Nė institucionin e Avokatit tė Popullit disa tė burgosur kanė
depozituar ankesat e tyre me anėn e tė cilave kėrkojnė shpėrblimin
pėr punėn qė kryejnė nė burgje.
Nga shqyrtimi i ankesave tė tyre si dhe ne kendveshtrim te
neneve 76 dhe 34 tė ligjit nr.8328.dt.16.04.1998 Per te Drejtat
dhe Trajtimin e te denuarve me Burgim del se Keshilli i Ministrave
duhej te miratonte Rregulloren e Burgjeve dhe akte te tjera nenligjore
brenda 3 muajve nga hyrja e ligjit ne fuqi, pra qe ne vitin 1998.
Sipas nenit 34 te ketij ligji (paragrafi i fundit) puna e te
burgosurve shperblehet sipas kritereve te percaktuara me Vendim te veēante
te Keshillit te Ministrave.
Mirepo,
megjithėse kanė kaluar rreth 4 vjet nga dita kur ka hyrė nė fuqi
ligji Pėr tė drejtat dhe trajtimin e tė dėnuarve me burgim
njė vendim i tillė ende nuk ka dalė. Aktualisht gjithe te
burgosurit qe punojne ne burgje, marrin nje shperblim simbolik (90
leke ne muaj dhe per ēdo nje muaj pune perfitojne 4 dite burgim). Ky
trajtim vjen ne kundershtim me rregullin 76, pika 1 te Konventes
nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te personave qe i
neneshtrohen burgimit e cila percakton se puna e te burgosurve duhet
te shperblehet me drejtesi.
Mosnxjerrja e Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr tė
caktuar kriteret e shpėrblimit tė punės sė tė dėnuarve ėshtė
edhe ne kundershtim me nenin 28 tė Kushtetutės sė Republikės sė
Shqipėrisė, qe percakton se ēdo i burgosur ka te drejten e
trajtimit njerezor dhe te respektimit te dinjitetit te tij. Mosplotėsimi
i legjislacionit perkates me aktet zbatuese gjithashtu lė shteg pėr
tė abuzuar me tė drejtat e liritė e tė dėnuarve dhe krijon
premisa per shkelje te te drejtave te tyre.
Per
keto arsye, ne baze te nenit 63 te Kushtetutes se Shqiperise qe thote
se Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te
propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut
nga administrata publike dhe te nenit 24 tė ligjit nr.8454 dt.
04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit,
R
E K O M A N D O J M E
1.
1. Tė hartohet drafti i Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave
pėr kriteret e shpėrblimit tė punės sė tė dėnuarve dhe tė dėrgohet
pėr miratim nė Keshillin e Ministrave.
2.
2. Pėr masat e marra lutemi tė njoftohemi zyrtarisht brenda
30 diteve.
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI