REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K3/M33-2 Prot.                                     Tiranė, mė 11/06/2010

Nr. Dok. 201000868/3

   

Lenda:        Rekomandim pėr ushtrimin e sė drejtės legjislative, pėr njė ndryshim nė Ligjin nr. 9780 datė 16.07.2007 “Pėr inspektimin e ndertimit” dhe nė Ligjin nr. 10240 dt. 25.02.2010, “Pėr disa shtesa nė Ligjin nr. 9780 dt. 16.07.2007, “Pėr inspektimin e ndėrtimit”.

       

Drejtuar:    Ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

z. Sokol OLLDASHI

 

                                      TIRANE

  

  

 

I nderuar z. OLLDASHI!

 

Avokati Popullit ėshtė njohur me ndryshimet e fundit tė Ligjit nr. 9780 date 16.07.2007 “Pėr inspektimin e Ndėrtimit”, tė cilat janė konsideruar nga ana jonė mėse tė domosdoshme pėr disiplinimin dhe kontrollin e mėtejshėm nė respektim tė legjislacionit nė fushėn e ndėrtimit. Me qėllimin pėr tė forcuar mė tej ushtrimin e kontrollit tė institucioneve tė ngarkuara me ligj nė kėtė fushė, Ju parashtrojmė kėrkesėn pėr disa ndryshime tė tjera nė dispozita tė ligjit tė mėsipėrm. Qėllimi i vetėm i parashtrimit tė tyre ėshtė mbyllja e hapėsirave ligjore sado tė vogla, tė cilat nė favor tė kundravajtėsve kufizojnė pa tė drejtė hapėsirėn e veprimit tė Inspektoratit Ndėrtimor Urbanistik (I.N.U.) Kombėtar apo Vendor, qė direkt apo indirekt cėnojnė tė drejta themelore tė individėve tė ndryshėm.

Nė shumė ankesa tė shqyrtuara nga Avokati i Popullit, nėpėrmjet pėrgjigjeve zyrtare tė I.N.U.V. nė Bashki tė ndryshme tė vendit, ka rezultuar mundėsia pėr tė shmangur sanksionimin e objekte tė ndėrtuara pa leje ndėrtimi, tashmė tė pėrfunduara.

Sa mė sipėr, Avokati i Popullit fillon shqyrtimin e kėsaj ēėshtje me iniciative, nė pėrputhje me parashikimet e nenit 13, tė Ligjit nr.8454 datė 4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

Konkretisht, nė paragrafin e parė tė nenit 12, tė Ligjit “Pėr inspektimin e Ndėrtimit”, pėrcaktohet:

“Pėr ushtrimin e pėrgjegjėsive dhe detyrave tė parashikuara nė kėtė ligj, kryeinspektorėt/inspektorėt kanė tė drejtė tė hyjnė dhe tė ushtrojnė kontroll nė mjediset ku kryhet ndėrtimi”, ndėrsa nė paragrafin e fundit tė kėtij neni ndėr tė tjera pėrcaktohet :“Nėse identiteti dhe adresa e subjektit tė kontrolluar nuk dihen, njė kopje e procesverbalit tė konstatimit afishohet pėr 10 ditė nė vendpublikimet e bashkisė/komunės/qarkut pėrkatės dhe nė kantierin e ndėrtimit……”

Gjithashtu nė ndryshimet e fundit tė Ligjit nr. 9780 dt. 16.07.2007 “Pėr inspektimin e ndėrtimit”, me anė tė Ligjit nr. 10240 dt.25.02.2010, “Pėr disa shtesa nė Ligjin nr. 9780 dt. 16.07.2007, “Pėr inspektimin e ndėrtimit”, sipas tė cilave mundėsohet ndėrhyrja e I.N.U.K. nė territorin e administruar nga bashkitė/komunat, nė nenin 1, pika 2, pėrcaktohet: “Ushtrimi i pėrgjegjėsisė, sipas pikės 1 tė kėtij neni, kryhet vetėm kur nė kantierin, objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk ėshtė nė proēes njė inspektim nga inspektorati vendor”

