Tirane
Siē jeni nė dijeni, mbi ankesat e disa shtetasve, nga
ana jonė ėshtė filluar njė proēes hetimi nė lidhje me mundėsinė
e dėmtimit tė shėndetit tė njerėzve qė janė tė ekspozuar
ndaj rrjeteve tė telefonisė celulare.
Gjatė hetimit
tonė pėr 3 raste u kryen edhe matje me aparaturat pėrkatėse,
tė disponuara nga njė ekspert i pavarur Italian. Nė tė tre
rastet rezultoi se pajisjet e vendosura nga dy kompanitė,
Vodafon dhe AMC rrezatonin mbi normat e lejuara nga
legjislacioni i vendeve tė Bashkimit Europian, pra kishte mundėsi
pėr dėmtimin e shėndetit tė njerėzve qė ishin apo janė nė
rrezen e rrezatimit jo jonizues. Kjo sepse vendi yne nuk ka pėrcaktuar
akoma norma pėr kėtė qėllim, por sipas nenit 32 tė ligjit
nr.8618 dt.14.06.2000 Pėr telekomunikacionet nė Republikėn
e Shqipėrisė thuhet, Operatorėt e telekomunikacioneve
detyrohen tė marrin tė gjitha masat pėr mbrojtjen e shėndetit
tė pėrdoruesve tė rrjeteve tė telekomunikacioneve dhe tė
personave qė janė tė ekspozuar ndaj kėtyre rrjeteve si dhe
mbrojtjen e mjedisit.
Duke qenė
gjendja e tillė, nė pėrputhje me kompetencat tona, i kemi
rekomanduar Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės tė fillojė
proēedimin penal ndaj drejtuesve dhe personave pėrkatės pėrgjegjės
nė kėto dy kompani si dhe ndaj punonjėsve tė ish Komitetit
Shtetėror tė Mjedisit, qė nuk kanė kryer detyrat e tyre dhe
kanė lejuar shkeljen e ligjit Pėr mbrojtjen e mjedisit
dhe ligje tė tjera. Tashmė jemi nė pritje tė hetimeve nga
Prokurori, por nė Kodin tonė Penal (kreun e 6, vepra penale
kundėr mjedisit) nuk ka njė dispozitė tė veēantė pėr kėto
lloj rrezatimesh. Ne e kemi referuar ēėshtjen penale tek neni
201 i Kodit Penal. (ndotja e ajrit) sepse nuk ka dispozitė tjetėr
specifike.
Nga ana tjetėr,
duke shqyrtuar legjislacionin pėrkatės dhe pėrgjigjet e tre
dikastereve (Shėndetėsisė, Mjekėsisė dhe
Telekomunikacioneve), ku theksohet boshllėku i legjislacionit pėr
mbrojtjen nga rrezatimet jo jonizuese, mungesa e aparaturave pėrkatėse,
kontrolli jo i plotė pėr respektimin e legjislacionit
ekzistues etj; nė bazė tė pikės 3 tė nenit 63 tė Kushtetutės
sė Republikės sė Shqipėrisė qė thotė: Avokati i
Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė
masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut
nga administrata publike, si dhe tė nenit 24 tė ligjit
nr.8454 dt.04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit,
R
E K O M A N D O J M E:
1.
Pėrgatitja sa mė shpejt e projektligjeve pėr plotėsimin
e legjislacionit pėr mbrojtjen e shėndetit tė njerėzve dhe tė
ambientit nga rrezatimet jo jonizuese tė telefonisė celulare
si dhe tė dėnimit apo zhdėmtimit nga personat qė kryejnė kėto
veprime tė paligjshme.
2.
Marrjen e masave qė mbi bazėn e legjislacionit
ekzistues, tė parandalohen, tė ndėrpriten apo tė ndėshkohen
shkeljet e kryera.
Mbi
masat e marra, lutemi na vini nė dijeni sa mė shpejt.
Me
respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI