REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K3/Th4-7 Prot.                                      Tiranë, më 10/07/2006

Nr. Dok. 200600058/7

   

Lenda:        Rekomandim per ekzekutimin e vendimit Nr. 212. date 29.12.2005 te Kolegjit Civil te  Gjykates se Larte, si dhe marrjen e masave disiplinore ndaj kryetarit te Zyres se Permbarimit Lushnje.  

       

   

Drejtuar:    Ministrit te Drejtesise

Z.Aldo Bumci

     

                                                     TIRANE

        

     

I nderuar z.Minister !

 

 

Me lejoni t’ju ve ne dijeni se prane Institucionit te Avokatit te Popullit ka paraqitur  ankesen e tij, z.Thoma Allkanjari  i cili ankohet ndaj Zyres se Permbarimit Lushnje lidhur me mosekzekutimin e vendimit gjyqesor nr.212 date 29.12.2005 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, qe ka te beje me pezullimin e ekzekutimit te vendimit nr.14, date28.10.2005 te Gjykates se Apelit Vlore, ku eshte vendosur detyrimi i tij te njohe si pronar z.Seit Kurti dhe ti ktheje siperfaqen 2.2  ha pyll te ndodhur ne fashtin Zhyme te Komunes Krutje- Lushnje.

            Ne kuader te verifikimit te pretendimit te ankuesit, kemi komunikuar zyrtarisht me ane te shkreses nr.K3/Th4-2 prot, date 31.01.2006, duke  i kerkuar Zyres se Sherbimit Permbarimor Lushnje  te informohemi  lidhur me çeshtjen ne fjale. Por nga ana e tyre, ndonese ka kaluar nje kohe e gjate, me keqardhje verejme se nuk  na ka ardhur asnje shpjegim qendrim ky jo korrekt dhe i pajustifikuar ne marredheniet ndermjet institucioneve, ne nje kohe qe ekziston detyrimi Kushtetutes dhe ligjor per te dhene shpjegime brenda afateve te caktuara.

            Megjithate me lejoni t`ju rikujtoj edhe nje here, se nga  shqyrtimi i ankeses dhe dokumentacioni i paraqitur  rezulton qe, me vendimin nr.212, date 29.12.2005 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 479/a te K.Pr.Civile, eshte vendosur pezullimi i vendimit te mesiperm, te Gjykates se Apelit Vlore, per ti prere rrugen ekzekutimit te nje vendimi qe do te sillte pasoja te renda dhe te pariparueshme.

            Ne keto kushte Avokati i Popullit, ka mendimin e palekundur dhe kerkon t`ju veje ne dukje se nga  e kesaj zyre eshte vepruar ne kundershtim flagrant me kerkesat ligjore te parashikuara nga nenet 517 e 519 te K.Pr.Civile, duke shkelur te drejten e ankuesit te cilen e ka fituar ne rruge gjyqesore. 

            Keshtu sipas dokumentacionit qe disponojme del qe permbaruesi gjyqesor i Zyres Permbarimit Lushnje, me proçesverbalin e dates 20.12.2005, ka njoftuar ankuesin Thoma Allkanjari, per ekzekutimin vullnetar te vendimit nr.14, date 28.10.2005 te Gjykates Apelit Vlore. Ndersa ne baze te procesverbalit date 27.12.2005, rezulton se nga permbaruesi gjyqesor , jane percaktuar kufijte e prones se kreditorit Seit Kurti dhe eshte bere ekzekutimi i vendimit gjyqesor.

            Ne referim te neneve 517 e 519 te K.Pr.Civile, ky veprim permbarimor duhet te konsiderohet absolutisht i pavlefshem dhe ne kundershtim me kerkesat e ligjit ne te cilat konkretisht thuhet se : “ Ekzekutimi i detyrueshem nuk mund te filloje para se te kene kaluar afatet e parashikuara nga neni 517 i ketij Kodi, perveçse kur ka rrezik se me kalimin e afatit ekzekutimi do te behet i pamundshem...” Ne kete kuptim ne rastin konkret nuk ekzistonte asnje mundesi reale qe ky ekzekutim te behej i pamundshem duke patur parasysh faktin qe kemi te bejme me nje pasuri te paluajtshme, e cila per me teper vazhdonte te shqyrtohej ne nje shkalle tjeter gjykimi.

            Ndersa po t'i referohemi nenit 517 te K.Pr.Civile ne te thuhet se :” Permbaruesi gjyqesor, kur fillon ekzekutimin vullnetar i dergon lajmerim debitorit per te ekzekutuar vullnetarisht detyrimin.... duke i caktuar nje afat prej 5 ditesh kur objekti eshte page ose detyrim per ushqim dhe prej 10 ditesh ne te gjitha rastet e tjera...”. Pra, ne interpretim te kesaj dispozite ligjore del qe ne menyre taksative jane percaktuar afatet ligjore se kur mund te filloje nje ekzekutim i detyrueshem. Çdo veprim tjeter ne kundershtim me afatin 10 ditor per pasoje eshte i kundraligjshem.