Siē konstatohet nga pėrmbajtja e tė dy dispozitave ligjore, nė rastin e ushtrimit tė kontrolleve pėr zbatimin e ligjshmėrisė nė fushėn e ndėrtimit apo urbanistikės, ligji i jep diskrecion organit tė inspektoriatit ndėrtimor e urbanistik, qė tė veprojė vetėm nė rastet kur punimet pėr ndėrtimin e objektit eventualisht pa leje ndėrtimi janė nė vijim. Nė tė kundėrt, nė interpretim tė dispozitave tė sipėrcituara nė rast se objekti ka pėrfunduar dhe nga I.N.U. Kombėtar ose Vendor do tė proēedohej me ushtrimin e pėrgjegjėsive ligjore deri nė prishjen e tij, do tė kishim tė bėnim me njė proēes lehtėsisht tė atakueshėm me sukses nė rrugė gjyqėsore, patjetėr e shoqėruar me fatura financiare tė konsiderueshme.

Nė fakt kėrkesa e Avokatit tė Popullit ka si qėllim kryesor mbrojtjen e tė drejtave tė shtetasve, tė cilėt pėr arsye tė ndryshme kėrkojnė ndėrhyrjen e organeve tė administratės publike, nė ushtrim tė pėrgjegjėsive ligjore mbi objekte tė pėrfunduara pa leje ndėrtimi, nė shkelje tė sė drejtės kushtetuese pėr tė gėzuar lirisht pronėn, si dhe  tė drejta tė tjera sociale, siē ėshtė ajo pėr cilėsinė e jetesės.

 

Draftet e propozuara

 

-Nė paragrafin e parė tė nenit 12 , togėfjalėshi “ku kryhet ndėrtimi” mendojmė tė ndryshojė nė :“ku kryhet/ėshtė kryer ndėrtimi”, pra fjalia tė ndryshojė nė :“Pėr ushtrimin e pėrgjegjėsive dhe detyrave tė parashikuara nė kėtė ligj, kryeinspektorėt/inspektorėt kanė tė drejtė tė hyjnė dhe tė ushtrojnė kontroll nė mjediset ku kryhet ndėrtimi, ose ėshtė kryer ndėrtimi”.

 

-Nė paragrafin e dytė tė po kėtij neni fjalia “afishohet pėr 10 ditė nė vendpublikimet e bashkisė/komunės/qarkut pėrkatės dhe nė kantierin e ndėrtimit.” tė ndryshojė nė: “afishohet pėr 10 ditė nė vendpublikimet e bashkisė/komunės/qarkut pėrkatės, nė kantierin e ndėrtimit, ose nė objektin e ndėrtuar.”

 

-Nė Ligjin nr. 10240 dt.25.02.2010, “Pėr disa shtesa nė Ligjin nr.

9780 dt. 16. 07. 2007, “Pėr inspektimin e ndėrtimit”, nė nenin 1, pika 2, pas fjalės“kantierin” tė shtohet togfjalėshi “ose ndėrtimin objekt inspektimi”. Pra fjalia tė ndryshojė nė: “Ushtrimi i pėrgjegjėsisė, sipas pikės 1 tė kėtij  neni, kryhet vetėm kur nė kantierin, ose ndėrtimin objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk ėshtė nė proēes njė inspektim nga inspektorati vendor” .

 

Duhet theksuar se domosdoshmėria e ndryshimeve tė mėsipėrme, ka ardhur si rezultat i njė shqyrtimi disa vjeēar nė terren i ankesave tė paraqitura nga shtetas tė ndryshėm, nė lidhje me mosveprim tė I.N.U.V.-ve, nė qytetet kryesore tė vendit, qė vazhdojnė tė njohin zhvillim nė fushėn e ndėrtimit. Nė kėtė kontekst njė strukturė buxhetore, pra me limite tė pėrcaktuara qartazi nė kohė dhe efikasitet pėr zbatimin e ligjshmėrisė nė fushėn e ndėrtimit, jo gjithmonė arrin tė kontrollojė dhe evntualisht tė ndėrhyjė fizikisht, nė objekte nė kuptim tė dispozitave tė sipėrcituara ligjore nė ndėrtim e sipėr.

