Z. Dekan,
Ne vijim te korespondences se zhvilluar
deri tani, lidhur me ankesen e nje grupi studentesh te cilet
pretendojne se duhet te zhvillojne studimet ne nivelin e dyte ne
perfundim te te cilit merret Diplome e Nivelit te dyte kemi konstatuar
se:
Grupi
i personave, te cilet jane ankuar prane Institucionit te Avokatit te
Popullit dhe, qe perfaqesojne studentet qe hyne ne greve urie,
kerkojne qe te pranohen ne menyre te detyrueshme per te ndjekur
studimet ne ciklin e dyte, pavarėsisht mesatares qe ata kane ne pėrfundim
te ciklit te pare te studimeve.
Bazuar
ne Ligjin Nr.8454 date 04.02.1999 Per Avokatin e Popullit i
ndryshuar, nga ana e zyres tone u ndemror nje proēes hetimi. Keshtu
ne pėrgjigje te kerkeses tone per shpjegime, me tuajen Nr. 105 prot.
Date 09.11.2009, jemi informua se :
Referuar Ligjit per arsimin e larte, te gjithe studentet qe shkojne ne
DND, apo dhe ne MNP duhet tu nėnshtrohen, nder te tjera , dy
kritereve dhe standardeve baze: Kuotave te miratuara nga Qeveria qe
per rastin tone jane 100 kandidate dhe kriterit te notes mesatare, qe
per rastin tone eshte 7 e larte.
Duke
analizuar qėndrimin tuaj, pretendimet e parashtruara ne ankese, dhe
njekohesisht duke ju referuar akteve ligjore e nenligjore qe
rregullojne kete ēeshtje, kemi konstatuar se Rregullorja e
Studimeve te ciklit te dyte nuk ka fuqine si nje akt administrativ.
Ne menyre qe ky akt te sjell pasojat e deshiruara, nje nga kushtet e
vlefshmerise eshte pikėrisht miratimi i tij nga organi kompetent apo
organet kompetente kur kėrkohet miratimi nga dy ose me shume organe.
Ne
rastin konkret na rezulton se:
Ligji nr.9741, datė 21.5.2007 Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė ne nenin 34 te tij,
Pranimi nė ciklin
e dytė e nė ciklin e tretė tė studimeve, parashikon se:
1.
Kanė tė drejtė tė aplikojnė pėr tu regjistruar nė ciklin e
dytė tė studimeve individė qė kanė pėrfunduar njė program
studimi tė ciklit tė parė, si dhe plotėsojnė standardet akademike tė kritereve tė pranimit tė
institucionit respektiv.
3.
Kriteret e pranimit pėr
standardet akademike tė pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr tu
pranuar nė programet e ciklit tė dytė dhe tė ciklit tė tretė tė
studimeve pėrcaktohen nė statutet e institucioneve tė arsimit tė
lartė, bazuar dhe
nė rekomandimet e Kėshillit tė
Arsimit tė Lartė dhe Shkencės.
4.
Kuotat e pranimit nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, pėr
programet e studimeve tė ciklit tė dytė dhe tė tretė, miratohen
nga Kėshilli i Ministrave me propozim tė Ministrisė sė Arsimit dhe
Shkencės. Ministria e Arsimit dhe Shkencės formulon propozimin e saj
pas konsultimit me institucionet publike tė arsimit tė lartė dhe
rekomandimet e Kėshillit tė Arsimit tė Lartė dhe Shkencės.
Nderkohe Neni 39 i po te njėjtit ligj parashikon se:
3.
Institucionet e arsimit tė lartė dhe njėsitė e tyre pėrbėrėse
rregullojnė veprimtarinė e tyre mbėshtetur nė rregulloret e tyre tė
brendshme, qė hartohen nga vetė institucioni nė pėrputhje me kėtė
ligj dhe statutin e institucionit. Rregulloret
miratohen sipas mėnyrės sė pėrcaktuar nė statutin e institucionit
tė arsimit tė lartė".
Por ēfare parashikon Statuti i
Universitetit Bujqesor ?
Neni 35 i Statutit te U.Bujqesor parashikon se:
Kėshilli
i Fakultetit,
pėrveē detyrave, tė cilat parashikohen nė Ligjin nr. 9741, datė
21.05.2007 Pėr Arsimin e Lartė nė Republikėn e Shqipėrisė
(i ndryshuar), neni 18, ushtron dhe kėto kompetenca:
a.
pėrpunon strategjitė pėr zhvillimin afatgjatė tė
fakultetit, pėrfshirė propozimin e programeve, departamenteve apo
seksioneve tė reja;
b.
shqyrton kurrikulat dhe planet mėsimore tė kurseve tė studimit pėr tė gjitha nivelet e
mėsimdhėnies qė janė nėn pėrgjegjėsinė e fakultetit;
c.
zhvillon dhe zbaton programet kėrkimore;
d.
propozon zhvillimin e marrėdhėnieve akademike nė nivelin
kombėtar dhe ndėrkombėtar;
e.
krijon komisionin e zgjedhjeve nė fakultet;
f.
propozon kėrkesat pėr investime, pėr pajisje dhe shpenzime
korrente;
g.
miraton rregulloren e fakultetit dhe ia propozon atė Rektorit;
Duke
ju referuar ne vijimesi Statutit te UBT, Neni 41 parashikon se:
Studimet
e ciklit tė dytė:
Ofrojnė
programe studimi tė cilat japin njohuri tė thelluara, teorike e
praktike brenda njė specialiteti, realizohen me 120 kredite dhe afati
kohor pėr realizimin e kėtij cikli ėshtė dy vjet.
Kanė tė drejtė tė
aplikojnė pėr tu regjistruar nė ciklin e dytė tė studimeve
studentėt qė kanė pėrfunduar njė program studimi tė ciklit tė
parė si dhe plotėsojnė kriteret e pranimit tė pėrcaktuara paraprakisht nė
Rregulloren e Fakultetit.
Por rregullorja e Fakultetit, e cila
eshte miratuar dhe nga Rektori i Universitetit tuaj ne Neni 52 te saj
parashikon se:
Pranimi
nė programin e DND-tė
-
Kanė
tė drejtė tė aplikojnė pėr tu regjistruar nė programin e
studimeve tė Nivelit tė Dytė individėt qė kanė pėrfunduar njė
program studimi tė Ciklit tė Parė si dhe plotėsojnė kriteret
akademike tė pranimit tė pėrcaktuara nė rregulloret e studimeve
universitare tė Fakultetit.
-
Kriteret
akademike duhet tė mbajnė parasysh meritėn
e kandidatėve.
-
Pranimi
i kandidatėve bėhet nė mbėshtetje tė kuotave tė miratuara nga
Kėshilli i Ministrave
Dhe
ne rastin konkret ekziston nje Rregullore e Studimeve te Ciklit te
dyte e cila ne Neni 22 parashikon se:
Pranimi
nė programin e DND-tė
-
Kanė
tė drejtė tė aplikojnė pėr tu regjistruar nė programin e
studimeve tė Nivelit tė Dytė individėt qė kanė pėrfunduar njė
program studimi tė Ciklit tė Parė si dhe plotėsojnė kriteret
akademike tė pranimit tė pėrcaktuara nė rregulloret e studimeve
universitare tė Fakultetit.
-
Kriteret
akademike duhet tė mbajnė parasysh meritėn e kandidatėve.
-
Pranimi
i kandidatėve bėhet nė mbėshtetje tė kuotave tė miratuara nga
Kėshilli i Ministrave dhe notes mesatare te studimeve te ciklit te
pare, te pėrcaktuara keto ne formen e aplikimit per DND nga ēdo
departament.
-
Ne
programin e studimeve te ciklit te dyte, pranohen kandidate (pa plotėsim
tė njohurive formuese para hyrjes nė program) nga:
-
Studente
te diplomuar ne ciklin e pare te studimeve ne DDA
-
Studente
te diplomuar ne ciklin e pare te studimeve ne DEPA
-
Studente
te diplomuar ne ciklin e pare te studimeve ne DFK
-
Studente
te diplomuar ne ciklin e pare te studimeve ne Fakultete te tjera te
ekonomise.
-
Nota mesatare per pranim ne programin e ciklit te dyte
te studimeve eshte mbi shtate
Pra sa me siper:
-
Ligji per Arsimin e larte e pėrcakton te qarte se eshte
Statuti i institucionit te arsimit te larte akti qe duhet te
parashikoje kriteret akademike per te vazhduar studimet ne ciklin e
dyte;
-
Statuti i UBT ja jep kete kompetence Rregullores se
fakultetit te Ekonomise dhe Agrobiznesit;
-
Rregullorja e Fakultetit parashikon se duhet te vendosen
kriteret ne Rregulloret e studimeve universitare te Fakultetit.