            Ne keto kushte, nga perllogaritjet e bera del qarte qe permbaruesi gjyqesor ka vepruar ne kundershtim me dispozitat ligjore te mesiperme mbasi nuk ka respektuar afatin 10 ditor per kalimin nga ekzekutimi vullnetar ne ekzekutim te detyrueshem. Vendosja nga ligjvenesi dhe respektimi me rigorozitet i afateve te tilla ka si qellim kryesor dhenien e mundesive per zgjidhjen vullnetare te detyrimeve, mundesine per kundershtimin e ketyre vendimeve, apo krijimin e situatave te tilla juridike si ne rastin konkret. Keshtu ne raste se nga permbaruesi ligjor do te kishte mbajtur parasysh afatin ligjor prej 10 ditesh, dhe vendimi do te ekzekutohej ne daten 30.12.2005 dhe jo me 27.12.2005, permbaruesi do te kishte mundesine te vihej ne dijeni te vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates Larte ne te cilin kerkohej pezullimi i ekzekutimit te vendimit nr.14, date 28.10.2005 te Gjykates Apelit Vlore.

Duke e konsideruar te drejte dhe te bazuar ne ligj kete ankese, me  shkresat tona nr.k3/Th-4 date 18.05.2006 kemi bere rekomandimin  perkates drejtuar Zyres se  Permbarimit  Lushnje  si dhe kemi vene ne dijeni  Drejtorine e Pergjitheshme te Permbarimit, te cilave ju kemi kerkuar ekzekutimin e vendimit gjyqesor.

          Per t'i dhene nje zgjidhje sa me objektive ankeses se qytetares mbasi u shqyrtua dokumenatcioni perkates Drejtoria e Pergjithshme e Permbarimit me ane te shkreses nr. k-8 date 27.04.2006  i ka kerkuar Zyres se sherbimit Permbarimor Lushnje dhe ne vecanti permbaruesit te ceshtjes te pezulloje ekzekutimin e ketij titulli ekzekutiv bazuar ne nenin 615/a te K.P.Civile.

Nderkohe nga ankuesja  vihemi ne dijeni se Zyra e  Permbarimit  Lushnje perfaqesuar nga kryetar z.Devis Lushnjari edhe mbas udhezimit te bere prej Drejtorise se Pergjithshme te Permabrimit perfaqesuar nga z.Ylvi Selmani nuk pranon te ndermmare asnje veprim per te bere te mundur pezullimin e ketij titulli ekzekutiv duke e kthyer situaten ne gjendjen e mepareshme.

Ne  rrethana te tilla, gjykojme qe veprimtaria e kesaj zyre duhet pare me nota kritike, mbasi bie  ndesh jo vetem me kerkesat e ligjit, por edhe me udhezimin e derguar nga Drejtoria e Pergjithshme e Permbarimit, e cila konkretisht ka pranuar se: - Zyra e Permbarimit Lushnje duhet te pezulloje ekzekutimin e ketij titulli ekzekutiv bazuar ne nenin 615/a te K.Procedures Civile.

Qendrime te tilla ne kundershtim me kerkesat e ligjit ndaj udhezimit te organit eperor sic eshte Drejtoria e Pergjithshme e Permbarimit jo vetem qe nuk i sherbejne rritjes dhe permiresimit te standarteve te shtetit ligjor, por sikunder kuptohet edhe nga kjo ankese, krijohen premisa per humbjen e besimit ndaj dhenies se drejtesise dhe rivendosjes se saj.

            Praktika pune te kesaj natyre, te cilat nuk kane asnje baze ligjore vijne ndesh me tere frymen e legjislacionit shqiptar, te akteve e konventave nderkombetare.

            Gjithsesi per nje zgjidhje ligjore dhe sa me te shpejte te ketij problemi, Avokati i Popullit e gjen me vend te  kerkoje marrjen e masave te nevojshme  per venien ne vend te  se drejtes se shkelur.

          Per te gjitha keto arsye ne perputhje me nenin 63/3 ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ku percakton se “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime  dhe te propozoje masa kur konstaton shkelje te te drejtave dhe lirive nga Administrata publike”, si dhe nenit 21/c te ligjit nr.8454 date 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit” me ndryshimet perkatese, ku thuhet se: “ Avokati i Popullit  paraqet rekomandime per marrje masash per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi epror i organit qe ka shkaktuar shkeljen”.

 

 

                                         R E K O M A N D O J M E:

 

1- Marrjen e masave  te nevojshme per ekzekutimin e vendimit nr. 212 date 29.12.2005 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

     2- Ne baze te nenit 31 te Ligjit nr. 8730 date 18.01.2001 “Per Organizimin e Sherbimit te Permbarimior” ndaj  kryetarit te Zyres Permbarimore Lushnje z.Devis Lushnjari te merret nje prej masave disiplinore te parashikuara ne kete ligj.

     

Duke besuar ne bashkepunimin tuaj,

                                

 

 

 

     AVOKATI  I  POPULLIT

 

            Ermir DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.