Nga ana tjetėr ky vakum ligjor, pashmangshmėrisht ka sjellė seleksionim preferencial nė zhvillimin e proēedurave tė parashikuara nga I.N.U.V.-ve pranė bashkisė/komunės. Pėrgjatė shqyrtimit tė ankesave tė paraqitura pranė Avokatit tė Popullit kemi raste kur I.N.U.V. pranė bashkive apo komunave, shprehen se gjatė verifikimit tė situatės nė terren nuk u konstatuan punime nė vijim, qė do tė thotė pamundėsi pėr fillimin e proēedurave, si dhe palėt orientohen tė zgjidhin konfliktin e krijuar nė gjykatė. Ndėrkohė qė ka raste tė tjera kur edhe se objekti ka mbaruar sė ndėrtuari, ndaj objektit tė ndėrtuar pa leje ndėrtimi, fillohen e gjithashtu pėrfundohet proēedimi administrativ brenda afatit 30 ditor.

Pėrgjithėsisht njė problematikė e tillė haset nė objekte relativisht tė vogla, e mė konkretisht nė mure ndarės midis banesave private, sidomos banesa tė ndėrtuara prej kohėsh, hapje dyersh apo dritaresh jo tė pėrfshira nė projektet fillestare tė miratuara nė lejet e ndėrtimit(mund dhe tė mos kenė leje tė tillė), tė cilat kėrkojnė njė kohė relativisht tė shkurtėr pėr ndėrtimin e tyre. Njė gjė e tillė e bėn thuajse tė pamundur ushtrimin e kontrollit tė strukturave pėrkatėse nė kushtet kur njė mur ndarės, dritare apo derė, mund tė ndėrtohet brenda disa orėsh. Pothuaj nė tė gjitha rastet, I.N.U.V. nė bashki por shpesh edhe nė komuna, zgjedhin tė mosndėrhyjnė, duke e konsideruar ēėshtjen si njė cėnim pronėsie e si tė tillė tė shqyrtueshme vetėm nė rrugė gjyqėsore. Shpesh rezultati i ndjekjes sė njė praktike tė tillė, e cila pėr shkak tė vakumit ligjor ekzistues nuk mund tė atakohet ligjėrisht, janė konflikte tė dhunshme midis palėve, ku dhe nuk ka munguar konsumimi i veprave tė rėnda penale.        

Pėr sa mė sipėr, referuar nenit 24/a, tė Ligjit nr.8454 datė 4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, ku pėrcaktohet shprehimisht se; “Kur Avokati i Popullit vėren se ėshtė vetė pėrmbajtja e ligjit ose e akteve tė tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qė krijon premisa pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė njohura nga Kushtetuta ose nga ligjet e tjera, ka tė drejtė:

t’u rekomandojė organeve qė kanė tė drejtėn ligjvėnėse tė bėjnė propozime pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e ligjeve”,

 

 

 R E K O M A N D O H E T

 

 

Realizimi i ushtrimit tė sė drejtės legjislative, pėr disa ndryshime nė Ligjin nr.9780 datė 16.07.2007 “Pėr inspektimin e ndėrtimit”, si dhe nė Ligjin nr. 10240 dt. 25.02.2010, “Pėr disa shtesa nė Ligjin nr. 9780 dt. 16.07.2007, “Pėr inspektimin e ndėrtimit”, qė lidhen me objektin e kėtij rekomandimi.

Nė pėrputhje me nenin 22, tė Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, lutemi tė na vini nė dijeni pėr qėndrimin Tuaj, ndaj kėtij rekomandimi.

Duke besuar nė mirėkuptimin dhe bashkėpunimin tuaj,

 

 

    

 

                                                           

                                    AVOKATI  I  POPULLIT NE DETYRE  

 

            Riza PODA

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.