ditesh, te parashikuar ne nenin 22 te ligjit
“Per Avokatin e Popullit”.
Bashkelidhur
po ju dergojme edhe fotokopjen e rekomandimit te
meparshem.
Duke besuar ne mirekuptimin tuaj,
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|