REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/A15-15 Prot.                                    Tiranė, mė 12/01/2010

Nr. Dok. 200900246/15

   

Lenda:        Kėrkohet pėrgjigje lidhur me rekomandimin e dėrguar me Shkresėn Nr.K2/A15-14, datė 06.11.2009, lidhur me ankesėn e shtetases Ardita Alsula.

       

Drejtuar:    Ministrit tė Drejtėsisė

Z.Bujar NISHANI

 

                                     TIRANE

  

  

 

Z.Ministėr,

 

            Me Shkresėn Nr.K2/A15-14, datė 06.11.2009, Institucioni i Avokatit tė Popullit, ka dėrguar rekomandimin pėr marrje e masave lidhur me zbatimin e detyrueshėm tė Titullit Ekzekutiv Nr. 94, datė 14.07.2008, dhėnė nga Gjykata e Apelit, Tiranė, sipas tė cilit ėshtė vendosur lėnia nė fuqi e Vendimit Nr.46, datė 13.02.2008, dhėnė nga Komisioni i Shėrbimit Civil nė favor tė shtetases Ardita Alsula.

            Deri mė sot, z.Ministėr, nga ana Juaj nuk ėshtė bėrė e mundur shqyrtimi dhe dhėnia e pėrgjigjes brenda afatit ligjor, sikurse ėshtė pėrcaktuar nė nenin 22 tė Ligjit Nr.8454, datė 04.02.1999, “Pėr Avokatin e Popullit”, i ndryshuar me nenin 22/1 tė Ligjit Nr. 9396, datė 12.05.2005, pėr qėndrimin e Institucionit qė Ju pėrfaqsoni.

Nė kushtet kur duhet zbatuar ligji pėr shqyrtimin dhe kthimin e pėrgjigjes lidhur me rekomandimin e dėrguar me Shkresėn Nr. K2/A15-14, datė 06.11.2009, kėrkojmė nga ana Juaj z.Ministėr, shqyrtimin dhe kthimin e pėrgjigjes pėr rekomandimin e dhėnė me qėllimim dhėnien fund tė mohimit tė gėzimit tė sė drejtės tė ankueses Ardita Alsula, fituar prej saj nė rrugė gjyqėsore.

  Me besim nė bashkėpunimin Tuaj pėr zgjidhjen e shqetėsimit tė ligjshėm tė shtetases, bashkangjitur ju dėrgojmė;

Kopje tė Shkresės Nr.K2/A15-14, datė 06.11.2009.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.