Tirane
Gjate
kryerjes se detyres sone Kushtetuese per mbrojtjen e te
drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme te individeve nga
veprimet dhe mosveprimet e paligjshme e te parregullta te
organeve te administrates publike, kemi ndeshur mjaft raste qe
organet e ndryshme te administrates publike nuk zbatojne
kerkesat e ligjit nr.8503, date 30.06.1999 Per te drejten
e informimit per dokumentet zyrtare, i cili rregullon
kete te drejte qe eshte parashikuar nga neni 23 i Kushtetutes se
Republikes se Shqiperise.
Keshtu
ka raste qe qytetareve nuk u jepen informacionet ose dokumentet
zyrtare qe kerkojne, nuk u krijohen lehtesi per ti marre apo
informuar etj. Ne rastet qe kemi patur ankesa ne kemi nderhyre
per realizimin e te drejtave te tyre.
Keto
shkelje te Kushtetutes dhe ligjeve jane rrjedhoje jo vetem te
mendesive te vjetra, qe e shikonte individin ne sherbim te
shtetit dhe jo ashtu siē e trajton sistemi demokratik:
Administraten publike ne sherbim te
individit;
por kaq negativisht ndikon edhe mosnjohja si dhe sa duhet e
Kushtetutes dhe ligjit Per te drejten e Informimit per
dokumentet zyrtare, megjithese ky ligj ka rreth nje vit qe ka
hyre ne fuqi.
Per
te bere te mundur qe individet te realizojne te drejten e tyre
kushtetuese per tu informuar, nder te tjera, ky ligj ne nenin
6 te tij, ka vendosur detyrimin e ēdo autoriteti publik (ēdo
organ i administrates shteterore dhe i enteve publike) qe te
nxjerre rregullore dhe te krijoje lehtesi strukturore e praktike
per marrjen nga ana e publikut, ne menyre te sakte, te plote, te
pershtatshme e te shpejte te informacionit per dokumentet
zyrtare. Po keshtu, sipas nenit 8 te ketij ligji ēdo
autoritet publik eshte i detyruar te beje publike dhe te
shumefishoje vete, ne sasi te mjaftueshme dhe me formate te
pershtatshme, dokumente qe lehtesojne informimin e publikut per:
a)
vendosjen e organeve qendrore dhe vendore, vendet, si dhe
emrat e punonjesve nga te cilet publiku mund te marre
informacion, te paraqese kerkesa apo te marre pergjigje;
b)
rregullat,
procedurat dhe menyrat se si mund te merren formularet e
ndryshem, shpjegime per qellimin dhe permbajtjen e tyre apo te
dokumentave dhe te vertetimeve te nevojshme per plotesimin e
formulareve;
c)
rregullat e pergjithshme ligjore, sipas te cilave vepron
autoriteti publik, politikat e pergjithshme, qe zbaton
autoriteti publik, si dhe ndryshimet e bera ne to;
d)
shpjegimet e detajuara per metodat dhe procedurat e punes
se autoritetit publik.
Duke
qene se sipas nenit 18 te ligjit nr.8503 date 30.06.1999 Per
te drejten e informimit per dokumentet zyrtare Avokati i
Popullit kujdeset per zbatimin e ketij ligji, ne zbatim te
kompetencave tona te parashikuara nga nenet 21, 22 e 24 te
ligjit nr.8454 date 04.02.1999 Per Avokatin e Popullit
REKOMANDOJME
1.
Te nxirret Rregullorja perkatese e Institucionit tuaj dhe
te krijohen te gjitha lehtesite strukturore dhe praktike per
marrjen nga ana e publikut te informacionit per dokumentet
zyrtare.
2.
Kjo Rregullore tu dergohet per zbatim te gjitha
autoriteteve publike ose njesive administrative qe jane ne
varesine tuaj.
3.
Per masat e ndermarra, lutemi te vihemi ne dijeni brenda
30 diteve.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj,
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI