REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.   M-60/12   Prot.                                    Tiranė, mė 10/10/2001

        

 

Lenda:        Rekomandim per marrje masash per venien ne vend te se drejtes  se shkelur

 

         Drejtuar:     z.Arjan Kote

                             Kryetar i Bashkise

  

                                                                            PERMET

  

          Duke ju falenderuar serish per korresdondencen korrekte qe  keni mbajtur me zyren tone,  ne lidhje me problemin e z. Mihal Fociro, ne vijimesi me lejoni  t’ju paraqes si me poshte vijon:

          Sikurse me  sqaroni, me Vendimin  Nr.36 date 5.08.1999, te Keshillit Bashkiak Permet, per  “Miratimin e listes se familjeve qe kane humbur  shtepite ne firmat piramidale dhe qe perfitojne nga kredia greke”, e cila eshte konfirmuar edhe nga Prefektura Gjirokaster, me shkresen Nr.1035/1 date 10.08.1999, emri i ankuesi, z. Mihal Fociro  figuron ne liste i katerti. Po keshtu edhe ne listen e hartuar nga Bashkia Permet, derguar Keshillit te Rrethit Permet, perseri emri i z. Mihal Fociro eshte i katerti ne listen perfituese.

          Pavaresisht nga keto, Ju me sqaroni se  ish kryetari i Keshillit te Rrethit, me nje  shkrese te nenshkruar nga ai vete, Nr.575 date  30.08.1999,  i ka percjelle listat perfituese  per Bashkine e Permetit, ne Ministrine e Pushtetit Lokal, Drejtorine e Funksionimit  dhe Drejtorine e Finances, ne te cilen  emri i z. Mihal Fociro nuk ekziston.

          Si rezultat i ketij veprimi jo korrekt   te ish kryetarit te  Keshillit te Rrethit,  Keshillit te Rrethit Permet i eshte derguar lista  e miratuar per perfituesit  nga fondet e kredise greke, nga Enti Kombetar i Banesave,  mbas verifikimit  dhe saktesimit qe i ka bere   kesaj liste,  sipas  Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.321 date 5.07.1999,  Kryetari i Grupit Mbikqyres, z. Farudin Arapi. Pra,  baze per kryerjen e veprimeve te metejshme  ka qene pikerisht  kjo liste, e cila  eshte hartuar, nenshkruar dhe derguar organeve te tjera,  nga ish kryetari i Keshillit te Rrethit.

          Duke gjykuar mbi faktet dhe dokumentat qe disponojme ne lidhje me kete ēeshtje, ēmojme se qytetarit z. Mihal Fociro, i eshte shkelur nje e drejte  e ligjshme,  e cila ka ardhur si rezultat i veprime te padrejta dhe antiligjore te nje individi, qe duke shfrytezuar postin e tij, drejtimin e Keshillit te Rrethit e ka perdorur  ne dem te qytetareve.

          Ju me sqaroni se nuk mund te jepni shpjegime lidhur me veprimet e ish kryetarit te Keshillit te Rrethit. Ndoshta vertet nuk mund te jepni shpjegime,  pasi nuk dime dhe nuk njohim motivet dhe shkaqet e verteta qe e kane shtyre kete drejtues te  ndermarre veprime te tilla te kundraligjshme, te cilat jo vetem  kane sjelle si pasoje  shkelje te te drejtave per ankuesin, por  duke perdorur postin e tij ne kete menyre ai ka shperfillur dhe organet e tjera drejtuese te pushtetit lokal,  duke mos derguar listat e hartuara nga  Bashkia, Keshilli i Rrethit dhe konfirmuar  nga Prefektura Gjirokaster.

          Megjithate gjykojme se  tashme ne kete situate, kur me zgjedhjen Tuaj ne kete post, Juve ju transferohen te gjitha pergjegjesise, te drejtat dhe detyrimet e personit juridik, pra te paraardhesit tuaj,  ju takon juve me atributet e autoritetit me te larte te qytetit,  per te kerkuar dhe gjetur  rruget e zgjidhjes se kesaj ēeshtje, duke  ia paraqitur kete rast Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, z. Arben Imami.

          Nisur nga sa paraqita me lart, bazuar ne nenin 21  germa “b” te ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, rekomandojme qe te merrni te gjitha masat per venien ne vend te se drejtes se shkelur  kundrejt  z. Mihal Fociro,  duke kontaktuar per paraqitjen e ketij rasti,  me Ministrin e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, pasi ai nuk mund te vuaje, kur i eshte shkelur nje e drejte, pasojat e nje veprimi te kundraligjshem dhe te papergjegjshem te nje  drejtuesi te pushtetit vendor.

          Lidhur me kete, ju lutem na dergoni me shkrim, veprimet qe do te ndermerrni, sipas vleresimit qe do t’i beni ketij rekomandimi.

          Ne zgjidhje te kesaj ēeshtje, zyra jone garanton mbeshtetje institucionale dhe eshte e hapur  per ēdo bashkepunim me Ju.

            Duke ju falenderuar per qendrimin tuaj te deritanishem, shpresoj ne mirekuptimin  dhe vleresimin tuaj.

 

 

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

         ERMIR DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al