-
Por pavarėsisht se ekziston nje rregullore studimesh e
cila parashikon kriteret, kjo nuk eshte pjese e Rregullores se
fakultetit pasi nuk eshte miratuar nga Rektori siē e kerkon Statuti
per rregulloren e fakultetit;
-
Statuti nuk parashikon se cfare natyre ka rregullorja e
studimeve dhe si duhet te miratohet ajo;
Si
konkluzion ne gjykojme se ne Rregulloren e Fakultetit te Ekonomise dhe
Agrobiznesit duhet te ishte parashikuar se, Rregulloret e Studimeve
duhet te miratohen nga Rektori pasi propozohen nga Kėshilli i
Fakultetit. Rregulloret e studimeve duhet te jene pjese e
rregullores se Fakultetit. Statuti e ka te parashikuar qarte se
kriteret do te parashikohen ne Rregulloren e Fakultetit. Por edhe
sikur mos te ishin pjese e saj ne nje moment te dyte ato duhet te
miratohen nga Rektori.
Referuar
teorise se vlefshmerise se aktit administrativ, qe ai te jete i
vlefshem duhet te miratohet nga organi kompetent. Ne rastin konkret
duke qene se Statuti i UBT dhe Rregullorja e Fakultetit te Ekonomi
Agrobiznesit nuk parashikojne se cila do te jete struktura qe do ti
miratoje keto Rregullore, nisur dhe nga parashikimet e mesiperme,
rezulton se, keto Rregullore duhet te miratohen sipas proēedures dhe ne te njejten menyre
qe parashikon Statuti per Rregulloret e Fakulteteve. Ne kushtet
kur ky akt eshte miratuar vetėm nga Keshilli i Fakultetit dhe nuk
eshte miratuar nga Rektori, ai nuk mund te konsiderohet si akt qe ka
fuqi juridike dhe si pasoje ai nuk mund te zbatohet. Ai eshte pa
fuqi juridike, pasi qe te konsiderohet akti i nxjerre ai duhet te
gjeje miratimin ne rastin konkret te dy organeve, konkretisht te
Keshillit te Fakultetit dhe te Rektorit te Universitetit. Pa
kunderfirmimin e Rektorit ky akt nuk mund te konsiderohet me fuqi
juridike. Kėshilli i Fakultetit ne kete rast ka vetėm fuqi
propozuese dhe jo vendimmarrėse.
Bazuar
sa me siper ne e gjejme te bazuar kerkesen e studenteve aktuale. Ne
jemi per rritjen e cilesise se specialisteve qe perfundojne arsimin e
larte dhe specializimet perkatese. Por, rregullat e lojes duhen
vendosur sipas parimeve te shtetit ligjor dhe palet duhet te
informohen ne kohen e duhur, duke rritur transparencen ne veprimtarine
tuaj
Per
sa me siper, ne mbeshtetje te pikes 3 te nenit 63 te Kushtetutes, ku
thuhet shprehimisht se: Avokati i Popullit ka te drejte te beje
rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe
lirive te njeriut nga administrata publike, dhe ne vijim te
nenit 21/b dhe 24/b, te Ligjit nr.8454 date 4.02.1999 Per Avokatin
e Popullit, me ndryshimet e mevonshme, ku thuhet perkatesisht se;
Pas
perfundimit te hetimit, Avokati i Popullit kryen keto veprime:
-
paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes
se shkelur tek organi administrativ, qe, sipas tij ka shkaktuar
shkelje te te drejtave dhe lirive...
Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete
permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i
tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut,
te njohura nga Kushtetuta ose nga ligjet e tjera, ka te drejte:
-
tu rekomandoje organeve te administrates ndryshimin ose
permiresimin e akteve nenligjore
R E K O M A N D O J M E
1.
Zbatimin
e Statutit te Universitetit Bujqesor te Tiranes qe per hyrjen ne fuqi
te Rregullores se studimeve te ciklit te dyte ne Fakultetin e
Ekonomise dhe Agrobiznesit, te kerkohet miratimi i saj nga Rektori i
Universitetit Bujqesor.
2.
Ne
perputhje me nenin 22 te Ligjit Nr.8454 date 04.02.1999 Per
Avokatin e Popullit, plotesuar me Ligjin nr.8600 date 10.04.2000,
ndryshuar me Ligjin nr.9398, date 12.05.2005, ku thuhet shprehimisht
se;
Organet
te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, duhet ta
shqyrtojne rekomandimin dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga
data e dergimit te rekomandimit, lutemi ta shqyrtoni dhe te na vini
ne dijeni per qendrimin Tuaj ndaj ketij rekomandimi, brenda 30 diteve.
Duke
besuar ne bashkepunimin tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI