|
Nr. K2/M38-4
Prot.
Tiranë,
më 09/10/2009
Nr.
Dok. 200901714/4
Lenda:
Rekomandojme
pergatitjen e projektit te VKM-se “Per pagat referuese te
njesuara dhe rregullat e llogaritjes se pages mesatare referuse
per te gjithe karrieren” dhe dergimin e tij per miratim ne Keshillin e
Ministrave, ne baze dhe per zbatim te neneve 4 dhe 30 te ligjit
nr. 10142, dt. 15.05.2009.
Drejtuar:
Ministrit
te Brendshem
Z.
Lulzim BASHA
Drejtorit
te Pergjithshem te Policise se Shtetit
Z.
Ahmet PRENÇI
Tirane
Per
dijeni: Kryministrit
te Republikes se Shqiperise
Z.
Sali Berisha
Tirane
Te nderuar Zoterinj,
Ne
institucionin tone kane bere ankesa disa ish punonjes policie te cilet
jane nxjerre ne lirim per shkak te reformes se bere ne Policine e
Shtetit. Pas nxjerrjes ne lirim ata jane trajtuar me pagese kalimtare
deri me 30 Qershor 2009 ne baze te ligjit nr. 8661, dt. 18.09.2000
“Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se
Shtetit”. Pas muajit qershor atyre ju eshte nderprere pagesa
kalimtare per shkak te hyrjes ne fuqi te ligjit te ri, nr.
10142, dt. 15.05.2009 “Per
sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te
Armatosura, te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se
Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit,
te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri
dhe Shpetimin e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem
ne Republiken e Shqiperise”, i cili e ka ulur kohen e trajtimit me
pagese kalimtare nga tre vjet, ne dy vjet. Pas nderprerjes se pageses
kalimtare, meqenese ankuesit i plotesonin kriteret ligjore per te
perfituar pensionin e parakohshem per vjetersi sherbimi, kane
plotesuar e dorezuar dokumentacionin e nevojshem per te perfituar kete
pension. Mirepo, megjithse dokumentacioni i tyre eshte derguar ne
institucionet perkatese, ata nuk jane trajtuar me pagese per me shume
se tre muaj. Gjithashtu ankuesit na shkruajne se per shkak te mos
pageses ata jane vene ne veshtiresi financiare. Dikush prej tyre ka
marre kredi ne banke dhe nuk ka te ardhura per te shlyer kestet e saj,
ndersa disa te tjere nuk kane asnje burim tjeter te ardhurash ne
familje per te jetuar.
Ne
baze te kerkeses tone, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit
me shkresen Nr. 5511 Prot., dt. 29.09.2009 na ktheu pergjigje per kete
shqetesim te ngritur nga ankuesit. Midis te tjerave ai na ka sqaruar
se, kjo kategori ish punonjes te policise nuk eshte trajtuar akoma me
pension te parakohshem, sepse ne baze te paragrafit 2 dhe 3 te nenit
4, te ligjit
nr. 10142, dt. 15.05.2009 “Per
sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te
Armatosura, te punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se
Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit,
te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri
dhe Shpetimin e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem
ne Republiken e Shqiperise”, per te perfituar nga ky ligj duhet te
percaktohet paga referuese. Pagat referuese te njesuara dhe rregullat
e llogaritjes se pages mesatare referuse per te gjithe karrieren
percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.
Institucioni
yne, mospagimin e kesaj kategorie personash per nje priudhe kohore per
me shume se tre muaj dhe per me teper kur nuk dihet akoma se kur do te
rifilloje pagimi i tyre, e konsideron si nje qendrim te padrejte te
organeve te administrates publike dhe njekohesisht si shkelje te te
drejtave te tyre ekonomiko-financiare te parashikuara ne ligj dhe
konkretisht ne nenet 7, germa “d”, 13 dhe 14 te ligjit nr. 10142, dt. 15.05.2009. Gjithashtu ju kujtojme se nxjerrja e ketij akti
nenligjor nga Keshilli i Ministrave eshte edhe nje detyrim i
parashikuar ne nenin 30 te ketij ligji. Me qellim qe te mos
krijoheshin pengesa ne zbatimin e ligjit, VKM-ja duhet te ishte
nxjerre menjehere pas hyrjes ne fuqi te tij, me dt. 28.06.2009.
Per
te bere te mundur zgjidhjen e ketij problemi,
bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes tone qe thote se: “Avokati
i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur
veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata
publike” dhe nenit nenit 21, germa "b” te ligjit nr.
8454, dt. 04.02.1999, i ndryshuar, ku thuhet se: “Pas perfundimit
te hetimit, Avokati i Popullit paraqet rekomandime per venien ne vend
te se drejtes se shkelur tek organi administrativ, qe, sipas tij ka
shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive” Ju,
R
E K O M A N D O J M E
Pergatitjen
e menjehershme te projektit te VKM-se “Per pagat referuese te
njesuara dhe rregullat e llogaritjes se pages mesatare referuse per te
gjithe karrieren” dhe dergimin e tij per miratim ne Keshillin e
Ministrave, ne baze dhe per zbatim te neneve 4 dhe 30 te ligjit nr.
10142, dt. 15.05.2009 “Per sigurimin shoqeror suplementar te
ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te punonjesve te Policise se
Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit,
te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri
dhe Shpetimin e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem
ne Republiken e Shqiperise”,.
Per
masat qe do te merrni ne zbatim te ketij rekomandimi, lutemi te na
ktheni pergjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditesh te parashikuar
nga neni 22 i ligjit “Per Avokatin e Popullit”.
Faleminderit
paraprakisht per mirekuptimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|